Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrezart Kalaja:Reagim kundër ngatërrestarit famëkeq Shefqet Krasniqqit me artikullin "Debati i gabuar rreth fesë

Shko poshtë

Rrezart Kalaja:Reagim kundër ngatërrestarit famëkeq Shefqet Krasniqqit me artikullin "Debati i gabuar rreth fesë Empty Rrezart Kalaja:Reagim kundër ngatërrestarit famëkeq Shefqet Krasniqqit me artikullin "Debati i gabuar rreth fesë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 12, 2014 1:07 am

Reagim kundër ngatërrestarit  famëkeq Shefqet Krasniqqit me artikullin "Debati i gabuar rreth fesë"!

Nga Rrezart Kalaja

 
Rrezart Kalaja:Reagim kundër ngatërrestarit famëkeq Shefqet Krasniqqit me artikullin "Debati i gabuar rreth fesë 23rtl4j
Duke u përpjekur në propagandën e vet  boshe në   kultivimin dhe    urrejtjen kundër   zhvillimit dhe kulturës shqiptare në etapat  e shkallës  së nivelit evropian   në rang  kombëtar. Ky  injorant     me apetite antishqiptare   fyen pjesën dërmuese të intelektualëve shqiptarë dhe   ata qeveritarë që ngrehin  zërin    nga  qëndrimet   famëkeqe të  bandave kriminale, qe në emër të fesë islame   rrënojnë çdo gjë shqiptare!.Ky injorant  kokëbosh,  i pa cip,  i pa identitet ,  mashë e huaj   ngatërron "gjërat që  identifikon shqiptarët"   si kundërshtar të perëndisë që nuk na paska lëshuar shi këto ditë  mbi Kosovën.

Vjet ne shqiptarët,  e kemi pas ma jaran  "Allahun"   e sivjet  në këtë fillim viti  qenka hidhëruar me shqiptarët se ,   ne intelektualët dhe  qeveria e Kosovës i paskemi fajet!
A thua ky  tip   (ultra-islamisti) i  tërbuar   se mbanë mend qe  para një viti ra shi shumë sa qe   u detyruan ti  hapin   rrjedhat shkarkuese në  Shqipëri dhe në Kosovë nga liqejtë  që kishte, aq shumë shi sa nuk  i nxunë   shtretërit e lumenjve. Po mos te harrojmë se vjet ne shqiptarët  e kemi pas ma jaran  "Allahun"   e sivjet  në këtë fillim viti  qenka hidhëruar me shqiptarët. Shefqet  Krasniqi shkon aq larg sa që mundohet, ta   bind publikun me fraza  të  pa argumentuara, sa që shqiptarët  paskemi një   burim   identifikues nga feja!  Po i tregoj se fetë popullin shqiptare e kanë lënë të   përçarë sot e  me mijëra vite. qe ka ekzistuar ky komb ma i vjetëri  në botë. Feja islame  ka lind shumë vonë dhe ajo katolike  në krahasim  me   trungun e vjetër  pellazgo- ilir.

Injorantit Shefqet Krasniqit, po i them, se   ne si identitet kombëtar  ne fushën e kulturës,   gjuhës ,   vlerave dhe  traditave   nuk e kemi nga  dhunuesit   dhe barbaria osmane  po  rrënjët i kemi të Pellazgo- ilirët. Je shume i    vocërr tu imponosh shqiptarëve dhe tu veshësh   gjëra të huaja dhe të pa vlera  me  një mbjellje  urrejtje dhe një luftë  speciale që ndiqni kundër  interesave të  shqiptarëve    në  konceptin e identitetit dhe  kombit  shqiptar. Ne intelektualët, nuk kemi në shënjestër  fenë islame, po të kemi ty me  kompaninë ekstremiste,  që   po i nxitni rininë shqiptare  me u bërë argat të huaj në emër të fesë , dhe  "Vëllazërisë  myslimane "!. Ti je  argat i tyre  dhe nxitësi  për gjakderdhje.  Ju na  ofendoni,     si spekulator,  gjëja se  e kemi në shënjestër  islamin! Për intelektualët shqiptarë   dhe   njerizimit  të vetëdijshëm,   fetë  janë të barabarta si ajo  katolike si ajo  islame   apo ortodokse . Intelektualët shqiptarë   i luftojmë njësoj ,   rrymat  fetare që nëpërkëmbin  vlerat e kombit tonë . Ti  Haxhi Efendi Mulla Shefqet Krasniqi,   duhet  të   vijë keq për    viktimat e rëna  të djemve kosovarë dhe atyre shqiptarë, qe i keni  mësuar dhe nxitur të bëjnë terror në  popullin sirian . Këta ne emër të "Allahut " po i lënë   motrat tona   nëpër këmbët  të bandave  në Siri ose në Kosovë si të veja dhe shumë  fëmijë  jetim po mbesin shkaku i juaj me kompani qe  nxiteni dhe mashtroni fëmijët  tanë  të  vdesin për vende të huaja ndërsa  fronti  i hapur është akoma me Mitrovicën. Asnjëherë   gishtin, ju   soj i juaja nuk e ktheni kundër   pushtuesve! Soji i  juaj  sot po identifikohen si muhaxhedin    të ekstremit islam që po presin, e po  vrasin    një popull, që ka mos mosmarrëveshje   politike në mes tyre. Mercenarët   e xhihadit dhe   ti  Shefqe  Krasniqi me bandat tua i ke  edukuar sa qe jemi  viktimë     edhe si komb nga veprimet tua  dhe  njerëzve te pa  moral siç jeni ju .Sipas jush  një pjesë e qeverise dhe   intelektualët shqiptare,  jemi kundër vlerave shqiptare ,jo,jo,jo  ne jemi kundër  analfabetëve që mundohen m u bërë pashallarë dhe bajraktarë me tespi në dorë. Jemi  kundër   njerëzve  të pa shkollë  që mundohen te na  diktojnë politiken  kombëtare dhe  shërbëtorëve të huaj siç jeni ju. Ne i çmojmë   vlerat e kombit duke filluar nga  pellazgo-Ilirët , Periudha   heroike e Skënderbeut ,  zhvillimin e rilindjes kombëtare  , universitetin ,   pjesën e luftërave  çlirimtare  kombëtare. Ne jemi për  ngritjen dhe emancipimin e femrës shqiptare jo terrin e saj , se duam. Ju jeni kundër këtyre vlerave i dënoni  dhe i  mohoni të gjitha  .Unë dhe të tjerët nuk mundem të  jemi  kokulur nga  pozicionet   e  intrigantëve dhe mashtruesve,   apo edhe ndaj njerëzve që se lexojnë as një roman shqip pos broshurave  me propagandë    arabo fetare . Ne nuk mundem ta ulim kokën ndaj derseve tua dhe të tjerëve qe    shani identitetin   kombëtar shqiptar përmes   gjuhëve dhe kulturave të huaja siç veproni në lutjet   në gjuhët (arabo- turke)!

Shefqet Krasniqi e përkrahë filozofinë  serbe  kundër shqiptarëve!
Citojmë  nga mesi i  artikullit thënien e    një lideri  serb  sipas Shefqet Krasniqit"Ec e thuaj që Miroljub Jevtic e ka  keq kur në librin e tij “Islami dhe Shqiptarët“ (Islam i Albanci) cilëson liderët shqiptarë si kundërshtarë të Islamit, ku mes tjerash thotë: "Të ashtuquajturit ‘liderë të shqiptarëve’ për shkak të kompleksit evropian e urrejnë popullin e vet dhe çdo gjë shpirtërore siç është Islami tek ta. Prandaj ne jemi fitues kur kjo ndodhë ngase çdo herë kur populli shqiptar pret me së shumti nga liderët e tyre, atëherë zhgënjehet nga ta sepse janë më se të gjithë pa moral shpirtëror dhe janë pjellë e ateizmit që arrita personalisht t’ua imponoj në literaturën e tyre dhe krenohem me këtë gjë ngase janë patriot që si term, këta barinj me rrobe evropiane, e mësuan nga ne. Liderët laik shqiptar do të krenohen me ortodoksinë tonë apo kryqin katolik në Kosovë në kohën kur atje janë religjion minoritar dhe çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë nga sllavizmi ishte Islami…” përfundon  citati i tij. Shefqet Krasniqi  shkon edhe ma tutje duke vlerësuar  thëniet e  Jevtiqit , ku thekson , faktet dhe përshkrimi, në këtë rast, janë reale sikur Jevtic ta udhëhiqte qeverinë, e jo liderët që i votuam vet... perfundon shefqet Krasniqi
"Budallenjtë  mos i  vet se të tregojnë vet" thuhet nga një fjale popullore. Qëndrimet   e Sheqet Krasniqi dhe soj i tij i kanë të ngjashmeri  me pushtuesit  .Politika serbe gjithmonë u mundua të na identifikoj si  njerëz të islamit  si të pa vlerë dhe pastaj te  sundojnë . Ku  mundet me qene një  politikan serb ma shqiptare se intelektualët shqiptarë që kanë mbajt  burgje për vendin dhe kombin. Kanë dhënë   jetën për këtë tokë , për këtë kulturë, për këto universitete,  për këtë gjuhë  ,  ndërsa, soj i juaj pa lexuar as te vetmen vepër qe   shkruajnë profesorët, shkrimtarët dhe krijuesit shqiptarë  për kulturën dhe  vlerat e veta. Nuk shoh të arsyeshme ma tepër të shkruaj ,kur ju  u identifikuat me  sllavin  kundër ne shqiptarëve dhe intelektualëve shqiptarë . Ju  e qitët për dritë  maskën  tuaj qe atë qe mendon armiku për ne mendoni edhe ju.   Ju jeni shumë ma afër  me sllavo - osmanjlinjët  me ide e qëndrime se me ne shqiptarët .
Të propozoj , ty Shqfqet Krasniqi t'i përfundosh  shkarravinat antishqiptare  dhe   i apeloj  mediat të  bojkotohen   shkrimet e  këtij injoranti antishqiptare  me apetite gllabërimi    nga faqja e dheut  kulturën , gjuhën, dhe  identitetin tonë   shqiptar!

Detrtroid  SH.B.A 2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi