Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD

Shko poshtë

Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD Empty Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 26, 2014 11:29 am

Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD

Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD 527739_10200847696463206_1735175037_n

E pashe qe brenda 5 dite paske marre rreth 1milon e katerqind mije klikime.

E pashe gjithashtu se aga Shefqet aga te paska pranue ne audience, ta paska rrehe shpinen dhe te paska pergezue per kete trimni.

Edhe aga Omer aga nga Linzi te paska quejte djal alltan.

Edhe aga Ulvi aga qneka lute te zoti me t’i fale gabimet. Qe te trete e kane pelqye kengen tende por luten qe ta lesh muziken.

Ata e lusin zotin me ti fale gjynahet, sepse sipas tyre muzika eshte haram, ashtu si futbolli, viti i Ri e shume gjera tjera me te cilat je rrite ti, une dhe baballaret tane.

Me kujtohet si femije i vogel kur dolen radiotranzistoret e pare, te dy gjysherit e mij qe ishin hoxhallare dhe atdhetare te nderuar, ndegjonin pos tjerash , ne stacionet arabe kenge me muzike mjafte te mire. Bile une qe rrija shpesh me ta i pyetja se kush kane qene ky Habibi dhe Babibja qe kaq shume kenge po i kendojne arabet. Mendoja se mos ishin te shenjte apo profete para Muhamedit.

Me vone e kuptova se habibi don te thote dashuri dhe te them te drejten me erdhi mire qe aq shume po i kendojkan dashurise, sepse ate e predikon edhe vet Zoti.

Gold Ag, kurre gjysherit e mij, baba im, nje hoxhe i shkolluar, Mulla Veseli I Shkupit qe shpesh debatonin me baben tim per vlerat fundamentale te fese islame, vlera univerzale qe I hase pothuaj ne te gjitha religjionet , kurre ama bash kurre nuk me kane thene se nuk ban te degjojme muzike, te mos luajme me top apo te mes e festojme vitin e Ri. Ata kurre , edhepse e kane dijtur mire, nuk na kane treguar se feja islame lejon martesen me kushrinj aq te afert. Sepse ata nga kjo fe predikonin vetem vlerat e mirefillta dhe nje moral univerzal, e asnje here dogma dhe marifetlleqe qe po na sjellin hoxhallaret e importuar te cilet i japin vehtes te drejten ti tregojne kaqiket e kembes me pantollona ¾ para grave qe sipas tyre duhet te jene te mbuluara.

Po kthehem te kenga jote Gold Ag. Nuk e dij a e keni shkruar ju apo ju ka ndihmuar dikush tjeter, nuk eshte me rendesi. Me rendesi eshte se ju keni marre 1 400.000 klikime per pese dite. Ne kengen tuaj keni perkur tema te nxehta si hajnia, korrupsioni, tradhetia, keqqeverisja, tema qe po e mundojne dhe e kane qite per toke popullin shqiptar dhe eshte ne nderin e nje artisti te prokupohet me keto probleme.

Por ama ka nje hile te madhe ne kengen tuaj Gold Ag. Ne emer te ketyre problemeve te renda te shoqerise kosovare, ju kjarte promovoni nje islam me dajak, qe shan,fyen kercnon, dhe frikeson.

Dhe ky nuk eshte aspak islami i vertete i habibit dhe tolerances, i paqes dhe pajtimit, ky eshte nje islam I perqarjes, urrejtjes dhe perdhunimit te vlerave me sublime qe i ka krijar ZOTI.

Ndaj une ju keshilloje te mos e leni muziken se ju jeni nje rapper i mire por t’i kendoni me shume dashurise njerezore, paqes, HABIBIT. Me keto do te jeni me shume SHQIPTAR.

Ilaz Hysaj:GOLD AGA GOLD 1779275_654556137939295_956419216_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi