Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars?

Shko poshtë

Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars? Empty Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 08, 2014 5:23 pm

Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars?




Histori: Çfarë ka ndodhur më 8 mars? Largea_41f87c0f-f001-4945-8cc6-eb1b6fe7b07e_w640_r1_s1394269764


1700 - Lindi Anne Bonny irlandeze-amerikane - pirate e famshme që vepronte në Karaibe. Në tetor 1720, ajo u kap, u dënua me varje nga guvernatori i Xhamajkës, por u mbrojt duke thënë se ishte shtatzënë; ligji britanik parashikonte shtyrjen e ekzekutimit në raste të tilla. Nuk ka ndonjë dokument historik për lirimin ose ekzekutimin e saj. Sipas një gojëdhëne, i ati i Annes pagoi për lirimin dhe ajo u kthye në Charles Town, Karolina e jugut, ku krijoi familje dhe jetoi deri në 82 vjeç.
1722 - Mbreti afgan Mir Mahmud pushton Persinë.
1787 - Në Varshavë lindi Karl Ferdinand von Graefe, mjek gjerman që ndihmoi në krijimin e kirurgjisë plastike moderne. Ai ishte inspektor i spitaleve ushtarake gjermane gjatë luftrave të Napoleonit (1800-1815); shërbeu si profesor i kirurgjisë dhe drejtor i klinikës kirurgjikale në Universitetin e Berlinit (1810-1840). Graffe përmirësoi të ashtuquajtërën "medodë indiane" të kirurgjisë, dhe ringjalli "metodën italiane" të kirurgjisë plastike të hundës të shekullit të 16-të. "Metoda indiane" përdor marrjen e lëkurës nga balli i pacientit për të zevendësuar lëkurën e dëmtuar, ndërsa sipas "metodës italiane" lëkura merret nga krahu.
1911 - Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet për herë të parë në Kopenhagë, Danimarkë, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane.
1913 - SHBA - Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS) fillon mbledhjen e taksave mbi të ardhurat. Ndërsa në vitin 1985, IRS zbuloi se Amerika kishte 407-mijë milionerë, ose dy here më shumë se në vitin 1980.
1917 - Fillon Revolucioni rus në Petrograd (Leningrad, Shën Petersburg).
1930 - Mohatma Gandhi fillon mosbindjen civile, duke sfiduar monopolin britanik të kripës; një vit më vonë, qeveria britanike do ta thërriste në Londër për bisedime; dhe Gandhi tha se nuk do të pranonte asgjë më pak sesa pavarësi për Indinë.
1958 - Shkrimtari nobelist William Faulkner thotë se shkollat amerikane janë shndërruar në kopshte për të mbajtur fëmijët ndërsa prindërit e tyre shkojnë në punë.
1973 - Paul & Linda McCartney gjobiten me 100 sterlina për kultivim kanabis.
1974 - Hapet aeroporti Charles de Gaulle në Paris, Francë.
1983 - Presidenti Reagan e quan Bashkimin Sovjetik "Perandori djalli".
1994 - Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpall ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës.
1995 - Ftohje globale - temperaturat arrijnë në minus 32,2 gradë Celsius në Bismark, Dakota e veriut.
1997 - Mbretëresha britanike Elizabeth II hap faqen e parë mbretërore të internetit (www.royal.gov.uk/)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi