Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!? Empty Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 18, 2014 12:32 pm

Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!?

Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!? Largea_baba1405674753


Pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, PDK-ja duke mos e njohur këtë akt ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur si uzurpim votimin ndaj Mustafës.


Madje edhe sot, nga kryeministrit në largim Hashim Thaçi vendimet e marra në Kuvend janë quajtur krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, duke shtuar se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe.
Thaçi gjithashtu ka theksuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion.
Por, rreth një muaj më par Enver Hasani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është Grupi Parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar, duke e quajtur këtë si çështje politike dhe se Gjykata nuk ka të drejtë që ta interpretojë.
Pra, kjo tentativë e Partisë Demokratike të Kosovës, për interpretimin e kësaj çështje mund të shkoj huq, por prapë mbetet të shihet se a do t’i mbanë këto deklaratë i pari i Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.
“Propozuesin unë s’mund ta komentoj, as Grupin Parlamentar, as unë e as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta komentojmë, sepse kjo është një çështje politike”, ka thënë Enver Hasani. Sipas tij, ajo çështje quhet politike, sepse nuk mund të zgjidhet me mjete juridike. “Janë çështje që ne nuk mund ta interpretojmë”, ka thënë Hasani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi