Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil!

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil! Empty Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2015 3:02 pm

Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil!



Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil! Nehat-Shaqiri-640x471


 
Kosovën sot e ka kapluar “zia”! Kosova, sot ka marr një lajm të hidhur! Lajmin që shumë kush nuk e ka dëshiruar! Lajmin që e zhgënjeu opinionin me sulmin e papritur të Policisë! Lajmin që vajza e klubeve të natës u arrestu! Përveç opinionit, edhe shumë media u zhgënjyen me sjelljen aq “makabre” të Policisë së Kosovës! Të gjithë sot i dëgjoja duke thënë u arrestua ajo super vajza… Ajo që nën rrezet e dritave të kuqe vallëzon. Ajo që posa u zgjoheshim nga gjumi, e pajshim çdo mëngjes në ballinat e mediave tona. Ajo që e sfidoi edhe Kim Kardashian. Por pra, kjo ishte supervajza shqiptare, që Prizrenin e lente çdo natë pa gjumë. Pra, Kosova është trishtuar me arrestimin e Super Kallashit!
Për arrestimin e Kallashit, janë befasuar shumë qytetarë, por është e çuditshme se qysh u befasuan edhe disa gazetar! Çuditërisht, ata e mbrojnë Kallashin duke u thirrur se më shumë ka armë pa leje në partitë politike në Kosovë, si në PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, sesa në lokalin ku kallashi i dridhke vithet çdo natë, në Cobra City.
Çudia sa shtohet, kur këto fjalë i vinë nga ata që dikur ishin së bashku me këto parti. Dikur që për postin e deputetit, me ato “kurvat” e Parlamentit të Kosovës, janë ç’fryer nga epshet të cilat tani po i ç’fryejnë me Kallashin në Cobra City!
Nuk po mundem ta kuptoj se pse nuk po u dashka të arrestohet Kallashi, kur gjatë kontrollit policor i janë sekuestruar tri pistoleta, një pushkë gjysëm automatike një sasi e konsiderueshme e fishekësh të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e lëndësh narkotike në formën e pilulave.
A thua do të ishte bërë kaq bujë sikur të arrestohet për të njëjtat vepra, ndonjë person tjetër nga estrada e Cobra City? Natyrisht se jo! Po atëherë, pse i dolën në mbrojtje ata që një ngjarje të tillë do të duheshin ta transmetonin njësoj, si për Kallashin ashtu edhe për secilin qytetar tjetër të Kosovës. A thua pse veçohet Kallashi nga këto media dhe këta gazetar primitiv. Që saherë që iu konvenon, të bardhen mundohen ta sjellin para publikut të zezë, kurse në rastin konkret, të zezën mundohen ta bëjën të bardhë!
Injorancë e thellë është edhe çasja e problemit këtu. Nuk është vetëm arrestimi i Kallashit, por edhe vetë lokali aty. Aty janë gjetur armë e drogë. Në një vend të tillë, ku shumë kush ka shkuar të dëfrehet me dridhjet spektakulare të vitheve të Kallashit, nuk besoj që do ishte e nevojshme të ishte edhe droga aty, por as një arsenal armësh aty!
Akush nuk është kundër që Donjeta Kosumi apo Kallashi ka zgjedhur mënyrën e saj të jetesës. Në çdo vend evropian ka gjëra të tilla, por nuk është e nevojshme që ajo të dalë nëpër faqet e gazetave dhe portaleve online saherë që bënë foto nudo! Jo, jo. Lexuesi dëshiron që të lexoj lajme, sport, por edhe shoëbiz, jo të shikoj foto nudo të një vallëtare amatere! Nuk është Kallashi “VIP”, atë e kanë bërë disa media që për përfitime personale kanë filluar të shkruajn për të, më shumë se për secilin lider politik në Kosovë e gjetiu!
Sikur këto media, të qaseshin në problemin kryesor që e ka Kosova, atëherë gjërat do të ndryshonin rrënjesisht. Sikur të qaseshin më shumë në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit dhe gjërave të tjera negative, që vërtet janë kanceri i shoqërisë sonë, së bashku me Kallashin, atëherë Kosova do të ishte më ndryshe, nuk do të ishte një vend që përveç prostitucionit legal, po lulëzon edhe krimi i organizuar, sikur droga e Lazaratit!
Për fund, shpresoj në lirmin sa më të shpejt të Kallashit, publikimin e fotografive të saj nudo dhe publikim e tyre në mediat tona! Gjithashtu, shpresoj se, edhe adhuruesit e saj do ta vizitojnë më shpesh në Cobra City!


Autori është gazetar i pavarur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi