Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës? Empty Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2015 6:08 pm

Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës? 10464318_684820701605197_7112072158359791160_n

Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës?
Nehat Shaqiri:Çfarë rezultati do të sjellin protestat e opozitës? Largea_11148873_10153233693171703_1731446547_n1428661214


Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e kanë caktuar 18 prillin si datë për të protestuar kundër Qeverisë.


Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të dal në protestën e 18 prillit, por nuk beson se kërkesat e protestës do të realizohen. Megjithatë Kurti ka paralajmëruar protesta të tjera edhe pas 18 prillit.
“Nuk jam aq optimist, por jemi të vendosur, jemi insistues për këtë gjë, e besojmë se është e vërtetë edhe e drejtë. Mendojmë se edhe kërkesat nuk janë të parealizueshme nëse ka vullnet dhe që të gjitha janë të arsyeshme, të matshme dhe shumë konkrete”, ka theksuar Kurti.
Njohësi i çështjeve politike, Arbër Gashi, thotë se, opozita duhet patjetër të reflektoj dhe ta promovojë një kulturë të re të protestës, demonstratës dhe artikulimit të kërkesave.
“Shteti është kapur, kjo nuk do koment, por, kapjen e shtetit e mundësoi kultura dhe mentaliteti komunistëve shqipfolës, qofshin ata stalinist, enverist, titist dhe shpeshherë edhe opozitar. Prandaj, edhe nëse proteston, opozita nuk duhet ta fajësoj popullin për zgjedhjen e bërë, sepse vet opozita nuk e ka profilizuar veten sipas shijes dhe pritjeve të elektoratit”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.
Ai thekson se, elektorati i Kosovës është pragmatik, i fokusuar rreth interesit nacional dhe atij ekonomik. “Mbi të gjitha, elektorati i Kosovës e do hyrjen në BE si qytetar i dinjitetshëm e jo assesi si skllav i përbuzur e komb i ndarë si mos më keq”, vlerëson Gashi.
Rezultati i protestës, sipas Gashit, varet nga artikulimi i kërkesave. “Drejtuesit aktual të opozitës, me përjashtim të drejtuesve të AAK-së, janë shquar në të kaluarën për protesta të dhunshme, djegie flamujsh dhe për kapje të shtetit (Nisma për PDK-në e re). Çfarë i sjell politika e opozitës së sotme shtetit? Cila është vlera e kësaj politike opozitare? Qytetarët e duan dhe e kërkojnë një perspektivë të re. Protesta e datës 18 është një mundësi e mirë për të promovuar kulturën e protestës paqësore, reflektimin e opozitës mbi gabimet e së kaluarës dhe hapjen e një dialogu për vlerat që i ofrojmë shoqërisë”, thotë njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi.
Në protestën e paralajmëruare me 18 prill, partitë opozitare kanë përcaktuar pikat kryesore, të cilat janë: Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë; të shkarkohet Hajredin Kuqi; të dorëhiqet Enver Hasani; të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së; kundër çmimit të lartë të rrymës si dhe kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe.


Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi