Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri - Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë!

Shko poshtë

Nehat Shaqiri - Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë! Empty Nehat Shaqiri - Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2015 1:10 pm

Nehat Shaqiri


Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë!


Nehat Shaqiri - Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë! Largea_10556899_684820701605197_7112072158359791160_o1430388281


Edhe pse pak muaj më parë u mbushen plot shtatë vite që kur u bë Kosova shtet i pavarur dhe sovran, apo thënë ndryshe një rikonfirmim i pavarësisë së dy korrikut të vitit 1990, sot asnjë shqiptarë nuk ka me çka të krenohet për ndonjë të arritur për këto shtatë vite. Fatkeqësisht, sot ka vetëm zhgënjim, sepse në këto shtatë vite të shtetndërtimit ka pasur vetëm shtetshkatrrim!
Kosova ishte arenë ku lulëzuan elementet më negative të shtetshkatrrimit si kriminalitet, hajnia, nepotizmi, pasurimi marramendës i klasës më të ndyrë politik në pushtet, korrupsioni e çka jo tjetër. Të gjitha këto elemente negative, dhe shumë të tjera shkatërruan ç'do vlerë mbi të cilën do ndërtoheshin dhe punonin institucionet vitale të shtetit. Ato tashmë janë jofunksionale dhe punojnë vetëm në diktatin e kriminelëve pushtetarë që kanë uzurpuar ç'do pjesë të tyre!
Vetëm po ta shikojmë drejtësinë në Kosovë është treguesi më i saktë i këtij shtetshkatërrimi. Gjashtëmbëdhjetë vite të pasluftës, nga të gjitha ato vrasje me motive politike, as edhe një nuk u zbulua nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit, e lëre më të dënohen nga gjyqësia. Po kësi llojë situate kanë edhe Arsimi dhe Shëndetësia dhe shumë institucione tjera të shtetit.
Nehat Shaqiri - Kriminelët qeveritar, vranë shpresën e rinisë! 10394639_10152865803524077_8437630722933093181_n

Por, pse po ndodh kjo? Kjo ndodhë për të vetmen arsye se, kjo klasë e ndyrë politike ka uzurpuar ç'do institucion dhe ka politizuar tej mase duke diktuar ç'do punë dhe veprim të tyre, sikur në shtetet me pushtet totalitare. Pra, Kosovën e kanë shndërruar në një shtet me një pushtet totalitarë, ku vetëm klasa e lartë politike në pushtet pasurohet marramendësisht duke e vjedhur pasurin e shtetit sikur të jetë pasuri e trashëguar prej babës, ndërsa në anën tjetër kemi një varfërim të skajshëm të popullit dhe humbje totale të shpresës së tij për një të ardhme më të mirë në shtetin e tyre që aq shumë dhanë për të!
Dhe si rezultatet i gjithë këtij veprimi kriminal i kësaj, nga kjo klasë politike kriminale kemi edhe eksodin e popullatës shqiptare drejtë shteteve evropiane duke kërkuar shpresën për një jetë më të mirë, sepse atë shpresë në shtetin e Kosovës e vranë pikërisht kjo klasë e ndyrë politike e sidomos kjo ndodhi pas koalicionit PDK-LDK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi