Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ?

Shko poshtë

 Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ? Empty Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 23, 2014 11:30 am

 Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ?
 Rrezart Kalaja:Pse duhet të jetë Ramush Haradinaj Kryeministër karshi Thaçit tre ? Pena_6_1_3



Se Kosova ka nevojë për ndryshime,  po shihet edhe në  kohët e fundit të përplasjeve politike që  e kanë kapërdirë vendin  duke  krijuar një  ankth  në elektoratin e partive politike, po edhe në popull. Për popujt e civilizuar të botës, shteti funksionon me sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, liri mediash dhe prosperitet ekonomik në kulturë, teknologji  në art dhe perspektivë  te të jetuarit . Këto që thamë më  lart Kosovës  i kanë munguar   edhe pas 14 vjetësh në liri dhe 6 vite pavarësi   si shtet në vet. Këto vlera nuk funksionojnë  fare në Kosovë. Përse   ndodhi kjo?. Sepse  u qeveris keq  populli  më liridashës në historie e popujve!. Proceset politike, ma se miri po e thonë   atë që duhet të thuhet!.  Pakënaqësia u  pa me  17 korrik në Parlamentin  e Kosovës. Mos  uniteti  i  partive politike   shqiptare  për pak mbeten  forcë politike  pakicë   në zhvillimet rivale politike  të pakicës "serbska" duke u ndare pikë e pesë shqiptarë , ndërsa pakicat  serbska etj , u bënë shumicë e që po luajnë prapë rol më unitetin e tyre duke e  dëmtuar mjaft  emblemën e Kosovë. Me 17 korrik u bënë abuzime në Parlamentin e Kosovës,  me  bojkote ,  shkelje ligji dhe  provim uzurpimi   të  institucioneve  dhe   vjedhje  të  shtetit !Në saje të kësaj gjendje ka nevojë për ndryshime  në favorin e popullit për ta mbrojtur imazhin dhe sedrën  e tij, se për çka luftojë dhe  derdhi gjakun e vet? Si rrjedhojë e kohës  tani duhet ta kemi  një   qëndrime  të prera, se kujt  ti japim  krahun ?.Kenë ta qesim në krye të qeverisë ? Kujt ti besohet?. Kush mund    t'ja  kthej këtij populli shpresën e humbur ?.Kush mundet t'ja shëroj plagët  këtij populli dhe t'i kthej buzëqeshjen?.   -Për fund kush të jetë kryeministër  i vendit ?  Sipas promovimeve seancash nga te gjitha  grupet politike , për fund erdhi procesi final se kush të jetë  Kryeministër nga dy figurat politike  , zoti Ramush Haradinaj apo  Hashim Thaqi 3 ?. Përgjigjja,  vetvetiu vjen dhe  kuptohet se  kryeministër  aktuale  për  Kosovë  duhet  të jetë zotit Haradinaj  karshi Thaçit 3  nga se:

1. Ne, shqiptarët e Kosovës, me gjak krijuam lirinë e  pritur me shekuj. Në Ballkanin e përgjakur, figuron Republika e Kosovës – shtet i pavarur dhe sovran nga e cila nuk e përjetuam akoma  një liri të   dëshiruar fatkeqesisht nga vet faktori shqiptar, ka nevojë për ndryshme .


2. Ramush Haradinaj  ka sinqeritetin e zhvillimit të vendit  dhe jo egon partiake,  ndërsa të  zoti Thaçi në pyetje vjen partia tani  shteti dhe populli!!!???...

3. Sepse  zoti Haradinaj, po kërkon zhvillim të vendit   e jo  sabotim ,  neglizhencë dhe  oportunizëm,   që deri me tash  ka përjetuar populli  në qeverinë Thaçi ,skamje , mjerim dhe  arratisje nga vendi për shtete të perëndimit.

4. Zoti Haradinaj  thotë: “Pak fjalë, e shumë punë”, ndërsa  tek zoti Thaçi  "Shumë fjalë e pake punë". Qeveria  Thaçi dhe shërbëtorët e tij, po shkelin dinjitetin e Kosovës para BE-së dhe botës me një  ekonomi  të rrënuar duke  e përbuzur edhe   mërgatën shqiptare!

5. Fundja zoti Ramush Haradinaj  ishte kryeministër në zyrën e vet , përse mos të kthehet prapë aty ku ishte. Pse  mos të jetë kryeministër i Kosovës pa " serbsken "  pa  tukoman , pa mjekra e lesha, për të mirën e Kosovës. Nga zyra e vet,  si kryeministër  zoti Haradinaj u morr në Hagë dhe në mungesën e tij ,Thaçi ja zuri karrigen!?. Ky vuajti  disa vite burg dhe doli triumfues  nga procesi   i montuar  i Hagës. Zoti Haradinaj, për mes Hagës  e nderoj  "Ushtrinë  Çlirimtare të Kosovës", e nderoj "Kosovën në arenën ndërkombëtare" , karshi   kriminelëve  serb  që e vranë dhe e  terrorizuan  popullin shqiptar të Kosovës. Aty  mbrojti identitetin e kombit shqiptar para  drejtësisë  botërore, dhe krenar  u kthye në Kosovë me çka me sakrifica dhe dinjitet, po i del zot  atdheut    dhe Kosovës edhe sot pas  dëshmisë, së  rrjedh nga një familje  e dëshmorëve , luftëtar i denjë  në betejat e Kosovës , ndërsa  zoti Thaçi  krijoj agoni pran faktorit ndërkombëtar duke krijuar paqartësi ne identitet dhe vlera kombëtare!!!???...   

6. Nga koalicioni  i formuar nga LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosja, nuk do të ketë më qeverisje autokratike,por transparente  që synohet një qeverisje stabile me Kryeministër Haradinajn,nga e cila qëndron anekdota  popullore  "bashkimi e bënë  fuqinë", ndërsa  zoti Thaçi  pretendon ta krijoj një qeveri me  pakicat  si "Serbska" pakicat "turke e  improvizuar nga shqiptaret lojal gjatë historisë hashkali,  boshnjak etj,  vërtet skandal  politik dhe destruktiv !!!???...

7. Në Qeverinë Thaçi  “Kosova u   vlerësuar vend i  krimit, korrupsionit ekonomik, shpëlarje parash, tenderë jolegalë, hapje biznesesh të pa ligjshme , vrasje ,trafikohen prostitucioni  dhe shumë çudira tjera, të cilat bota e civilizuar si duron dot, aq ma pak një popull  paqësor shqiptar dhe me dinjitet qe dha provat më të forta  në luftën    e dytë botërore pranë  rreziqeve të mëdha  qe e priste çdo moment duke mbrojtur     popullin hebre . Populli hebre na e kthyen të mirën me rastin  e luftës se Kosovës për  t'u  çliruar  përmes popullit mik amerikan, me çka   zoti Ramush Haradinaj   i është e mirënjohës  popullit amerikan , gjerman , hebre  etj, qe dhanë   nga vetja atë qe duhet për një popull mik  siç ishim ne shqiptarët qe u përzumë nga tokat tona nga  kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqit.

8.Koha e Qeverise Thaci  krijoj dhe beri parti  dhe  grupe xhihadiste  të ekstremit  islamik që janë zotuar për zhbërjen e kombit shqiptare me mohim   figurash , mohim vlerash kombëtare, mohim  te lutës  kundër  osmanëve,mohim të kulturës sonë , nxitje dhe urrejtje ndër fetare duke   krijuar edhe vëllavrasje   ekstreme   qe djemtë ma të mire    i  mashtruan dhe ju bashkangjiten  luftës se Sirisë  që u vranë shumë   shqiptare dhe me  qindra   gra  mbeten të veja mbeten  dhe me mijëra fëmijë shqiptar  jetim pran syve të Qeverise Thaçi . Mercenar  shqiptar  hapen   zjarr kundër  amerikanëve duke i vrarë   në  qytetet e  Evropës siç ndodhi rasti   në qytetin e Frankfurtit   dhe qeveria Thaçi nuk u distancuar nga raste te tilla. Në luftën  aktuale në shtetet arabe  kamikazët shqiptar krijuan  një terror  të pa parë, morri mbi 50 jetë njerëzish ku konsiderohet humbje edhe  e pak miqve nga shtetet arabe  qe i kishim  së paku për njohjen  e Republikës së Kosovës ku nga Qeveria Thaçi   shqiptaret   sot njihen në botë  si terrorist  nga e cila po ndikon edh në  mos shenjen e   shenjës jeshile për   vizat e kosovarëve . Ndërsa zoti Ramush Haradinaj    i ka luftuar këto fenomene   te rrezikshëm për kombin tonë  aq kompetenca sa ka pasur  prandaj ,   ky  meriton të ketë epërsi  për kryeministër   para zotit Thaçi  qe e katandisi vendin  në një   si shtet  asnjënjës  të pa identitet  kombëtar nga  soji i mjekerroshve që financohen nga Beogradi, Moska dhe Athiina . 

9. Në Qeverinë Thaçi   nuk ka mbetur   as edhe  një  lagje pa u ndërtuar  xhamia ,  ndërsa mungojnë   shkolla , fabrika  , shtëpi kulture dhe ambulanca shëndetësore  që   zoti Haradinasj ka tjetër   synim   të zhvillimit të vendit me teknologji e  dhe zhvillim  vendin  ne vend te xhamive  ndërton fabrika , shkolla , uzina   dhe ne vend te  njerëzve  mashtrues qe rrinë  gjithë ditën me tespi  në dorë t'i  shndërroj në popull punëtor të shkolluar dhe me  identitet   shqiptar me fe  normale, pa  pjellën e keqe  të ekstremizmit fetar islamik që  çdo ditë i mihin varrin   kombit shqiptar  dhe   vendit i sjellin vetëm skamje , varfëri dhe  mjerim!!!???...

10. Në politikën ndërkombëtare Kosova ka ngel  prapa , po ashtu edhe  ndërkombëtarizimi i Kosovës ka mbet   gjysmak ,duke pasur parasysh qeverinë Thaçi  qe ma shumë bëhet  politikë   gjepash e kërrigash se për  çështjen  e Kosovës .Bisedimet  me Serbinë  gjithnjë  janë  zhvilluar  jo me parime    pa kërkuar kurrë kushte,  po gjithnjë si macja nen sofër  janë zhvilluar  bisedimet për tokën tonë autoktone  , pa kërkuar dëmshpërblime për luftën e Kosovës , pa kërkuar dëmshpërblime për   terrorin  e Serbisë  nga  trevat e Sanxhakut  dhe Toplices  që  terrori serb  i ndoqi , dogji dhe përzuri mbi 700 fshatra shqiptare nga ky rajon ma shumë me territor se Kosova aktuale. Qeveria Thaçi kurrë nuk e ka shfrytëzuar potencialin   strategjik  që e kemi si komb   në arenën ndërkombëtare,   po edhe miqësinë  që posedojmë me   popujt miq   ma të mëdhenj në botë,  që i kemi krah ,popullin amerikan dhe atë gjerman , historia e dëshmon qe e shpëtuan kombin shqiptar pa u shfarosur nga armiqtë e atëhershëm. Zoti Haradinaj këto potenciale do ti shfrytëzoj dhe do ti  zbatoj në praktikë  në interesin e  qytetarëve dhe të Kosovës , po edhe të kombit shqiptare,  që duhet  ngadalë të përgatitemi  edhe për bashkimin kombëtare . Për fund     i falënderoj të gjithë  veprimtarët , luftëtarët ,  dëshmoret  dhe  politikajt që i dalin zot  kombit shqiptar   një  urim i veçantë i takon  edhe zotit Ramush Haradinaj  dhe përgëzime   për  kryeministër i  ardhshëm   për Kosovë.

Korrik 2014  SHBA qyteti Çikago
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi