Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it

Shko poshtë

Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it Empty Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 09, 2014 6:33 pm

Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it


Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it Labinot-euml-demi-ndash-murtezi-femra-m-euml-e-votuar-n-euml-kosov-euml_hd


Deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi ka reaguar ndaj djegies së flamurit të ISIS- grupacionit që po kryen akte barbare në Lindjen e Mesme. Deputetja ka thënë se të rinjtë e PDK’së duhet të kërkojnë falje.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e deputetes.

Djegia e deshmise se "Nuk ka Zot tjeter pos Allahut, dhe Muhamedi eshte rob dhe i derguari i Tij" nga Rinia Demokratike e Kosoves, ka prekur e lenduar cdo musliman te vendit tone. Ky tekst, i djegur nga ky grup, eshte kushti i pare per te pranuar fene Islame, por jo edhe flamuri i organizates ISIS.
Une personalisht por edhe PD ne pergjithesi, kemi shprehur keqardhjen tone dhe kemi denuar veprat e pjesetareve te kesaj organizate. Ata e perdorin kete "parulle" per te maskuar veprat e tyre joislame, por kjo nuk i jep te drejten asnje grupacioni e as individi te manipuloje si te doje me gjerat qe shquajne identitetin e cdo muslimani kudo ne bote.
Kete akt mund ta quajme edhe si nje paragjykim, e qe rrjedh nga padituria per religjionin, perkatesisht Islamin, dhe kesisoj krijohen shpesh keqkuptime e keqinterpretime te fese sone te paster.
Rinia e cdo fshati e qyteti, cdo partie a organizate joqeveritare, ka dhjetera rruge per te vepruar e punuar ne te miren e vendit tone. Ndersa aktet johumane qe ndikojne negativisht tek ne dhe qytetaret tane, vleresohen e denohen nga institucionet e vendit, qofshin ato qeveritare, politike apo OJQ te ndryshme.
Xhamite tona jane perlot djem te rinj e vajza te reja. Nga ta kemi te rreshtuar ne secilen parti politike qe vepron ne Kosove. Andaj per kete veprim te pamenduar nga nje grup shume i vogel sa u pa ne televizionet tona, nje distancim nga kjo veper dhe nje kerkimfalje, eshte me e pakta qe duhen bere.


Labinote Demi, deputete e PD-PDK


Edhe Labinotë Demi kundër djegies së flamurit të ISIS’it Labinot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi