Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova Empty Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 24, 2010 3:19 am

Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova


Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova LDK-21%20vjetoriMarie Nikolla, BOTA SOT
Në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të LDK-së, nuk ishte e pranishme familja e njeriut që themeloi dhe i priu kësaj partie vite me radhë, ajo e presidentit Rugova
(E plotësuar) Në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa në fjalën e tij duke shpalosur historikun dhe rrugëtimin e partisë që drejton për dy dekada, theksoi se kjo parti dhe presidenti Ibrahim Rugova ishin prijësit e proceseve më të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Emri i kësaj lëvizje u bë shenjë njohjeje për botën demokratike. LDK-ja u bë zëri i Kosovës në Evropë dhe në SHBA, zëri i kërkesës së drejtë të një populli për të qenë pjesë e barabartë e botës së qytetëruar nga e cila ishte privuar padrejtësisht. 21 vjet pas themelimit të LDK-së, duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi vendi ynë, mund të themi se LDK është pjesë e platformës politike nacionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, se ajo e ndihmoi me tërë potencialin e vet mbijetesën e popullit të Kosovës përballë rrezikut të zhbërjes fizike si pasojë e politikës së gjenocidit që ndoqi Serbia përballë popullit shqiptar të Kosovës”, tha kryetari Mustafa.
Në ndërkohë ajo që ra në sy në këtë përvjetor ishte mungesa për herë të parë e pjesëmarrjes së familjes së presidentit Ibrahim Rugova. Kështu përderisa zyrtarë të LDK-së kanë bërë të ditur se familja e njeriut që e themeloi LDK-në dhe ishte prijës i saj për vite me radhë, presidentit Rugova ishte e ftuar në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të kësaj partie, ata nuk ishin të pranishëm. Pra sskush nga familja e presidentit Rugova nuk ishte prezent në këtë ceremoni. Por, ndryshe thotë Astrit Haraqija. Ai tha se familja Rugova nuk janë ftuar në këtë përvjetor, ndonëse kanë qenë pjesë e LDK-së deri para pak muajsh.

Festojnë përvjetorin pa familjen e presidentit Ibrahim Rugova 23ldk-21vjetori
* * * * * *
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë të enjten se Kosova duhet të udhëhiqet nga ata që e marrin besimin e qytetarëve, e jo nga ata që keqpërdorin këtë besim. Këto komente, Mustafa i bëri në 21 vjetorin e themelimit të LDK-së, me ç'rast ka shprehur synimet e tij për të qeverisur në Kosovë, për të vënë, siç ka thënë ai, rend dhe ligj, për ta luftuar informalitetin e krimin e organizuar dhe për ta flakur tutje dukurinë e korrupsionit.
Ai ka theksuar se Kosovën e pavarur e presin shumë sfida, sikur që është zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, ngritja e cilësisë së arsimit, kulturës, investimeve në fusha të ndryshme, përkujdesja për kategoritë e ndryshme sociale e të tjerë, mirëpo për këtë, Mustafa ka thënë se duhet një qeveri që ka besimin e qytetarëve.
"Qytetarët e Kosovës e meritojnë një qeverisje të pastër. Kosova do të udhëhiqet nga ata që marrin besimin e qytetarëve, e kurrsesi nga ata që keqpërdorin votën e tyre. Kam besimin e plotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe njerëzit e saj do të vazhdojnë përpara, sikur deri më sot, sepse janë ata që krijuan dhe i dhanë shtat luftës politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe janë ata që në një Kosovë me jetë plurale, politike e demokratike, do të japin vlerë betejës sonë të përbashkët për ta shndërruar Republikën e Kosovës në një vend ku sundon ligji", është shprehur kreu i LDK-së.
Ndërkohë, para strukturave drejtuese dhe anëtarësisë së LDK-së, ai ka shpalosur një historik të shkurtër për themelimin dhe ngritjen e kësaj partie që nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989.
Mustafa theksoi se LDK-ja u bë program politik i popullit të Kosovës dhe flakadan i shqiptarëve për liri dhe pavarësi.
"LDK-ja ishte simbol i përkushtimit, punës dhe sakrificës së shqiptarëve në Kosovë dhe diasporë. Emri i kësaj lëvizje u bë shenjë njohjeje për botën demokratike. LDK-ja u bë zëri i Kosovës në Evrope dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëri i kërkesës së drejtë të një populli për të qenë pjesë e barabartë e botës së qytetëruar nga e cila ishte privuar padrejtësisht", ka thënë Mustafa.
Mustafa ka folur edhe për figurën e ish kryetarit të kësaj partie, Ibrahim Rugova, duke thënë se ishte ai që me urtësi dhe mençuri hapi dyert e qendrave botërore të vendosjes, pasqyroi para tyre aktualitetin në Kosovë dhe të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar në liri si çdo popull tjetër në botë.
Megjithëse ishin të ftuar edhe familja Rugova edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, nuk u pa asnjë prej tyre në këtë tubim solemn me rastin e 21 vjetorit të themelimit të LDK-së. Ndërkohë strukturat drejtuese të kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.
* * * * * *
Sot shënohet 21 vjetori i themelimit të LDK-së
Sot në Prishtinë do të shënohet 21 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila vlerësohet si një datë shumë e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës, një datë kthesë në historinë dhe vizionin e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci. Njëherësh kjo datë shënon edhe fillimin e pluralizmit politik në vendin tonë. LDK më tepër se një parti, ishte lëvizje gjithëpopullore e cila mbrojti vlerat kombëtare. LDK-ja lindi në kohën kur po binte një sistem tragjik për Kosovën dhe për popullin shqiptar. Në atë kohë po binte Muri i Berlinit, ndërsa LDK-ja filloi t'i rrënojë muret ndërshqiptare në këtë pjesë të Evropës. Pra me një fjalë, siç do të thoshte lideri i saj shumëvjeçar, Ibrahim Rugova - "LDK-ja ishte shpresë dhe besë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi