Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Saim Tahiraj:TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!...

Shko poshtë

Saim Tahiraj:TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!... Empty Saim Tahiraj:TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 22, 2014 1:59 am

REAGIM I SAIM TAHIRAJ, ANËTAR I DITËVE TË PARA TË LDK-SË SI DHE USHTAR I KOMANDANTIT SALIH ÇEKAJ
 
TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!...


Saim Tahiraj:TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!... Medium_largea_largea_saim-tahiraj140086108514025590751403602111



Saim Tahiraj, anëtar i ditëve të para të LDK-së si dhe ushtar i komandantit Salih Çekaj


Të nderuar dhe shumë të respketuar Rugovist-anëtar të LDK-së sonë .


Pasi që maskat u çjerrën dhe soji me sojin e vet u bën bashk, neve si anëtar të devotshëm të partisë na goditi si thikë në zemër ky veprim jo vetëm dyftyrësh por tradhtar.
E di, që veprimet shumëftyrëshe të Isa Mustafës dhe klanit të tij, që nga zgjedhjet e Qershorit 2014 e gjerë më sot, e sidomos me vendimin e fundit për kurorëzimin martesor me kupolen e të gjitha krimeve, ju kan zhgënjyer dhe lënduar shumë andaj nga ky zhgënjim i madh në shenjë revolte po dëgjojmë që ka largime nga LDK, madje edhe grisje të librezës së LDK-së. Unë e kuptoj shumë mirë zhgënjimin e madh dhe revolten tuaj të drejt sepse tradhtia me plumbin e saj helmues të godet mu në zemër. Mirëpo as librezat e tuaja as edhe shtëpia jonë e shenjtë nuk e meriton një gjest të tillë, duke treguar shenjën e revoltës ndaj atyre të cilët na tradhtuan në emër të partisë së cilës nuk i takuan kurr, dhe hapi i juaj sikur u jep jetë atyre dhe tradhtisë së tyre. Unë e kuptoj zhgënjimin tuaj të drejtë po përkundër kësaj tradhëtie të cilën nuk e keni pritur nga ai të cilin vet e kemi votuar dhe përkrahur për të parin e partisë sonë, librezat dhe partia jan të atyre të cilët i qëndruan dhe i qëndrojnë besnik asaj, andaj ato ju duhet t’i mbani për vete, duke punuar pa u ndalur për interesat e partisë, dhe duke vepruar dhe marrë hapa të formave të tjera për largimin e tradhtarëve nga partia jonë.
Ne i përkrahëm ata me qëllimin më të sinqertë që partia jonë LDK-ja të fuqizohet dhe të ecë përpara dhe kështu në zgjedhjet e Qershorit të dali e para, ne ju drejtuam atyre sa e sa herë për unitet dhe bashkëveprim të cilin nuk e pranuan, duke eliminuar figura shumë të rëndësishme dhe autoritative që me autoritetin e tyre do i sillnin vota LDK-së dhe fitorja do ishte e sigurtë, dhe kjo sjellje egoiste rezultoj me humbjen e zgjedhejve, si dhe për fatkeqësin tone, në vend që të merrej hapi i përgjegjësisë morale për humbjet e njëpasnjëshme pasuan veprimet dyftyrëshe të Isa Mustafa dhe klanit te tij, të cilat e minuan dhe atentuan agazhimin ton shumë të sinqert, e cila gjë nuk guxon të demotivoj por mobilizoj për veprimet tona, që ta ruajmë shtëpin tonë të shenjët, meqë qëllimi i Isait dhe i klanit të tij të ishte dhe mbetet shkatërrimi saj, andaj librezat jan tuajat dhe shtëpia po ashtu e jona.
Duke futur në listën zgjedhore individ të klanit të tij që as mahalla e tyre nuk i njihte , kështu krijoj terrenin e përshtatshëm për humbje të sigurt, tani jeni ju në veprim nxirrni ata nga përkrahja e juaj, mbani takimet nëpër aktivet dhe degët prej nga vini, kërkoni me ngulm përgjegjësinë e tyre, duke votuar të besuarit tuaj. Mblidhni nënshkrimet kundër atyre që tradhtuan votën tuaj. Nëse ju nuk reagoni në këtë mënyrë por i grisni librezat tuaja, atëherë ju u hapni rrugë atyre të cilët u kurozuan me kupolën e krimit. Martesa e tyre me krimin nuk është e rastësishme, por ajo është në mënyrën më të pist e koordinuar me SHIK-un, duke zhvilluar luftë speciale nëpërmes nëntokës së tyre, për të instaluar KALIN E TROJES, ku qëllim kryesor ka paknaqësinë dhe revoltën tek antarësia besnike, duke vepruar ajo në këtë mënyrë me ikje masive nga partia, në vend që të organizohen tubime të pandalura për të shprehur pakënaqësit tuaja të drejta.
Unë shfrytëzoj rastin të apeloj tek të gjithë antëarësia besnike e LDK-së që në asnjë mënyrë të mos largohen nga shtëpia e tyre e dashur, ajo duhet të riorganizohet në bazë të rrethanave të krijaura duke dhënë ç'do gjë nga vetja e tyre për ndërtimin dhe funksionimin e saj normal.
Ata duhet të qëndrojnë atu pa u lëkundur, por të bashkuar më tepër se kurrë. Tërë këtë pakënaqësi dhe revoltë të arsyesheme si një ortek i fuqishëm duhet ta kanalizojmë dhe ta drejtojmë kundër Isa Mustafës dhe klanit të tij që sa më parë të largohen nga drejtimi i LDK-së.
Të dashur Rugovist-LDK-ist, i madh dhe i vogël, plak dhe i ri, po sidomos ju intelektual, themelues të LDK-së që shkrit mendjen tuaj per te, në mënyrën më vëllazërore u apeloj që në këto momente të vështira zhgënjimi dhe revolte mos qëndroni anash si spektatorë, por të angazhoheni fuqishëm si në kohën e themelimit të LDK-së, duke u dal në ball dhe t’i prini këtij procesi të kanalizimit të kësaj pakënaqësie dhe revolte në mënyrë që sa më parë të largohet nga udhëheqja e LDK-së kjo strukturë e fëlliqur nga elementet më kriminal të shtetit tonë !
 
Gjithëmonë i juaji
Saim Tahiraj


Saim Tahiraj:TY RUGOVIST SHPIRTIT MENDJES DHE ARSYES SË KOMBIT!... U3_Ibrahim_Rugovaabc
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi