Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PRESIDENTI RUGOVA THEMELOI DEGËN E LDK-së NË VUSHTRRI

Shko poshtë

PRESIDENTI RUGOVA THEMELOI DEGËN E LDK-së NË VUSHTRRI Empty PRESIDENTI RUGOVA THEMELOI DEGËN E LDK-së NË VUSHTRRI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 17, 2015 1:39 pm

Qazim Bajgoraliu



PRESIDENTI RUGOVA THEMELOI DEGËN E LDK-së NË VUSHTRRI

PRESIDENTI RUGOVA THEMELOI DEGËN E LDK-së NË VUSHTRRI 10427364_813072112099954_8056537856755986209_n



LDK-ja, u formua në Vushtrri, 25 vjet më parë, në prani të Rugovës
 
25 vjetë më parë, pikërisht me 17 janar të vitit 1990, u formua dega e LDK-së në Vushtrri dhe ishte dega e parë e formuar në Kosovë dhe në të vetmen degë që mori pjesë në themelimin e sajë, presidenti historik Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtori i tijë akademik Fehmi Agani
 
Pas shuarjes së grevës së minatorve të Trepqes, të greves së studentëve të univerzitetit të Prishtinës dhe të gjitha grevave tjera anembanë Kosovës dhe më vonë, marrjes me dhunë të kushtetutës së Kosovës, të burgosjeve, të dhjetëra e qindra: intelktual, student, minatorë, punëtorë, nxënës, etj. populli shqiptarë i Kosovës, sikur filloi të ndihej i pashpresë, i pafuqishëm ndaj asajë makinerie politiko ushtarake të Jugosllavis së atëhershme. Në komunën tonë, unë dhe disa miqë veprimtarë, mundoheshim dhe organizonim mbrëmjeve, pasi edhe dita ishte e shkurtër dhe shfrytëzonim edhe kohën kur lëshoheshin nxënësit e shkollës së mesme, për të organizuar demostrata, për të demostruar kërkesat tona dhe paknaqësin e popullit, për padrejtësitë, me marrjen e kushtetutës dhe të drejtave të tjera sublime. Ne ishim të vetëdijshëm, se, me këto demostrata nuk mund të bënim shumë, por, më tepër, qëllimi ynë ishte për ta mbajtur situatën të tendosur dhe për të krijuar përshtypjen se nuk jemi dorëzuar, në njëren anë për të motivuar popullin dhe në anën tjetër për të provokuar pushtetin e Millosheviqit se nuk kan marrë fundë kërkesat dhe qëllimi i shqiptarve të Kosovës.
 
Dr. Ibrahim Rugova, ishte bërë i njohur për publikun dhe opinionin shqiptarë, e më gjerë, me guximin e tijë, me deklaratat e tijë në gazeta, tek diplomatë dhe qarqe diplomatike, duke denoncuar pushtuesin Serb dhe regjimin e Millosheviqit.
 
Formimi i LDK-së me 23 dhjetorë 1989 dhe zgjedhja e dr. Ibrahim Rugovës, kryetarë i sajë, u mirëpritë, e, u përkrah dhe sikur filloj të shihet një shkëndij shprese përë të ardhmen e popullit shqiptar në ish Jugosllavi.
 
Tri-katër ditë më vonë, pas formimit të LDK, isha në Prishtinë dhe për t´u informuar rrethë këtij organizimi dhe shtrirjes edhe nëpër komuna, u ofrova tek shoqata e shkrimtarëve. Aty dhashë shenimet dhe z. Jusuf Buxhovi, më tha se, ende nuk kan shtypje të mjaftushme të programit, statutit dhe nuk kan fletëlidhje (fletë anëtarësimi), por duhet të shkojm me 3 janar (pasi 1 dhe 2 janari ishin ditë feste) dhe do të kemi mundësi me i marrë. Ditën e enjëte, me 28 janar, në mbramje kërkova Abit Asllanin, për të biseduar më konkretisht, se si të ia bëjm, për të formuar përfaqësin e LDK edhe në vushtrri dhe ne mendonim, që në emër të legalitetit, të lehtësonim shumë punë që i bënin në ilegalitet. Takova Abit Asllanin, u nisëm për të shkuar në një kafene, për tu ulur dhe biseduar më lirëshëm vetëm unë dhe ai. Duke shkuar, në anën e kundërt të rrugës, vinte për ballë profesor Hajzer Krasniqi, me të cilën u përshëndetëm. Pasi u ulëm në kafene, biseduam për shumë qështje, Abiti tha, se, kur të formojm LDK-në në Vushrri dhe nëse ky njeri, profesor Hajzer Krasniqi, pranon me e u ba kryetarë, ne do të kemi shumë fat.
 
Me datën 03.01.0990, unë (Qazim Beqiri - Bajgoaraliu), Abit Asllani, Mehmet Manovi, Lutfi Bilalli, Abdullah Zabërgja dhe Lutfi Tërnava, shkuam diku rrethë orës 10 të paraditës në shoqatën e shkrimtarëve në Prishtinë, u pritëm nga Jusuf Buxhovi. Morëm secili nga një program, statut e nga disa fletanëtarësimi dhe shkuam në lokale të fotokopijimit. Secili prej nesh, aq sa kishte mundësi, i fotokopijuan nga 10 - 30 fletanëtarësime dhe u nisëm për në Vushtrri. Gjatë rrugës, biseduam për formimin këshillit nismëtarë dhe unë isha këmbëngulës që duhet të bëjmë përpjekje, që të gjejm njerzë të cilët kan autoritet dhe janë të gatëshëm të pranojnë që të futen në këshillin nismëtarë. Posa mbrrina në Vushtrri, takova shumë shokë dhe si u tregoja që jamë anëtarsuar dhe kam fletanëtarësime, secili, më thonte, se, nëse ti je anëtarësuar dhe nënshkruar edhe unë do të anëtarësohem, kështu që për më pak se një orë u harxhuan të gjitha fletanëtarsimet, kurse në Vushtrri ishte problem për fotokopje dhe unë me disa shokë, shukuam në Mitrovicë dhe po ashtu secili i fotokopjoj aq sa kishte mundësi, kurse unë i bëra fotokopje rrethë 100 copë. Faktikishtë fotokopjet ishin bukur shtrejt. Kështu që mbrenda asaj dite jan anëtarësuar ose kan marrë fotokpje për të anëtarësuar rrethë 300 copë. Në mbrëmje në kafenen e Tërllabuqve, jemi ulur dhe kemi biseduar se si po ecë informimi dhe interesimi për anëtarësim. Janë blerë dy fletore të formatit A4, ngjyrë të kuqe dhe me mbishkrim të zi, (pra me simbolikën kuq e zi), kurse ka marrë përsipër, Enver Musa dhe mësuesi Shefqet Galica, me bukurshkrimin e tijë, i ka shenuar edhe anëtarët e parë të LDK-së në Vushtrri.
 
Meritë shumë të madhe për rriten e shpejt të LDK-së, në Vushtrri, në ditët e para kishte, avokati Xhafer Maliqi.
 
Ditët në vazhdim, bëhej shumë më inteziv interesimi i njerzve dhe një rol shumë pozitiv dhe të pazëvendsueshëm, ndihmues për të ecë mirë, kishte avokati Xhafer Maliqi, i cili kishte lëshuar zyren e tijë në dispozicion për të informuar dhe anëtarësuar të gjithë të interesuarit dhe puna jonë ishte bërë më e lehtë, sepse kishte edhe të tillë që shprehnin ngurrim ose dyshim dhe posa u thoje se për të gjitha mundë të shkosh edhe në zyrën e avokatit Xhafer Maliqi, i cili ishte i njohur për publikun e Vushtrrisë dhe njihej për guximin e tijë, si avokat mbrojtës, i të akuzuarve, në procesin gjygjësor kundër udhëheqësve të grevës së minatorve, Azem Vllasit, Aziz Abrashit, Burhan Kavajes, Ibush Jonuzit dhe të tjerëve.
 
Gjerë më datën 12 janar kishim të anëtarësuar më shumë se 2000 anëtarë në regjistrin tonë, kurse qarkullonin mijëra fletanëtarësime që priteshin të kthehen në zyrë. Dëshira e disa të rinjëve, ishte që të themelohet sa më shpejt këshilli nismëtar dhe kishin marrë disa kontakte me qendrën dhe ishin marrë vesh për të shkuar në shoqatën e shkrimtarëve në Prishtin. Të premten në mbrëmje u nisem nga Vushtrria një numër i të rinjëve, diku nja 10-12 makina përplotë dhe kur shkuam në shoqatë, nuk ishte askush aty dhe u kthyem mbrapshtë. Sipas disa të dhënave, avokati Xhafer Maliqi, kishte biseduar me Fehmi Aganin dhe ishin marrë veshë, që të shtyhej ky termin, me kusht që këshilli iniciativ të përfshij njerëz edhe të moshave më të vjetra e me autoritet dhe në javën e ardhëshme të formojn degën e LDK-së në Vushtrri. Ditën e hënë, (me 16. 01.) në mbrëmje në zyrën e avkatit Maliqi, po konsultoheshim për konkretizimin e këshillit nismëtar. Aty ishte edhe profesor Hajzer Krasniqi dhe shumë të tjerë dhe u propozua këshilli iniciativ prej 7 vetave, prof. Hajzer Krasniqi, avokat - Xhafer Maliqi, Miran Halili, Gani Lahu, Isak Maxhuni, Flora Shaqiri dhe unë Qazim (Beqiri) Bajgoraliu, që u propozova nga grupi i të rinjëve që kishim inicuar themelimin e degës. Të nesërmen me 17 janar (e martë) në ora 15:00, ashtu sikur ishin bërë parapërgaditjet, në shtëpin e kulturës "Hasan Prishtina", arriti edhe kryetari Ibrahim Rugova dhe profesor Fehmi Agani, në një sallë të vogël dhe e cila u stërmbush, diku rrethë 100 veta ishin të pranishëm. Më kujtohet kur dikush nga masa ngriti zërin për të kërkuar që të flitet më zë më të lartë, për arësye se nuk dëgjohej, presidenti u ngritë dhe u kthye nga publiku, duke qeshur dhe tha se: "kështu e ka demokracia, duhet të ngrisim zërin nganjëher". LDK, në Vushtrri, me datë 17 janar, kishte të evidentuar rrethë 3000 anëtarë. Kur dolëm nga salla, para shtëpis së kulturës ishin mbledhur qindra njerëz, sepse ishte përhap lajmi se Ibrahim Rugova kishte ardhë në Vushtrri dhe po themelohej dega e LDK-së. Kryetari Rugova, u përshëndet nga i gjithë ky numer i njerzve në mënyr shumë madhështore, me një respekt të veqant, duke u përkulur para tijë dhe me fytyra të gëzuara e të buzëqeshur.
 
LDK- dega në Vushtrri, pati fatin e madhë, që, në krye të sajë u zgjodhë profesor Hajzer Krasniqi, që ishte Ibrahim Rugova i dytë për Vushtrri.
 
Ditët a ardhëshme, u bënë të pa përballueshme, nga kërkesa për anëtarësim në LDK. Shembull, vinin njerzë dhe thonin, unë dua të anëtarësohem me 18 anëtarë të familjes. I themi, po mirë, duhet të vijnë këtu dhe të shenohen e nënshkruhen vetë dhe njeriu përgjigjej, po gjyshma nuk dijn shkrim - lexim, se jan ende pa fillu shkollën. Ne i themi se, të anëtarësohen munden vetëm ata që i kan 18 vjetë, ok edhe 16 vjeqarë ka mundësi. Ai përsëri këmbëngulte, jo unë dua të gjithë me i anëtarësua, të madhë e të vogël, mashkuj e femra.
 
Kështu që u krijua strategjia, u bisedua me fshatrat Dumnicë dhe një mbrëmje, ata kishin ftuar mbledhjen e Lidhjes Socialiste, kishin ftuar udhëheqësit nga Lidhja Socialiste, të cilët kishin ardhur me dëshirë, pa e ditur se çka i pretë. Po sa fillon mbledhja e LS, nga masa fillojn me paknaqësit duke kritikuar për padrejtësit dhe Musli Shala, qohet dhe u thotë se, nga sot nuk ka këtu LS, por të gjithë jemi në LDK. Masa i duartroket me ovacione dhe Musliu u ofrohet përfaqësuesve të komunës duke i rrokur për krahu dhe i nxorri jashtë nga shkolla ku mbahej tubimi dhe kështu ata nisen këmbë, nga Dumnica për në Vushtrri, afër 7 km, pasi shoferi i tyre kishte shkuar, me kushtë që, të kthehej pas tri-katër ore. Pra kështu filloj edhe anëtarësimi me masa në LDK. LDK, dega në Vushtrri, filloj të bëjë një punë të madhe, të palodhëshme dhe ishte prezente kudo me përkrahjen e madhe nga populli.
 
Meritë të madhe në plasimin e kërkesave dhe aktivitetit të degës, kishin Shefki Gjyshinca, korespodent i RTP dhe Shefki Popova, korenspodent i Rilindjes (gjegjësisht Bujku)
 
Dega e LDK-së, në Vushtrri, u bë një artikuluese e denjë e kërkesave të drejta. Dua të cekë edhe një njeri, që unë konsideroj gjithëmonë, se kishte një rol shumë të rëndësishëm, në plasimin e këtyre kërkesave në valët e RTP, Shefki Gjyshinca, i cili ishte reporter i RTP dhe i cili gjithëmonë në lajmet e orës 15:00, i përcillte këto kërkesa tonat. Disa herë, kur kemi shkuar në mbledhjet me kryetarë të degëve në Prishtin, kryetarët që vinin nga komunat tjera, i thonin kryetarit Hajzer Krasniqit, se ju në Vushtrri, po bani një punë të madhe dhe po na ndihmoni edhe neve me i marrë ato kërkesa të gatështshme dhe ju keni edhe një korenspodent shumë të mirë dhe të guximshëm, i cili po raporton çdo ditë në RTP. Gjithashtu edhe Shefki Popova i cili ishte korenspodent i Rilindjes, i përcillte për gazetë.
 
Një punë e madhe, u bë edhe me këshillin e pajtimit të gjaqeve, që udhëhiqej nga Haxhi Feriz Zekolli kryetar dhe profesor Hajzer Krasniqi. Në këtë këshill, nga këshilli iniciativ i LDK-së, ishim caktuar, unë dhe Flora Shaqiri.
 
LDK, dega në Vushtrri, tanimë numronte 33 000 anëtarë dhe punonte në shumë drejtime, kështu që për një kohë të shkurtë, u konsolidua me të gjitha aktivet dhe nëndegët, duke u ballafaquar vite me radhë, me shumë sfida të kohës, të imponuara nga pushtuesi Serb.
 
Qazim Bajgoraliu
Me 17.01.2015
Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi