Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: Në tempullin e popullit, ndodhet njeriu famëkeq i SHIK-ut!

Shko poshtë

Islami: Në tempullin e popullit, ndodhet njeriu famëkeq i SHIK-ut! Empty Islami: Në tempullin e popullit, ndodhet njeriu famëkeq i SHIK-ut!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 12, 2015 8:53 pm

Islami: Në tempullin e popullit, ndodhet njeriu famëkeq i SHIK-ut!

Pregadini: Nehat Shaqiri
Islami: Në tempullin e popullit, ndodhet njeriu famëkeq i SHIK-ut! Largea_10967571_10153093319246703_958832862_o1423731730
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli ka thënë se SHIK-u nuk i ka bërë askujt shantazhe dhe presione, duke shtuar se kjo organizatë për mision ka pasë Pavarësinë e Kosovës.


Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thotë se, SHIK-u ishte dhe është organizata më e errët që njeh Kosova.
“Kjo organizatë ka bërë terror mbi popullin e vet, duke shantazhuar, përndjek, vjedh, ka bërë kërcënime dhe dyshohet për shumë vrasje politike që shkojnë tek ta”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.
Islami pyet se, sikur SHIK-u të ishte një organizatë që kishte punuar për çlirim, ajo së paku do të bënte publike ndonjë vrasje të ndodhur pas lufte e që të gjitha viktimat vinin vetëm nga një krah politik, pra LDK-ja?
“Mendoj se zgjedhja e tij në Krye të Kuvendit është masakra më e madhe që mund ti ndodh një shoqërie, në tempullin e popullit ndodhet njeriu më i përfolur me organizatën e tij famëkeqe SHIK, që kanë përdorur gjithë forcën duke mos kursyer asgjë vetëm për ta kapur pushtetin për vete”, thekson ai.
Ai potencon se, qytetari nuk mund të kuptoj se si është e mundur që partneri i Qeverisës LDK-ja të votoj për njeriun “dhelpër”.
“Këta jo vetëm që kanë shkelur mbi parimin dhe votuesit e vet, por këta kanë shkelur edhe mbi gjakun e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, e qindra të tjerëve. Kosova ka nevojë për çlirim politik nga SHIK-u, me Kadri Veselin dhe shokët e tij duhet të merren nga Prokuroria, por fatkeqësisht ende nuk kemi në Kosovë, sepse ajo kontrollohet nga këto struktura. Nuk mund të ketë shtet demokratik derisa kemi kriminelet në krye të saj”, thotë analisti politik, Gazmend Islami.
Njeriu i dytë në PDK, Kadri Veseli ka thënë se ka tentativa për ta njollosur shërbimin e SHIK-ut.
"Nuk e ka pasë SHIK-u luksin të bënte shantazhe me qëllim luftën për pushtet, për vetë realitetin e situatës së Kosovës. Ne kemi qenë protektorat. Tentativat për njollosje luhen në çdo vend. Ne kemi pasë prioritet strategjik bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Misioni i vetëm ka qenë pavarësia e Kosovës. Pushteti është për mua një çështje relative".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi