Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga në Nju Jork

Shko poshtë

Droga në Nju Jork Empty Droga në Nju Jork

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 18, 2015 6:39 pm

Droga në Nju Jork


Droga në Nju Jork Largea_droga1429365542
Shqiptarët, një nga grupet etnike që nuk janë të përfshira për përdorimin, shpërndarjen dhe vartësinë e drogës në Nju Jork. Asnjë grup shqiptarë, deri tani nuk figuronë në listën e bandave të drogës.


NEW YORK : Në sipërfaqe, New Yorku, është ndoshta qyteti më emocionuesi i Amerikës, më tërheqësi dhe më i veçanti për shumë vështrime, shkruan shtypi amerikan. Ky qytet me 9 milion banorë i ka të gjitha brenda tij, : teatrin, muzikën, ngjarje letrare dhe personalitete, restorante, modën, biznesin e madh - sportin, shkollat e larta, mjekësinë e përparuar, parqet natyrore, argëtimine pafund, por edhe drogën, krimin e prostitucionin.
Në këtë shtet jetonë tetëmbëdhjetë milion njerëz, të cilin e quajnë dhe zonë metropolitane, e kanshtëpinë e tyre emigratët nga kryqetërthor rruzulli. Ata jetojnë, punojnë, në këtë metropol - për të rritur familjet e tyre në njësitë bashkiake të Nju Jorkut, apo edhe në dy shtetet fqinjë New Jersey e Connecticut .
Në New York, si rrallë në ndonjë qytet të botës, jetonë një botë e tërë në miniaturë , 140 kombësi dhe fliten 50 gjuhë të ndryshme. Këtu i gjen të gjitha racat dhe fetë e botës, përfshirë edhe shqiptarët të cilët megjithëse nuk janë në ndonjë përqindje të madhe, por janë pjesë vitale dhe e integruar në këtë qytet. Aq sa qëllon rrallë her që në një ngjarje të madhe, apo të bujshme, të mos shikosh të jetë edhe një shqiptarë, qoftë për mirë dhe ndonjë rast fatkeqësisht edhe për keq.
Kjo zonë metropolitane, ka qenë prej kohësh një shtëpi e madhe e emigrantëve nga çdo cep të globit. Kështuqë, trafikantët e drogës nga çdo vend e kan shfrytëzuar edhe për keq. Mbasi këtu mund të "hynë" lehtë, duke e bërë këtë qytet metropolin, edhe " qytetin e drogës". Organizatat e trafikimit përfshijnë ato që e nisin rrugën e tyre për të ardhur në Nju Jork, nga vend origjia e tyre, dhe që janë të drejtuara kryesisht nga individë nga shtetet / rajonet nga ku kan ardhur.
Një faqe e internetit të "Departamentit i Drogës dhe Narconon Ndërkombëtarë" që merret me statistikat e trafikut të drogës, përdorimin dhe varësisë, së drogës, paraqet një tablo të grupeve dhe individëve në baza nacionalitesh.
Ajo që të bie në sy menjëherë, është se shqiptarët, nuk bëjnë pjesë në asë edhe 0.1 përqind të këtyre grupeve ose përdoruesve dhe varësit e drogës. Megjithëse, ky është një treg i cili përbëhet nga tetëmbëdhjetë milion konsumatorë potencial dhe është e vështirë për të mos pasur edhe shqiptarë, të paktën si tregojnë statistikat e këtij rezultati. Por, shqiptarët në Nju Jork e për rreth tij, duket se nuk janë pjesë e një konvergjence e organizatave të ndryshme të trafikimit të drogës nga çdo prejardhje etnike që droga transportohet dhe tregëtohet(shpërndahet), përdoret dhe varet përmes Nju Jorkut, duke u menaxhuar në rrjetin e shpërndarjes në nivel statistikash.
Lista e grupeve të gangësterve ose bandave simbas kombësive që janë të përfshira në konvergjencën e organizatave të ndryshme të trafikimit të drogës nga çdo prejardhje etnike në nivel statistikash, është:



Afganistan
Pakistan
Nigeri
Puerto Rico
Kolumbi
Meksikë
Rusi
Republika Dominikane
Xhamaika
Izrael
Vietnam
Kinë
Kanada (emigrantët kryesisht aziatike nga Kanadaja)
Italia (Italian Organized Crime)


Pasi këto grupe e sjellën drogën në Nju Jork, me shpërndarjen në nivel rruge dhe kontrollin e saj merren bandat e rrugës, të tilla si : Bloods, Crips, Dominicans Don’t Play, Latin Kings, Mara Salvatrucha dhe Netas, e të tjera, tregon raporti i marrë nga Departamenti i drogës dhe Narconon Ndërkombëtarë .
Studimi thekson se infrastruktura e ndërlikuar mbështet Trafikimin e drogës
Rajonet e pasura në transportin dhe infrastrukturën e biznesit janë tërheqës për trafikantët, sepse pasuritë në vendet e tyre janë të lehtë për të fshehur në vëllim drogën e sjellë atë në Nju Jork. Portet e New Yorkut dhe New Jerseyt, dhe dy aeroportet ndërkombëtare janë më të madhat në Bregdetin Lindor, nga ky hynë më së shumti droga. Në vitin 2007, 166 miliard dollarë mallra kan lëvizur përmes këtyre dy porteve. Trafikantët e drogës nëpërmjet këtyre porteve dhe aeroporteve, kan gjetë mënyra të zgjuara për të fshehur në mallrat e tyre: në lodra, brenda në rruaza, pajisje sportive ose mobilje, në veshje, ose, si në rastin e fundit të kontrabandës së heroinës, e futën në mallrat plastike, përzier me lëndet narkotike. Të cilat duhet të nxirren më pas nga laboratorët në qytet nga këto mallra, nëpërmjet një procesi kimik para se ajo të mund të shpërndahet dhe tregëtohet.


Rezultatet e disponueshmërisë të Drogave në Nju Jork


Bazuar në shifrat kombëtare për përdoruesit dhe varësit e drogës, tregojnë se më shumë se një milion njerëz në zonën metropolitane janë të varur ose përdorues të drogave ose alkoolit. Në 2006, më shumë se 400.000 njerëz në shtetin e Nju Jorkut u raportuan se ata kishin nevojë për trajtim për varësinë e drogës apo alkolit por nuk e merrnin atë. Më shumë se një e katërta e tyre bëri të hyjë në trajtim për të hequr dorë nga varsia e drogës.
Informatat janë marrë nga Departamenti i drogës dhe Narconon Ndërkombëtarë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi