Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Aurora Damini

Shko poshtë

Cikël poetik nga Aurora Damini Empty Cikël poetik nga Aurora Damini

Mesazh nga Rrebele Mon Jun 22, 2009 11:57 pm

Aurora Damini, lindur më 26 gusht 1968 në qytetin e Fierit.

Eshtë diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në degën Gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Përfundoi studimet post diplomike për magjistraturë në Universitetin shtetëror të Tetovës (Maqedoni) në degën Letërsi shqipe.

Ka botuar 2 vëllime, një me poezi dhe tjetrën prozë poetike, përkatësisht "Po nesër?!" dhe "Kali i bardhë i ëndrrës". Ka në shtyp librin e tretë.

Aktualisht punon gazetare në gazetën "Metropol".


Po nesër?!


Sot përsëri dielli derdhi ujvarën e artë
përsëri universi planeton në qiell,
përsëri bota ngelet e panjohur,
përsëri lindin, jetojnë, vdesin,
përsëri dashurohen…
përsëri…
Po nesër?!

Në castin kur të gjeta


Kam kërkuar në jetë një shok
që ta kuptojë botën time,
të me ndeje,
të më përsosë.
Dhe në castin që e gjeta
Sypërlotur dhe trupfërgëllues
E pushtova fort, fort…
S`di pse atë cast m`u kujtua Kolombi
Që I gëzuar nga fundrraskapitjet
Pat thirrur: “Tokë, Tokë!”

Atij, jo…


Dashurisë I kam kënduar
do t`i këndoj pësëri.
Atij që kam dashur pa merituar,
Jo.
Atij kurrsesi…

Përse më pyet?

Përse më pyet,
“Pse bën kaq pa mua?”
Kur ti e di mirë
përgjigjen e thjeshtë
“Sepse të dua…?”

Në mësim


Shpjegoj kohën e ardhme të foljes:

unë do të vij,
ti do të vish…
Por kam një jetë-mall që po të pres
dhe ti ende s`po vjen…

S`ia kam frikën këngës magjepse të sirenave,
as joshjeve të magjistricës Circe
E di…
As përbindëshi Polifem s`të ndal dot rrugën
Po atëherë?!
C`joshje llogarish të duhet të mposhtësh?
C`mjegulla thashethemesh të duhet të cash
gjersa të më gjesh në këtë fshat të largët,
kështu të ciltër, të bardhë…

Nxënësit të cuditur nga hutimi im,
filluan të pëshpërijnë
-Fëmijë, ku e lamë zgjedhimin?
-Ai do të vijë…

Porta e shpirtit


Në portën e shpirtit tënd do të trokas,
pa zbardhur mirë dita
“Hapma derën!-do thërras,
jam unë, gjithësia, ajri, drita…”

I cuditur derën do t`ma hapësh
“Zgjuar, apo në ëndërr jam vallë?”
Por vetëm kaq…pastaj do buzëqeshësh
Kur të puth dhe të pushtoj me mall…

Le të duhemi


Në këtë botë të mbushur misteresh
Plot dhimbje, trishtim e lot.
S`na mbetet gjë tjetër I dashur,
vec të duhemi.
Të duhemi më fort…

Simbiozë


Tek ti gjeta qetësinë e humbur,
unë të dhashë pakëz freski
Erdhi një cast , kur ne pohuam,
që ti je unë dhe unë jam ti…

Një ditë pa ty më duket humbje.
Me ty më merr tjetër kuptim.
E lumtur jam që ti gjen prehje,
vec në oazin e shpirtit tim…

Nxitoj

Kam ditë që zgjohem,
me mendimin e bukur
e zemër drithëruese.

Se diku në një fshat të largët,
më presin ata fëmijë,
që për herë të parë ,
më thirrën “Mësuese”.

Në një ditë më shi

“E pamëshirshme”- i tha shokut tim një djalë
dhe nga unë me nenkuptim hodhi një sy,
sepse për vete e mbaja cadrën
dhe s`vija re që shoku lagej në shi.

Më shkundi nga mendimet kjo fjalë,
e thënë nga I panjohuri me ciltërsi
“Më fal!- i thashë shokut,- më hutoi krejt,
ky shi I imët dhe ky sfond gri…

Cast


Më ikën motivet,
s`di se ku,
diku larg…
Bashkë me tingujt e kësja kitare
që bie në mesnatë…

Në mbrëmje


Im vëlla u mat të mbyllte derën
« Mos thërrita, mos e mbyll ! »
Që të mudn të dëgjoj zërat e jetës,
që të më duket dita më e qeshur,
derën e dritaret i dua celur…

Gjyshit që s`e njoha

Petalet e luleve më dridhen dhimbshëm
Ku ti coj ?
Eshtrat e tij janë tretur shpërndarë
në një ishull të largët
ku zervistët e internuan.
Gjyshin tim e lanë pa varr…

“C`krim” tjetër pati bërë
vec pohimit: Jam shqiptar…?

Trimat


Këngët e krahinës sime thonë,
se trimat bien vetëm pas martinës së tretë.
Dhe megjithatë kur ia tregojnë nënës,
Ajo prapë thotë se s`është e vërtetë.

Porosi e një plaku kur isha e vogël

Po qe se rrëzohesh diku,
mos u shtri.
Mblidh forcat,
mbështetu mirë në tokë
dhe ngrihu përsëri…

Jam molla e arrirë

Jam molla e arrirë
Që rëndon mbi degën e blertë
Shijoje frutin tim të ëmbël ekzotik…
S`jam mollë e helmuar,
As e ndaluar,
Këputmë pa frikë…

Ka edhe kthim…


Përse larguar rri prej meje,
Nuk e ndjen trishtimin tim?
Mos u zbeh vallë ndjenja jote,
Që harron ti dashurinë?

Kam nevojë për puthjen tënde
Prania jote më lumturon
Qënia ime një me qiejt
Kur më prek, më ledhaton…

Nuk shtyhen ditët më pa ty
Pritja e gjatë po më lodh…
Eja vet dhe shpejt m`i fshij
Këta sy mbushur me lot

Nuk dua ikje për të të humbur
(natyrisht dhe s`të ndal dot)
Por kujtohu, se vec ikjes,
Ka edhe kthim në këtë botë…

Më lodhi pritja …

Kot nuk thonë
Se edhe pritja ka kufij…
Më lodhi kjo pritje e gjatë
deri në vetmi…

Portat e mallit

O sa shumë porta paska jeta…
Portat të rënda prej hekuri të mbretërive
ku pas tyre fshiheshin pabesitë..
Portat e rënda të dyerve tona
që I hap dashuria njerëzore.
Porta, porta pambarimisht porta që më duhej të kapërceja
Të gjitha I kalova
Në një ngeca.
Ishte porta e mallit….
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi