Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Bledi Mane – Public enemy - Ato pistoleta në b…. futini!

Shko poshtë

Nga Bledi Mane – Public enemy - Ato pistoleta në b…. futini! Empty Nga Bledi Mane – Public enemy - Ato pistoleta në b…. futini!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2015 11:08 pm

Nga Bledi Mane – Public enemy


Ato pistoleta në b…. futini!

Nga Bledi Mane – Public enemy - Ato pistoleta në b…. futini! Largea_bledi-mane1441475216


Një ligj i poshtër, propozuar, diskutuar dhe aprovuar nga 140 të poshtër u jep të drejtën mijëra e mijëra të poshtërve të paisen me armë.
Shkruar më shkoqur, në Shqipëri nëse je deputet mban pistoletë me leje.
Je ministër?
Ke të drejtë ti dhe truproja jote të mbash armë me leje.
Ligji vazhdon idiotllëkun pa përfunduar këtu.
Gjykatësit dhe prokurorët mbajnë armë me leje.
Punonjësit e policisë dhe ushtarakët po e po që mbajnë armë.
Titullarët e institucioneve dhe një pjesë e administratës publike. 61 kryetarët e bashkive kanë të drejtën e mbajtjes së armës me leje.
384 administratorët e pushtetit lokal mbajnë armë me leje sipas legjislacionit shqiptar.
Kryepleqtë e fshatrave paisen me armë me leje.
Administrata e bankës qendrore dhe drejtuesit e bankave të nivelit të dytë mbajnë armë me leje.
Punonjësit e doganave dhe tatimeve mbajnë armë me leje.
Policët privatë mbajnë armë me leje.
Puonjësit e pyjeve dhe zjarrfikësit mbajnë armë me leje.
Biznesmenët kanë armë me leje.
Unë si punonjës i administratës qendrore dhe si gazetar kam të drejtën e paisjes me dy pistoleta…
Mbeti njeri pa u armatosur në Shqipëri?
Dhe ulërasim kur deputeti Armando Prenga qit pushkë në mes të La(q)çit.
Me kolegët e vet deputetë vetë e kanë propozuar ligjin e armbajtjes, vetë e kanë diskutuar, vetë e kanë hedhur në votim, vetë e kanë aprovuar, vetë nxjerrin armë e plagosin rrobt.
Me leje e ka Armandi pistoletën, ndaj mbylleni gojën!
Çarmatoseni këtë vend nga armët, çarmatosini të fortët nga pandëshkueshmëria, çarmatoseni policinë, prokurorinë dhe gjykatat nga qokbërja dhe do e shikoni që armandërat do të mbeten minorancë e do tkurren çdo sekondë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi