Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi

Shko poshtë

Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi Empty Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 1:46 pm

Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi U1_BajameHoxhaBAJAME HOXHA-ÇELIKU

Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi

I nderuar Zoti Perparim,
Ju falënderoj nga zemra,Më bënë shumë pershtypje vargjet tuaja të dala nga një shpirt i pasur dhe ndoshta shumë i plagosur.Ato vargje që mi keni kushtuar mua janë një vlerësim i madh nga ana ime! Jam prekur thellë dhe i lexova me lot në sy disa herë! Po ja, koha ecën e bashkë me kohën edhe ne kemi ecur,ndoshta çalueshëm,ndoshta
me perde përpara,ndoshta të cënuar në shpirt, por ja që patëm guximin të ndjekim kohën,të ngrysim vitet e egra të rinisë sonë e më në fund të gjëndemi perpara këtyre vargjeve që na prekin e na bëjnë akoma më të ndjeshëm më poetë...
Ishta e thënë të kalonim kohën e vitet më të bukura të jetës sonë nëpër terrinë,S'ke ç'i bënë,nuk ndreqim dot asgjë,na mbetet të vajtojmë!
Por jo,ne jemi të fortë nuk do vajtojmë por do të tregojmë për plagët tona,per metodat despotike,tiranike, të cilat i provuam e i perballuam për ditë e për ditë,Tani fëmijët e mi më thonë:Mami,mos shiko më pas, por të lutemi shiko përpara...
Eh,e ç'të shikoj përpara unë...?! Unë s'shoh më asgjë përpara meje, asgjë..! Ata nuk e kuptojnë dot se përpara meje nuk shtrihet më asgjë,asnjë projekt nuk duket më...gjithçka eshtë tretur e humbur duke u mbuluar pa e zënë ende vesa e mëngjesit nga mjegullajat përpirëse!
Po e mbyll këtë letër me ndjenjën e falënderimit dhe të respktit për ju, dhe pë stafin drejtues të gazetës. Bajamja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi