Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Votime të mbara!

Shko poshtë

Ajet Nuro:Votime të mbara! Empty Ajet Nuro:Votime të mbara!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 21, 2013 6:18 pm

Votime të mbara!

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Ajet Nuro:Votime të mbara! DSC05427-300x199
Ajet Nuro

Dikur, kur gjeje dikë duke punuar i thuhej “Punë të mbarë” dhe ndonëse në 23 qershor do jetë ditë votimesh dhe jo pune, për nga rëndësia ajo ia kalon të gjitha punëve që njeriu mund të bëjë. Prandaj do të doja t’i uroja shqiptarët “Votime të mbara”
Në këtë fushatë, ndonëse larg dhe një spektator i pafuqishëm, kam dëgjuar shumë, shumë, shumë. Madje kam dëgjuar edhe bojkotimin e zgjedhjeve apo edhe votë të bardhë. Një gjë që e kam mësuar këtu në Kanada, që detyra numër një e një qytetari është pjesmarrja e qytetarit në jetën politike të vendit të tij dhe, votimi është një nga treguesit e kësaj pjesmarrje. E di që shqiptarët janë bërë mosbesues ndaj politikës, e di që është e vështirë të votosh majtas apo djathtas por një gjë është e sigurt: VOTONI!

Për kë të votoni?

Në botën perëndimore, sidomos në Amerikë gazetat e mëdhaja prononcohen vetëm në fund të fushatës për cilin kandidat japin mbështetjen e tyre në varësi të interesave madhore të vendit të tyre. Nëse do më pyesnin mua sot se për kë do votosh do të hezitoja. Por një gjë dua të them dhe besoj se për këtë të gjithë duhet të jenë dakord. Pavarësisht degjenerimit të farës së klasës politike shqiptare, prishjes së kontratës morale mes kësaj klase dhe shqiptarëve të thjeshtë, besoj se në listën e gjithë atyre kandidatëve do të ketë shqiptarë që reflektojnë ende atë dëshirë tonën për një politikë të ndershme, të pa hile, pa korrupsion e pa nepotizëm. Ka ende nga ata bijë shqipesh që do të dijnë të respektojnë votën prandaj VOTONI! Votoni atë që edhe pse nuk ka mjete, ka burrëri, edhe pse nuk del nga një parti e madhe duket idealist, votoni për atë që u ngjan juve njerëzve të thjeshtë…

23 vjetë që jetojmë dhe votojmë me slloganin “Vetëm ai të iki…”

Është për të ardhur keq që jeta politike shqiptare është reduktuar në “Vetëm ai të iki pa qameti u bëftë!” dhe kjo ka ndoodhur me Alinë, me Nanon, Saliun president, Saliun kryeministër… Pra, nuk votojmë një alternativë politike por të keqen më të paktë e cila na del të jetë e keqa më e madhe pas 4 apo 8 vjetë në pushtet. Shqipëria ka nevojë për alternativa prandaj votoni, votoni atë që ju mendoni se është më i miri në atë mori emrash e bëmash. Reflektoni, zgjidhni një emër dhe shkoni VOTONI!

Votime të mbara … dhe të drejta!

Ajet Nuro
Montreal, më 21 qershor 2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi