Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith…

Shko poshtë

Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith… Empty Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith…

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 10:02 am

Atë vit që bëra drith…
Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith… Ajet-Nuro_small
Nga Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com

Eksluzive
Tribuna Shqiptare



Atë vit që bëra drith
Mu doq(gj) gruaja në *(y)ith…
Bejte labe



Ajo që po ndodh në Tiranë është për të qarë. Aspak për të qeshur. Por,
ngase është më mire të qeshësh se të qash për ta filluar këtë shkrim nuk di se
si më erdhi në mendje një bejte labërie e cila sa here më vjenë në mendje më
bënë të qesh. Sidomos vazhdimi. Por për momentin nuk ka rëndësi vazhdimi.
Mjafton fillimi. Sepse … si edhe ai labi i njëherë kohës, shqiptarët e varfër,
mundën më në fund, pas as më shumë e as më pak por fiks 20 vjetësh të shijojnë
Europën, një kënaqësi qesharake para atyre arritjeve që kombe si ai i yni i arritën
në më pak se gjysma e kohës që na u desh neve. Pra, në fund të 2010, në fillim
të 2011 shqiptarët mundën të bëjnë drith... Ata ia dolën të lëvizin nëpër
Europë. E pikërisht, ky gëzim nuk duhet të zgjas shumë. Kjo kënaqësi qesharake
siç e tham, (sepse të tjerët, ata me të cilët filluam tranzicionin, janë tashmë anëtar të BE dhe na gjykojnë për
ç’do veprim që bëjmë...) nuk duhet të kenë të drejtë të lëvizin në Europë.
Sepse ... interpretojeni ndryshe 21 janarin e 2011-s.



21 janar 2011. Kush ishte fajtori?


O zot, jepna kurajon t’i shikojmë gjërat në sy. Nuk dua të gjykoj sepse nuk
desha t’i shkruaja këto radhë për të gjykuar njërin dhe tjetrin. Por as nuk
mund të rri mënjanë sepse një i afërm nga Tirana më pyeti në telefon se
ç’mendoj unë për atë që ndodhi në datën 21 janar. Ç’mendoj unë? Që nga 1997 nuk
resht së shkruari dhe së thirruri për t’u ruajtur nga ai që mund ta quajmë
precedenti 1997 kur për të djegur pleshtin i vumë zjarrin shtëpisë. Dhe
at’here, turmat kishin të drejtë (mes atyre turmeve kisha të drejtë të isha dhe
unë...). Edhe at’herë, turmat, apo dhe populli apo edhe votuesit kishin të
drejtën legjitime t’i kthenin armën pushtetit pavarësisht se pushteti është i
imunizuar dhe si rrjedhoj ato armë paksuan popullsin shqiptare me 2000 veta. Më
keq akoma. Të gjithë ata që nuk shkuan me këtë shifër, janë të traumatizuar.
Kush fitoi?


E pra kush e pati fajin më datën 21 janar 2011. Kam frikë se përgjigja
është e njëjtë si për përgjegjësit e 1997, si për përgjgjësit e vrasjes së
Hajdarit, si përgjegjësit e Gërdecit, si për përgjegjësit e vrasjeve ku
njoftimi mbyllet me shprehjen “vrasësi u largua në drejtim të paditur”... Por,
a kemi vërtet dëshirë të zbulojmë se kush e pati fajin. Faji nuk gjendet kurr
kur i vendosim gjilpërat majë për majë. Gjejeni fajtorin në këto dy deklarata:



“Qeveria mbrojti institucionet”.
“Demostruesit marshonin në mënyrë paqësore”.

Të dyja këto deklarata bëhen në Shqipëri. Nëse dikush tenton të futet në
Shtëpinë e Bardhë, apo edhe thjeshtë nëse tenton t’i ndryshoj ngjyrën(t'a
përbalti për shembull, për ta quajtur Shtëpia e zezë...), dijeni se ai person
të nesërmen do ta ketë emrin të shkruar me ndonjë rrasë varri. Dhe askush nuk
do ankohet. Ndërsa demostrues që marshojnë paqësisht ... duke djegur makina,
kjo ndodh në Shqipëri. Mos kjo do të thotë se vrasja e tre personave
justifikohet. Gjithësesi jo. Por, le t’i themi gjërat siç duhen thënë dhe jo
siç do të na pëlqente t’i quajmë.



Kush e pati fajin më 21 janar 2011?



I takon prokurorisë dhe organeve gjyqësore të gjejnë fajtorin apo fajtorët.
Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të nxjerrim disa përfundime që mund të
ndihmojnë shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme.



Klasa politike shqiptare e papërgjegjëshme


Si mund të quhet një klasë politike që nuk i kushton aspak rëndësi fjalorit
që përdor në parlament, në media apo kudo që i del rasti të flasi. Thonë se çdo
popull meriton qeverinë e tij. Dhe nuk besoj se shqiptarët bëjnë përjashtim.
Por, nuk besoj se vetë shqiptarët do të donin t'i etiketonin si të paedukatë.
Pra, nëse keni mundësi të zgjidhni herë tjetër një deputet apo edhe një
këshilltar bashkiak që mos t'iu shaj nga nëna sapo t'i jepni pushtetin,
mundohuni të gjeni ndonjë që ka të paktën minimumin e edukatës dhe etikës
qytetare. Nëse ai për dorë për kundërshtarët fjalët idiot, kafshë, apo edhe pak më të rënda se këto që tastera
ime do të ndyhej po t'i shkruaja dijeni se do jeni Ju që do u vij turp nesër.
Nëse një politikan që ju e keni për zemër fyen apo kërcënon kundërshtarët ...
dijeni se viktimat e para jeni Ju...Një klasë politike që jeton vetëm e vetëm
për të përfituar nga pushteti, nuk është klasë politike përgjegjëse. Ajo klasë
politike ka mbaruar. Madje, jam dakord me mendimin e një nalisti që e shikonte
ringjalljen e Shqipërisë tek ata të rinjë të edukuar në Perëndim dhe që nuk
kanë asnjë lidhje me pushtetin e kuq komunist, pushtet që i ka formuar edhe
shumë nga protagonistët e sotëm të spektrit politik shqiptar.



Europa e duruar...


E kam thënë diku se ne shqiptarët jetojmë për të tjerët. Nuk ka një ditë ku
ne mos të flasim për raportet tona me Europën, NATO-n, SHBA-në. Për drejtuesit
shqiptar, nuk ka rëndësi se ç'thonë shqiptarët, për ata e rëndësishme është se
çfarë tha Françoi, Hans, Carl, George apo dhe të tjerë që vijnë nga Europa apo
përtej Atlantiku për inspektim. Por edhe Europianët janë shumë të duruar me ne.
Madje edhe fëmijët në kopësht nuk bëjnë si politikanët shqiptarë. “Zyshe,
filani më tha më ha ...” “Shoqa mësuese, ai më tha ... për mamin time”. Nga ana
tjetër nuk lëmë ditë pa dëgjuar politikanët tanë se e shohin të ardhmen e
shqiptarëve dhe Shqipërisë në institucionet dhe aleancat Euroatlantike. Me një
klasë politike të përgjegjëshme do kishim raporte të tjera; do ishin Europianët
që do na luteshin t'i bashkohemi Europës.



Shoqëria civile shqiptare, për t'ia qarë hallin...


Nëse do të kishim një shoqëri civile të shëndetëshme, nuk do kishim dy
kampe diametralisht të kundërta që janë gati të bëjnë gjithçka për të marr
pushtetin apo edhe për ta mbrojtur atë me gjak. Një shoqëri civile e
shëndetëshme, di dhe ka mënyrat e veta për të kërkuar llogari në emër të
qytetarëve. Para disa ditësh mora një mesazh nga një gazetar tiranas që na
përcillte një reagim të rreth 80 shoqatave. Por, këto shoqata nuk e di nëse
kanë apo s'i kanë 80 veta në listën e tyre. Por edhe nëse i kanë 80 veta nëse
këta do kishin ndonjë ndikim diçka do bënin. Por ata (të më ndieni nëse në këto
80 shoqata ndonjëra është aktive...) që janë aktivë, janë të tillë për të
siguruar ndonjë subvencion. Edhe një MJAFT, aktiv deri para disa vitesh, na u dogj,
tek tentoi t'i furnizoi klasës politike shqiptare gjak të ri të (pa)infektuar
nga shoqëria civile. Po tani?!



Kush e pati fajin për çka ndodhi më 21 janar 2011?

Edhe sikur të vija autorët në bankën e të akuzuarve, qoftë edhe duke
shkruar emrat e tyre në një shkrim,
tifozët e të dy kampeve nuk do ta pranonin rezultatin. Veç një gjë është e
sigurt, pavarësisht se kush e shkaktoi 21 janarin 2011, ai që e pësoi nga 21
janarit përveç 3 viktimave, për të cilën si shqiptar shpreh keqardhjen time të
thellë , viktima kryesore është ai shqiptari i thjeshtë që sapo fitoi një të
drejtë, atë të lëvizjes së lirë, si njeri, në Europën plakë. Imazhi i
Shqipërisë në botë u (ri)nxi. Dhe kjo kur dukej se punët nuk po shkonin edhe aq
keq në Shqipëri. Mos ndoshta qarqe të caktuara brenda apo jashtë Shqipërisë nuk
duan që kjo e fundit të eci përpara?!



Atë vit që bëra drith
M'u doq(gj) gruaja në *(y)ith
Hallall ia kam bërë të tëra
mjafton që i shpëtoi *ëra


Po ne, çfarë na u dogj dhe çfarë shpëtuam nga “zjarri” i 21 janarit të këtij viti?..

Montreal, Kanada
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi