Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje

Shko poshtë

Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje Empty Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2016 11:53 am

Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje
Veseli: Mund të shkojmë në zgjedhje K_1477983670-6094445









Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se nëse ka konsensus ndërmjet partive politike, atëherë mund të shkohet në zgjedhje.



Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë kriter i panevojshëm që i është kërkuar Kosovës.

Veseli bën thirrje që demarkacioni të ketë konsensus nacional pasi, sipas tij, çdo vonesë në kalimin e kësaj çështjeje, do t’i kushtojë negativisht vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thënë ai në një intervistë për "Epokën e Re".
Duke folur rreth riformatimit të Qeverisë, Veseli ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme për një proces të tillë. Ai ka thënë se janë në pritje të kryeministrit Isa Mustafa, përndryshe, sipas tij, PDK-ja do të vendosë brenda javës për bartësit e rinj të dy ministrive në Qeveri dhe disa ndryshime të zëvendësministrave.
Veseli ka deklaruar se sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se është në interesin e vendit shkuarja në zgjedhje, atëherë me marrëveshje politike askush nuk i ndal partitë politike që të mbahen zgjedhjet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi