Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Sose Dumani

2 posters

Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 19, 2008 12:57 am





Poezi nga Sose Dumani Left_blockblue



Revista ZemraPoezi nga Sose Dumani SpacerPoezi nga Sose Dumani Spacer
Poezi nga Sose Dumani Right_blockblue
Poezi nga Sose Dumani Spacer
Agim Gashi: Poezi nga Sose Dumani





Poezi nga Sose Dumani U1_SoseDumani
Sose Dumani
Poezi nga Sose Dumani
Për zemrën: Agim Gashi
Në skenën e artit çdo ditë dalin emra të rinjë. Një ndër vashat kurbetqare që një jetë të saj ia kushton poezisë, është edhe Sose Dumani, që jeton dhe vepron në Itali.
U lind më 8.12. 1964 në Kukës. Ka të kryer shkollën e mesme të përgjithëshme në Shkodër dhe Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Pas punësimit në atëdhe, fati e gjuajti ate jashtë për t’u bërë refugjate. Tani punon pranë një Kolegji të Universitetit të Boconit në Itali. Poezinë e ka si hobi nga e cila vështirë ndahet, por që premton se e ardhmëja e saj do ta bën një poete që do t’i bashkangjitet vargut të emrave të njohur të poezisë shqipe. Nergut për
www.zemrashqiptare.net, sjellim disa poezi të kësaj gruaje fisnike nga e cila pritet shumë.
Ku janë bijt e tu nënë?
Kjo dënes e qiellit
dhe ky rënkim i detit,
kjo peshë e rënduar e tokës
dhe kjo varrosje e amanetit.
Këta shkëmbinj inert
që veç panë e panë,
këta lisa shekullorë nga
rrufeja të vrarë.
Ky dhe i bekuar që po kthehet
në shterpë,
kjo hënë qe s'nusëron
veç vajton, vajton me retë.
Këta damarë të prerë në trupin
krejt skelet.
Kjo nënë ikonë, që bijt
po i pret.
Këto kroje mali me lakonit
po flasin,
Këto gregje azat, që s'dinë ku
e kanë stanin.
Këto fusha të begata, që mbushur
me gram janë,
Këto troje të ARBRIT trimat ku i kanë?
Thërret toka mëngjesin, dhe mbrëmja
mbart trishtimin.
Trualli kërkon të bijtë
e rëndë mallkon mërgimin.
Nëna nuk mbyll sytë dhe lëngon
gjatë e gjatë
KTHEHUNI O TRIMA
NË TË SHENJTËN "ITAKË".

CIGARESHITËSIT TË VOGËL
Çdo mëngjes të shikoj
tek endesh i menduar
në ato duar të vockla një kuti
mban shtrënguar.
Nuk është kutia e Pandorës
me shpresën e bardhë.
Por brenda ka urinë dhe fëmijërinë
e vrarë.
Çdo ditë të njëjtat rroba
çdo ditë të njëjtat fjalë
çdo mëngjes i pangrënë
çdo natë i palarë.
Ti “tregëtar" i vogël
që gjithmonë rend e rend
Ti vrapon pas një ylli
por një demon mbas të ndjek.
Ti zemër e vogël me ata sy
të trishtë, mijëra ëndërra të
lëngojnë në këtë botë të pistë
Ti qenie e pafajshme që erdhe në
këtë botë.
Koha përpin fëmijërinë tënde,
dhe të paguan vetëm lot
Të gjitha stinët i përcjell
nëpër trotuare të dridhet
dora e vogel ndërsa shet cigare.
Numron pak monedha me psherëtimat
e pafajsisë,
i burrëruar para kohe në alkiminë
e varfërisë.
Të shikojnë tek çirresh, rrugëve
të metropolit.
Kthejnë kokën me përçmim,
"ETRIT E KORRUPSIONIT"
Ju engjuj të pakrahë
bij të varfërisë,
jeni pasqyrë e turpit
për pushtetarët dështakë,
(PADRONË TË SHQIPERISË).

Fundshekulli
Të krrusur të zuri ky fundëshekull
o hallemadhe!
Mbi kurrizin tënd po luhet loja
e çmendurisë
Mbi kraharorin tënd po hidhen
zarat e kumarit e batakçinjët
fytyrën ta kanë gris.
Në shekuj ky popull po thërret
Liriiiii...
Ky emër qiellor ëndërruar përjetësisht
nga shqiptaria
Mbi qiellin shqiptar u lëshuan
pëllumbat e paqes por të gjakosur
u kthyen për të sjellë mesazhin e kobshëm
se edhe kësaj here abortoi DEMOKRACIA.
Zhgënjim zhgënjim zhgënjim
Urra........jemi të lirë...
menduam kur shembëm idhujt
prej bronxit...
Urra... dhe kur shembëm
djersën e baballarëve
Kjo quhej terapi e shokut
Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan
rrolet pesëdhjetvjeçare
Dhe amanetin e tyre po e perqafojnë
BIJ E NIPA
Fitore se arriti çeku i bardhë
Konvertimin qeveria e bën me “piramida".
Zotërinjtë mbollën përçarjen
dhe nga lart shikojnë çmendurinë
masive
Trojet tona u kthyen në arena
antike GLADIATORËSH
dhe ATA në ekstazat skizofrenike
zgërdhihen të dehur nga paturpsia
Vèrshoni vllezër se po na bie jugu
e këtë turp s’e mban dot veriu
O BURRA TRIMA të marrim Tiranën
se qeverisjen e bën vetèm Toskëria
KMBI U NDA NË DYSH!
ARMATOSJE MASIVE
SHTET PA SHTET
Grabitje,vrasje,varfëri...
kufoma pa emër...
ekziston vetëm ligji antinjeri
Bota bën sehir...
Dhe kalvari i dhimbjes vazhdon
Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"
Nga tribunat e "tribunëve" bëhet thirrje
për qetësi...
Një shpresë duket në horizont
Rruga u hap...
Deti është me ju...
Skvalet jan në pritje...
Spazma pushtetmbajtëse i
kaloi KUFIJTË E LOGJIKËS
Lakmia e parasë shkatërroi
DIAFRAGMËN HUMANE
Mbi OLIMPIN TIRANIK
të fundshekullit
bëhej gjygji pa avokat
i PROMETEUT.
AMANETI i popullit vdiq
Se, diku i kishin prerë
forcën e vetëdijes
HISTORIA u egërsua
pse ATA për të dhjetën herë
FITOREN FALLSO DEPUTUAN
Zëri i impotencës bën përsëri betimin
Populli ftohet dhe njëherë të firmosë
Dështimin
KALVARI VAZHDON...!
Maj ‘99







Akuzoj

- I –

Kur zgjohet stina më e bukur
letargjia thyhet...
Zgjohen të fortët ,
rizgjohen të dobëtit,
por nuk ka forcë me
rizgjue trollin tim.
Me rizgjue nga zhgënjimi,
nga frymëmarrja ankthore!
Rizgjimi nuk është
pajtuar me heshtjen,
Lotët nuk iu mërguan
kurrë nga syri
edhe pse askush nuk ua
pa sytë të përlotur
Me kockat e thyera
përplasur shkëmbinjve
të dhimbjeve
kaloi nga shekulli në shekull.
ngarkuar me bujari e besë
padrejtësisht i pafat,
s’do të vdes!


-II-

Rrënjët tua truall amtar,
Identiteti ynë i fyer e vrarë !
Trungun e fisit e shpërngule,
e frutet e tua i shpërndave
anë e mbanë !
Dhe fara jote po të kryqëzohet
me hibridet e lajthitjes e të hiçit!
E largimin po e shoqëron
mohimi i gurit e i plisit !
Bijt e tu të pa përkrahje,
e të pa atdhe !
Të huaj këtu, e më të huaj atje !
Të përplasur nga dallgët
Të harruar nga zoti !

Ndersa politika shqyen buzët:
Kombi, Kombi, Kombi!

-III-

Ju përgjegjës të luftës vllavrasëse,
Ju që ndërtuat shëmbjen e Shqipërisë,
Ju, ju të gjithë
Që ngjitet majat e pushtetit
Dhe Olimpit të shpirtit
Vëndit tuaj
I kthyet shpinën
Si Juda Krishtit !
Ju që po shijoni Shqipërinë, pa ne
Një dite do të mbeteni pa varr
Edhe pse nuk e dini, o të vdekur
Të gjallë!



Vendit im

Të kërrusur të zuri ky fundëshekull
Mbi kurrizin tënd po luhet loja
e çmenduris.
Mbi kraharorin tënd po hidhen
zarat e kumarit, e batakçinjtë
fytyren ta kanë gris.
Në shekuj vendi im po thërret
Liriiiii !

Kjo fjalë qiellore ëndërruar përjetësisht
ne Shqipëri!
Mbi qiellin shqipëtar u lëshuan
pëllumbat e paqes, si korbat
vetem për të marrë nga ti, Shqipëri
u kthyen për të sjell mesazhin e kobshëm
se, edhe kësaj here, abortoj
Fjala “ DEMOKRACI”.

Zhgënjim zhgënjim zhgënjim
Urra... jemi të lirë...
menduam kur shembëm idhujt
prej bronxit...
Urra... dhe kur shembëm
djersën e baballarëve
me “terapinë e shokut"
Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan
rolet pesëdhjetvjeçare
Dhe amanetin e tyre po e perqafojnë
"BIJ E NIPA"
Fitore se arriti çeku i bardhë
I konvertuar në piramida!

Zotërinjt mbollën përçarjen
dhe nga lart shikojn çmëndurin
masive
Trojet tona u kthyen në arena
antike" GLADIATORESH"
dhe" ATA" në ekstazat skizofrenike
zgërdhihen të dehur nga paturpësia!

"Vërshoni vëllezër, se po na bie jugu
e këtë turp se mban dot veriu"
"O BURRA TRIMA“ të marrim Tiranën
se qeverisjen e bën vetëm Toskëria
Kombi u nda në dysh
Dhe ju, paturpësisht, pyesni:
Qysh?!



ARMATOSJE MASIVE
SHTET PA SHTET
Grabitje,vrasje,varfëri...
kufoma pa emër...
ekziston vetëm ligji antinjeri!

Bota bën sehir.....
Kalvari i dhimbjes vazhdon
Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"
Nga tribunat e "tribuve"bëhet thirrje
për qetësi...

Një shpres duket në horizont
Rruga u hap…
Deti është me ju...
Skualet jan në pritje...

Spazma pushtetmbajtëse
kaloi KUFIJT E LLOGJIKES
Lakmia e paras shkatërroj
DIAFRAGMEN HUMANE

Mbi OLIMPIN TIRANIK
të fundshekullit
bëhej gjygji pa avokat
i PROMETEUT.

AMANETI i popullit vdiq
Se, diku i kishin prerë
forcën e vetëdijes
HISTORIA u egërsua
pse "ATA" për të dhjetën herë
"FITOREN FALLSO DEPUTUAN"

Zëri i impotencës bën përsëri betimin
Populli ftohet dhe një herë të firmos
Dështimin.
KALVARI VAZHDON...!

MAJ'99

Kur linda unë

Kur linda unë.....
thone se gjyshja mallkoj shumë

askush s'më dha një emër
se shpresuan ,të largohesha
nga kjo botë ,e quajtur anonim...

Por, un nuk ika
qëndrova këtu, për të falur
për të vuajur,për të qenë
edhe e lumtur...

Nuk di ç'farë ndjej sot..
të them urrejtje?!
Mirësia ime nuk mund
të urrej...
Të them dashuri?!
Do të ishte madhore
po ta ndjej.......
Të them asgjë?
Kjo nuk do të ishte ndjenjë!

Një pështjellim.......
Dashuri,urrejtje,nostalgji,
vërejtje,soditje?
Eh....dhe në fund
një ofshamë nga shpirti
për këtë fat të pafat
të largimit, të ikjes,të humbjes.

Sot dyshoj ......
nuk e di nëse jam vetvetja.

Sot
Sot kam kohë të lirë të mendoj me nge
Po kush jam unë sot,dhe ç'bëj në këtë dhe?

Kur të shkoj te varri i gjyshit
Kur ta prek emrin e tij
Kur t’ia laj faqet atëdheut.
Ti them diellit “mirëmengjes”
Ta prek pragun dhe të vdes!

Se po shkoj vetëm në ëndërra
Gjumi me çon në Shqipëri
Zot mi thuaj nënës sime
Se një ditë do te vi…

Këtu dielli nuk shkëlqen
Ikën dita, nata vjen
Se prek hënën se s’me gjen
Ajo është te kulla ime
ku dhe nata atje ndrinë
ketu veç, rutinë,


Zürich ´98

Marrë nga www.zemrashqiptare.net


Edituar për herë të fundit nga Epirotarum në Thu Nov 20, 2008 9:38 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Re: Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 20, 2008 9:16 pm



Nergut për www.agim.poetikforum.com dhe www.zemrashqiptare.net

PER TY KOSOVE

Sose Dumani

Shqipe nënë!
Ti pren krah e këmbë
Veç trupi si trung i pa degë
mbet të ka.
Kthe kokën , shih KOSOVEN
dhe mënxyren e madhe që i ra.
Kthe koken ti nënë e madhe,
se bij e nipa të gjall po ti djegin,
e në uterin e nënës fëmijt po ti shitojnë,
Këto qenie monstruoze SHKJA në emër,
edhe varret e të parëve,po ti dhunojnë.
Ço zërin tënd në Evropen bushter
se ka një shekull që ban sehir
Nuk ka paqë me ulkonjen,
nuk ka pakte me hordhit.

II


Ka një shekull që dhimbja jote
rënkon në heshtje
E kënga e vrar diku legjend
guri u ba
Ka një shekull që krushqit
me marr nuse u nisen por
një nga një ata u vran.

Derisa pulset percjellin gjak
Dardan...
E gjaku përcjell sekretin mistik
të tokës nënë,
BASHKOHUNI JU BURRAT E KOMBIT
se" IZMAT"serbi ti vuri anë e mbaneë.

Dil !
Zgjohu nga heshtja Kosovë !
Mblidh bijt që moren boten
në të katër anët
Merr bekimin nga nënë lokja,
tok e qiell le të trandet
se të ka dhën emër Zoti
SHQIPTAR!

Shqiptar emrin ta la stërgjyshi,
e djepin ta gdhendi me shqiponjë
Shqip ninullat ti këndoi gjyshja
e të parën fjalë e the KOSOVE.

Çojini fjalë krajlit sadist
se ka shekuj që vret pas shpine
Le ta pyesin shkjaun plak
KUR KA PAS HISE JUTBINE?!

Që kur Zoti krijoi tokën
çoj shqiponjat në ato anë,
që nga NISHI E DERI N´PREVEZE
kan lind nënat veç ILIRIAN.


III

Çohu SHQIPETARI
Nga kjo amulli e mallkuar!
Mblidh copat e ndame prej dhelpërive
Vrit durimin e kobshëm se boll durove
Zhduk kufinjët të vum prej dredhive.

Tok e qiell le të tunden prej kushtrimit
e bijt e tu një trup le të bëhen
kurr shekujt ma mos të guxojnë
mes vllëzërimit ndarje me vu.

IV
Ju zjarre të shuara mbuluar vetmi,
dhe ju qyqe që kompozoni
partiturat e vdekjes...
Ju çanta të shkolles të ngrira me
gjakun foshnjor...
Ju nëna kosovare të thara loti,
dhe ju baballar qe psherëtimat e dhimbjes
u meken në gjokset tuaja
Ju motrat e trimave që u nguroset
në rrafshtoken e zhuritur
Ju nuse që burrin jua vranë në ditdasmën
e llahtarshme
Ju djem Sokola të truallit dardan,
që dolet malit për liri.
Dhe ti ëndërr që vegjeton në ato troje....
NJE DITE E RE KA ME ARDHE
E me emrat tuaj,kan me u thirr
bozhuret e asaj toke
E rrezet e lirisë në ato vise kan me ra
kurr ne kosov s'ka me shkel ma shkja.

V
Ndoshta dikur një poet si Homeri
do këndoj ILIADEN tënde
Se ai gjak fisnor kurr nuk ka me u shue
e amaneti i të parëve kurr s'ka me u harrue.
Qershor'98
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Re: Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2008 8:55 pm

Sose Dumani
SHEKUJ PRITJE


Në pritjen shekullore
enden pelhurat Penelopiane
Në pritje të trimit,është
nusja Iliriane
Por orët tunduese
diku keq mashtrue e kan
Qirinjtë e dyllte nuk ndrisin,
veç digjen brenda gjakut Dardan.
E ILIRIANA PRET....
Trillon legjenda e thur mite..
Thinjat i lyen me lotin
e mallkimit...pritje
Lutet në gjysëmhënën lakuriqe
kjo zonjë e madhe ...
Qe besa mos të thehet
as me poste, as me pare.
Pëlhurat e legjendës u shënderruan
në rrjeta merimangash
E Penelopa e tradhëtuar
skllave e shekullit u ba

Në nëntedhjetenëntë tregje
pazari po i bëhet....
E bijtë e saj ,hahen si bushtrat
kush po e shet më shtrenjët të ëmën.


KA ARDH DITA O SOT O KURR


Dridhjen e universit dëgjoje
edhe ti Shqiptari!
Zgjohu nga utopia,mblidh trimat pik e pes
Se fati i ARBRIT, sot ka me u shkrue
E Kosova dasmën, pa krushq nuk
mundet me e fillue.
Edhe ajrin rrotull,me kursim
e pate.
Edhe diellin mbi ty me tanke ta goditen
Dhe hënën e yjët në Serbisht ti thirrën
Ti i lir nuk munde të shikosh
as zogjët në fluturim.
Foshnjat e njoma, ti vranë me helmim
Djemt ushtar, ti prun ne arkivole
E dhëndërrin në dasëm ta pren
me satore.
Tela me gjemba me tet vella të vunë
dhe qiellin tënd e bënë batare
Gurin e varrit ta çuan në Koshare.
Emrin tëndë ,ta denuan me vdekje
Ta dhunuan gjuhen, që u dha dritë shekujve

Me gjak fëmijësh, tu u ngjyros flamuri
Në nder e dinjitet, rëndë u vra burri
I përdhosën babait kësulen e bardhë
para syve nënës, i vran të vetmin djal.
Në shtëpin tëndë, zotër u banë
në prehrin e nënës,fëmijet ti vrane.

Pse ti tokë e çoroditur dhe ti diell shpifarak
pse len të digjen shqipet nga Serbi maniak
Pse o ZOT kjo masakër humane
Në mes të Europës, gjith kjo kasaphane.
Pse mbyll syt ti kulçedra Londër?!
Pse mbyll veshët ti o Botë e përdalë?!
Po digjen fëmijët nga serbët barbar
Po pagujm rënd, padrejtesin tnde
Me gjak të paster po vaditet toka
Për vjdhjen kurvërake që e bëri Londra
Në çdo pëllëmbë Kosove po hapet nga një varr
Për të vetmin faj, pse jemi Shqipëtar.
Të denuar me vdekje, për flamurin kombëtar
Të përçmuar nga bota pse jemi krenar.
Historia përsëritet, edhe n' këtë fundeshekull
Por fati i një kombi, nuk shkruhet në një letër
Asgjë të përbashkët, me ty o shkja nuk kemi
Veç një shqipëtar me mbet, ILIRI, i thon
këti vendi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Re: Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga hasime Wed Apr 01, 2009 4:30 pm

komplimentet e mia zonje e madhe.
me shpirt i thure keto vargje ,ti je me shpirt shqipetare e vertete.rrespekt dhe e nderuar qofsh.

hasime

Numri i postimeve : 11
Registration date : 18/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Re: Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga hasime Wed Apr 01, 2009 4:30 pm

nga xhenisa toshi

hasime

Numri i postimeve : 11
Registration date : 18/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Sose Dumani Empty Re: Poezi nga Sose Dumani

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi