Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet

Shko poshtë

Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet Empty Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 10:42 pm

Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet

Bota sot
Qeveria merr vendim për shpronësimin e ngastrave në segmentin Vërmicë - Merdare

Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet MBLEDHJAAAA
Thaçi: Kompensimi për këtë vit do të jetë 5 milionë, ndërkaq për periudhën 2010 2012 do të jetë 7 milionë.


Ekzekutivi i vendit ka miratuar propozim vendimin për shpronësimin e pjesës së ngastrave kadastrale të pronave të paluajtshme në segmentin Vërmicë Prizren, në të cilat do të ndërtohet autostrada Vërmicë Merdare, për të cilën çështje Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim më 27 mars të këtij viti.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë me këtë rast se kërkesa për fillimin e procedurave ka ardhur si rezultat i nevojës për ndërtimin e autostradës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
"Si rezultat i kësaj, është kërkuar shpronësimi i pronave të paluajtshme të cilat gjendjen në segmentin e parë të autostradës. Janë bashkangjitur të gjitha dokumentet e nevojshme në bazë të ligjit për shpronësimin. Kompensimi për këtë vit do të jetë 5 milionë, ndërkaq për periudhën 2010 2012 do të jetë 7 milionë", ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vlerësuar se kjo rrugë nuk do të kalojë viti pa filluar së ndërtuari.
"Mendoj se të gjitha përgatitjet në kuadër të procedurave ligjore po shkojnë. Kjo ka qenë një pjesë e atyre përgatitjeve që kërkohet të bëhet paraprakisht para fillimit të punimeve. Unë besoj se Ministria e Transportit është duke udhëhequr procesin në mënyrë plotësisht transparente, në përputhje me kërkesat tona. Dhe po e citoj kryeministrin se është τështje e ditëve kur fillon edhe puna për autostradën", ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka bërë të ditur se MEF i i ka bërë të gjithë përgatitjet, ndërkohë ka theksuar se komuna e Prizrenit do të fillojë procedurat, përderisa, sipas tij më datën 13 tetor është caktuar një dëgjim publik ku do të shpjegohen të gjitha procedurat që pronarët mund të kenë të drejtën në bazë të ligjit për kompensim.
Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka thënë se, sipas Ligjit për shpronësim të miratuar kohë më parë, organi shpronësues është Qeveria e Kosovës, ndërkaq në rastin konkret, përfituesi është Ministria e Transportit sepse punët bëhen në infrastrukturë rrugore.
"Ajo ka për detyrë të përgatit elaboratin ku do të kalojë rruga dhe të përgatit ngastrat. Traseja është e qartë, ia kemi dhënë MEF it, jemi në dorëzim edhe tek komunat tjera përveτ të Prizrenit. Ajo që dua të them është me shumë rëndësi që ky proces duhet të vazhdojë më tutje. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në proces dhe të ndihmojmë MEF in me gjithë materialin që e kemi", ka thënë Limaj.
Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka kërkuar që si ministri që menaxhon paranë publike në komisionin të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë që do të vlerësojë dhe paguajë këto mjete për shpronësim.
Sidoqoftë, kabineti qeveritar i ka dhënë mbështetje këtij propozim vendimi për shpronësimin e pjesës së ngastrave kadastrale të pronave të paluajtshme në segmentin Vërmicë Prizren, i cili i hap rrugë punimeve për lidhjen e autostradës që lidhë Kosovën me bregdetin shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi