Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seancë në fushatë

Shko poshtë

Seancë në fushatë Empty Seancë në fushatë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 10:10 pm

Seancë në fushatë
Ramush Haradinajt do t’i duhet që në mes të fushatës zgjedhore të paraqitet para Tribunalit të Hagës. Më 28 tetor, Gjykata do të dëgjojë argumentet e Prokurorisë për rigjykim të pjesshëm. Në AAK nuk besojnë se kjo seancë do të reflektojë në fushatën e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.


Seancë në fushatë C,_preje-490x320


Nga Leonard Kerquki

Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt do t’i duhet që në mes të fushatës zgjedhore të paraqitet para Tribunalit të Hagës, pasi që Gjykata ka vendosur të shqyrtojë apelin e Prokurorisë.

Fushata zgjedhore fillon më 15 tetor, derisa Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi njoftoi se seanca për shqyrtimin e apelit të Prokurorisë do të mbahet më 28 tetor.

Në këtë seancë, Prokuroria do të përpiqet të bindë Gjykatën për të urdhëruar rigjykimin e pjesshëm për rastin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, pasi që Prokuroria pretendon se në gjykimin e parë - kur Haradinaj dhe Balaj u liruan nga akuzat - janë kërcënuar dhe shantazhuar dëshmitarët, çka ka ndikuar në gjykim jo të drejtë.

Nëse Gjykata pranon argumentet e Prokurorisë, atëherë ajo mund të nisë rigjykimin e pjesshëm.

Por në AAK nuk besojnë se kjo mund të ndodhë.

Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK’së, është i bindur se ish-Kryeministri Haradinaj do ta kalojë edhe këtë sfidë.

“Ne jemi të bindur se edhe kjo sfidë e montuar do të përfundojë në të mirën e Kosovës dhe të Kryeministrit Haradinaj. AAK’ja është e bindur në luftën e drejtë të UÇK-së, e ku një kontribut të madh ka dhënë z. Haradinaj”, ka thënë Ramadani për Express, të enjten.

Sipas tij, kjo seancë nuk do t’i paraqesë probleme AAK’së në fushatën e saj për zgjedhjet e 15 nëntorit.

“Realisht mendojmë se Kryeministri Haradinaj do të jetë me ne tërë kohën. Po ashtu mendojmë se ai do të jetë këtu për t’i udhëhequr proceset politike në Kosovë, e jo vetëm ato të fushatës së AAK’së. Nuk ka arsye për shqetësim”, ka shtuar Ramadani.

Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj u dorëzuan në Gjykatën e Hagës më 8 mars 2005, disa orë pasi që Tribunali publikoi akuzën kundër tyre. Tri vjet më pas, më 3 prill 2008, Gjykata shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn, derisa dënoi me gjashtë vjet heqje lirie Lahi Brahimajn. Pas apeleve, më 25 maj 2009, Gjykata liroi me kusht Lahi Brahimajn deri në seancën e procedurës së apelit.

Në faqen e internetit të Tribunalit të Hagës është publikuar agjenda e seancës së apelit ndaj Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.

Seanca do të fillojë në orën 9:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Fillimisht do të bëhet një hyrje nga Gjykatësi kryesues. Pastaj Prokuroria do të ketë në dispozicion 1 orë e 20 minuta për të sjellë argumente se përse do të duhej të organizohet një gjykim i pjesshëm. Pas Prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt do të kenë në dispozicion nga 55 minuta për të kundërshtuar pohimet e Prokurorisë.

Krejt në fund, prej orës 18:45 deri më 19:00, Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj, sipas njoftimit të Tribunalit, kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës me nga një deklaratë personale.

Nëse Gjykata hedh si të pabazë apelin e Prokurorisë, atëherë Tribunali i Hagës do ta mbyllë përfundimisht procesin kundër ish-Kryeministrit Haradinaj dhe bashkëluftëtarit të tij, Idriz Balaj. Derisa për Lahi Brahimajn është një procedurë tjetër, pasi që aktualisht mbrojtja ka bërë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës për dënimin e tij. Edhe kjo çështje do të trajtohet më 28 tetor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi