Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë

Shko poshtë

Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë Empty Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:41 pm

Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë



Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë +universe3

Marigona Dragusha, fituesja e çmimit Përcjellësja e dytë në Miss Universe 2009 tashmë do të udhëtojë përsëri drejt Amerikës, për të lidhur një kontratë pune atje. Ende nuk e di se me cilën firmë do të lidhë bashkëpunimin, mirëpo e rëndësishme për të është se ajo është e ftuar nga njerëz të njohur të botës së modës dhe të bukurisë. Ndër ta është edhe biznesmeni i njohur botëror Donald Trump, me të cilin Gona është takuar dhe ka bërë një mri fotosh, për të marrë gjithashtu edhe përshtypjet e tij të mira për bukuroshen kosovare. Pak ditë më parë Dragusha është kthyer nga Miss Universe nën një atmosferë madhështore, që i ka organizuar babai i saj në bashkëpunim me “Art motion”, nga e cila edhe është zgjedhur miss. Ajo gjithashtu është takuar me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili e ka pritur për ta uruar për çmimin e marrë. “Marigona Dragusha ka arritur një nivel shumë të lartë të prezantimit dhe në emër të komunës e përgëzoj për sukseset e saja në Miss Universe, duke i dëshiruar suksese në ndërtimin e karrierës së saj në të ardhmen”, ka uruar ai, duke e vlerësuar lart këtë sukses. Ndër të tjera i e ka quajtur ambasadore të bukurisë. Ndërkohë Marigona është shprehur të jetë befasuar kur emri i saj i është thirrur për të hyrë në pesëshe, ndërkohë me çmimin e tretë ndjehet shumë e lumtur. V. Pllana
Marigona dhe e ardhmja e saj në Amerikë ---marigo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi