Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vartësia nga Interneti - një sëmundje e re

Shko poshtë

Vartësia nga Interneti - një sëmundje e re Empty Vartësia nga Interneti - një sëmundje e re

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 01, 2009 10:34 am

Vartësia nga Interneti - një sëmundje e re




Shumica e njerëzve bien dakord me pohimin se me paraqitjen e internetit lëmia e komunikimit është ndryshuar plotësisht. Edhe pse nuk është e paraqitur tek btë gjitha shtetet njësoj, shkenctarët po mendojnë për vetitë negative që sjell interneti dhe si të anashkalohen ato



(presheva.com) - Ekspertët paralajmërojnë se njëra ndër vartësitë kryesore negative në lidhje me internetin është sëmundja e re - vartësia e qëndrimit para ekranit të kompjuterit.


6 orë në ditë kufiri

Shërbimi shëndetsor në Kinë mendon se gjashtë orë e përdorimit pa ndërprerë e internetit është kufiri që një person mund të kaulifikohet si i varur dhe duhet të shërohet. Për këtë gjë ekzistojnë edhe qendra të ndryshme që pp përhapen përditë e më shumë. Psikologët dhe psikiatrët janë të ndarë - disa përkrahin këto klinika që shërbejnë për shërim të kësaj sëmundje të re, por ka edhe mjek që kundërshtojnë një gjë të tillë duke menduar se kjo nuk është sëmundje. Korea është njëra ndër shtetet e para e cila ka vendosur masovikisht internetin pa kabllo - sot rreth 95% e shtëpive janë të lidhura me internet dhe atë me një cmim shumë të ulët. Doktori i shkencave për media nga Universiteti i Seulit Hjun Jin Sio në një intervistë për BBC kishte thënë: Për vartësinë nga interneti me siguri se keni dëgjuar në lajme. Përdoruesit e intetnetit në qendrat për video lojëra shpesh i bie të fikët nga lodhësia nga mungesa e ujit në organizëm - ata dijnë që me ditë të luajnë loja në internet duke mos ngrënë dhe mos pas gjumë të rregullt.


Adoleshentët më të rrezikuarit


Vartësia nga interneti është një problem serioz, posacërisht ndër adoleshentët. Hjun Jin Sao thotë se të dhënat e vitit 2008 të cilën e ka bërë instituti për statistika në bashkëpunim me një institut mjeksor thotë se rreth 12.8 % e fëmijëve në shkollat fillore kanë fituar vartësinë nga interneti kurse në shkollat e mesme ky shifër arrin 14.7%. Prandaj qeveria koreane ka filluar me hapjen e këshilltoreve dhe programe preventive por rezultatet janë të kufizuara pasi interneti po përhapet me shpejtësi të madhe tek rinia.


Vartësia kompulsive

BBC me këtë rast ka pyetur dr Jerald Blok, një doktor psikiatër, pasi ai mendon se vartësia nga interneti duhet edhe zyrtarisht të përdoret si termin për diagnozë në praksën e psikiatrisë.
"Në literaturë është qartë e spjeguar se cilat janë simptomet e krizës apsistenciale që do të thotë se të mvaret nga interneti duhet ti shkurtohet përdorimi i internetit" Doktor Blok ka spjeguar se si duhet edhe të shërohet kur jepet diagnoza e tillë: Të shikojmë nga larg - cfarë fitojnë njerzit nga kompjuteri? Sipas një teorie për shkaqet e paraqitjes së mvartësisë kompulsive - kur njerzit përdorin internetin duke luajtur loja 30, 40 ose 50 orë në javë ata e përdorin për 3 arsye: para së gjithash për të kaluar kohën, së dyti përdoruesit me këtë zbrasin agresivitetin ose impulset seksuale dhe e treta roli i kompjuterit është të bëjë përdoruesit shoqëri... Përoduesi formon një mardhënie


www.dodadent.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi