Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏

Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏ Empty Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 01, 2009 1:14 am

Të nderuar/a kudo që jeni,punoni e veproni,pa dallim se si po ndiheni në këto kohëra jo çfarë i dëshiruam por andej po shkojmë pa ndashëm shokë e shoqe,zonja e zotëri.



Tani si zakonisht,ju lajmërohem më pak fjalë në hyrje dhe ju lë me komentet tona nga facbook-u,Ueb faqe kjo e cila vetëm tani po bindëm se jo pak kjo faqe elektronike ka lehtësuar programin e Rudina Magjistarit ,,Njerzit e Humbur”. E them këtë nisur nga fakti se këtu në facbook po kontaktojmë,nëse guxoj të them po rinjihem më shokë e shoqe,miq e dashamir/e anë e kënd globit.



Uroj qetësi dhe aspak lodhje në leximin tuaj.



Miqësisht Xuni



Koha për veprim ndryshe po vjen



Jo edhe aq gjatë më kritika e kundërshtim paqësor,ngase tjerët nuk po na kuptojnë për çka koha për veprim ndryshe po vjen.



Të nxirret në sipërfaqe prapaskena politike e cila po dikton politikanët pa dallim partive politike ku po i strehojnë ata për ta kryer punën e tyre si prapaskenë larg mediave të cilat vet i menaxhojnë dhe fare larg elektoratit.

Ajo,pra prapaskena që po dikton është fajtore e gjithë kësaj çfarë po përjetojmë e nuk po mund të ndryshojmë për mirë,ngase hija e tyre është shndërruar në vdekjen e vendit tonë.

A nuk shihni se sapo ta zbulojmë krimin ekonomik,politik dhe atë moral,po kjo prapaskenë politike e terhjek të komprometuarin dhe e sistemon atë në një parti,vend apo pozitë tjetër, madje ndodh më të avancuar se ajo nga ku po largohet për komprometim !!!.

Këtu është defekti të cilin masat e gjëra e kanë vështirë ta kuptojnë për të ndëshkuar drejtë për mes votës së lirë. Kjo e keqe ka bërë që kah do që të sillën kuadrot e prapaskenës i ke aty !!! qoftë në partitë politike,parlament dhe institucione tjera. Kotë po lindin fraksionet formale në prag të komprometimit të partisë në pushtet dje apo sot kur faktikisht ndahen dy klane të njëjtit brumë për të u dukë se ndodhi diqka sa për të i kaluar situatat por jo të dilet nga gjendja e vdekjes politike.

Kjo ka bërë që njerëzit e ndershëm nga fshatari e deri në akademik të mos i futën garës më konkurrencë politike ngase aty nuk ka konkurrencë vlerash por mafish politike dhe jo pakë të ndershëm pa kujdesia e tyre,kjo lojë i ka përplasur si më keq.

Hulumtimi,zbulimi dhe lufta masive kundër kësaj prapaskene që po kontrollon të gjitha partitë politike dhe jetën tonë në këto procese,do ishte e vetmja fitore e cila do ta ndante përfundimisht të keqën e një shekulli nga e mera të cilën e synojmë për shekujt që po vijnë.



Luzern (CH) 31.10.09



Xunë çetta



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Komente nga Facbook-u--



Nga 23.10.09—



Agim Gashi commented on your status:

Eh ore Xun i dashur, po te jemi të gjithë në jetën e realitetit atëherë ne sejcili do ia jepnim çdo kujt atë që e meriton. Por ne jetojmë akoma me ëndërra andaj shumë njerëz ngarkojnë mbi shpinën e tyre atë që nuk e kanë pas kurrë dhe për atë arsye ata janë krusur nga barrët e huaja. Ti e ke bërë mundin andaj edhe e meriton të jesh aty ke e ke vendin.






Xuni---23.10.09--



Po Agim,ashtu është por mos harro se ata që janë vetë ngarkuar më peshën që nuk e mbajnë,beso se shpejtë do të jenë të kënaqur që dikush të i shkarkon gjegjësisht të u ndihmon të shkarkohen por jo tani Agim,interesi për të u mbushur mend është që ata të ngopën mirë nga vetëngarkesa të cilën nuk e përballojnë dot.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Faik Krasniqi also commented on his status...

Freitag, 23. Oktober 2009 14:40:51



Faik Krasniqi also commented on his status:

Flm shume Xun,qe e bashkëngjitë atë teme...




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Fotografitë e Enver Robelli - Kumrovec, tetor 2009---23-24-10.09---



Xhemë Batoi Bytyqi : J B.Tito duket se eshte lodhur, nga ata qe e rrethonin tere diten ne Beograd atebote, prandaj ka gjetur kohe t'i kthehet nostalegjise se vendlindjes dhe botes me te sinqerte, qeneve besnik!...



Enver Rrobelli : E sakt....



Shefqet Cakiqi-Përshëndetje Enver, kur e pash këtë foto mu kujtua filmi- nuk e di sakt sutjeska apo neretva, ku Riçard Bartoni luante rolin e Titos... dhe për të rritur mitin për Titon është një skenë ku qeni kërcen dhe me trup e mbulon Titon që të ja shpëtoj jetën, gjat bombardimit të gjermanve... kjo ka qenë edhe pjesë në histori, madje msohej edhe emri i qenit dhe gjesti heroik... edhe qeni i ka shërbyer në rritjen e mitit ...



Enver Robelli Krejt autokratet dhe diktatoret e kane pasur nga nje qen, me kater kembe, kuptohet, se me dy kembe kane pasur plot e perplot. Te fala, E.



Xuni—



Duhet të jemi shumë të lumtur edhe përse jetojmë më shumë fatkeqësi,padrejtësi,shfrytëzime,shkelje,abuzime e çfarë jo tjetër.

Kur po shikoja këtë album më u kujtuan të gjitha !!! pra edhe viktimat e rivalëve të Titos e në veçanti fati i popullit tonë. Ajo çfarë është bazë,dhe më u kujtua në këtë rast është fakti se duhet lutur zotit dhe zhvillimeve çfarë janë bërë në informimin digjital. Për kaq kohë,kaq mund,kaq shpenzime ne shkuam dhe i vizituam ato pamje të cilat dikur më detyrim duhej të mësonim në shkolla e besa edhe duhej ruajtur pamja në fytyrë se a mos po të shpëton përbuzja e atyre ekzagjirimëve historike.



Ajo çfarë më shtyri të mendoj tutje ishin krahasimet. Pra i mendova këto shtëpi muze të Titos për mbi 40 vite dhe më dilnin përpara pallatet e politikanëve tonë për vetëm jo plot 10 vite shto faktin pa u bërë akoma shtet. Aty këtu më kujtohej edhe ndonjë kriminel i politikës sot si hero lufte dje i cili ka bërë edhe komplekse të atij niveli madje kaluar shtëpizë muze të shokut Toto,më u kujtuan viktimat e rivalëve të tyre dhe fati i atyre që kanë bërë për këtë çlirim vendi më u kujtuan e çfarë nuk më u kujtua por në fund thash : Kështu ka qenë gjithherë dhe se ndryshime pozitive janë vetëm ato të cilat garantojnë se nuk i gëzon ai i cili i solli ato,i gëzon raca e keqe duke pjellor apo improvizuar çlirimtarin dhe viktimën prapa të cilëve vazhdon krimi i atyre në prapaskenë.



Enver Robeli kishte len mungesë qe nuk kishte pasqyruar edhe gjendjen aktuale tek varri i Titos në Dedinje apo ndoshta aty nuk do mund të bëja krahasime ngase këtyre politikanëve tonë nuk po u dihet përfundimi akoma.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Syla Nga Albumi :



Shaban Cakolli : Sylë Mujaj të lumtë ,ke ofruar gjera shume te mira,me se tepërmi me pëlqen kjo e Aleksander Moisiut.



Sylë Mujaj :Ju rritë ndera Shaban Cakolli.



Xun çetta ;

Ju kam komentuar njëherë,por nuk është e tepërt të ju them edhe tani se është punë,vlerë,mund,vepër kjo e cila len gjurmë për brezat tonë që vijnë dhe detyrimisht duhet interesuar ata se në që rrethana ka bërë këtë punë z.Mujaj ?.
Pra po e përsëriti pjesën tjetër : Lumë aj i cili lenë gjurmë pa dallim në cilat fusha të krijimtarisë,publicistike,artistike,historike,politike,të biznesit të pastër apo fusha tjera.




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Enver Robelli Tema : Tu shku në Zvicër –Duke shkuar në Zvicër –



Koment.

Xuni :

Bravo Enver Petrovci Ashtu Robelli. Përkthim i shkëlqyeshëm ky nga shqipja në shqipe. Mirë se vjen në Zvicrën tonë të shtrenjtë dhe demokratike ....



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shpetim Qetta është baqar/e



Xuni

Akoma është herët mos u mërzit se ka kohë.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shefqet Csakiqi 24.10.09. facbook-



Grupi shqiptaro serb i dilerve u dënua me 19 vjet burg



Kishin shitur drogë gjithandej në Evropë

VOZITËSI I SABRI HAMITIT DËNOHET ME 6 VJET BURG PËR TREGTIM NARKOTIKE

Prokuple 05 shkurt 2009




Xuni—



Nuk e di se a më krim është trafikimi apo konsumimi i asaj të zeze doge,thjesht nuk e di,mendoj se krim më i madh është trafikimi ngase infekton të tjerët,por mendja më thotë se ca nga politikanët tonë edhe po e konsumojnë atë.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sylë Mujaj koment Materialin tim video ku Betimi shfleton punen time 25.10.09..



Syle Mujaj commented on your video:

Xun, duhet nje muaj dite pune e parreshtur nate e dite vetem te shfletohen materialet-faktet tua, Instituti i historise se Kosoves time vetem nga keto materiale do te shkruhej ndryshe edhe vete historine e re, fatekeqesishte keto materiale rrine te mbyllura ne sirtare privat, e pershendes nje ekip shkencor qe te bene vizite kortezie e ne marreveshtje te shkojne ne vendin e vete te gjitha keto materiale te vlefshme e krejtesishte virgjine per popullin tim...




Xuni



FLM për gjithë çfarë thoni z. Mujaj,e ke lehtë të thuash dhe vlerësosh ti i cili e din poafersisht se çfarë mban deponimi i materialeve prej veprimtarëve,por e ka vështirë të jap mendim i riu sot i cili mjerisht nuk i dinë sa dhe si duhet këto aktivitete. Për vizita kurtuazie nuk kamë nevojë ngase janë të shumtë ata të cilët edhe historinë për kurtuazi do dëshironin ta bëjnë e jo histori hulumtimi dhe nxjerrje faktesh nga më realet që kanë ndodhur deri më tani..



Syla.

Syle Mujaj commented on your video:

Xun, i nderuar mendova qe "kortezia" eshte kontakti dhe vizualizimi qka ke ti, qka vertet nuk e dine pake veta e nga kjo te kalohet ne bashkepunim te eksperteve qe ju duhen keto materiale faktike



Xuni—



Pikërisht kështu ju kam kuptuar dhe gjithçka ishte në rregull z.Mujaj



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gazetari Ilir Berisga--



Video rrefim Bajram Hajdari i mbijetuar i masakres së Tivarit « Toka jone



Të lumtë z.Berisha,unë kërkoj falje kur po ndodh se nuk po arrij të i shikoj gjitha postimet tuaja dhe tjerëve anëtar të fb-së,por kjo tani thjesht më ka pëlqyer dhe do apeloja që të gjithë ne,varësisht kush ku ka të njohshëm të moshuar e qe do kishin rrëfime interesante mbi të kaluarën tonë të dhimbshme dhe qëllimisht të përjashtuar nga shkrimet historike ta bëjnë tani nga një incizim të tillë ngase këto ndihmojnë jo pak për ta përmbledhur pjesën e shkelur të historisë tonë.



Gaz.I.Berisha –26.10.09-



Gazetari Ilir Berisha also commented on his link:

Faleminderit z.Xun është obligim kombëtar për ta zbardhur të vërteten e masakrës së Tvarit....duhet te paditet serbia për gjenocid ne gjykaten ndërkombëtare dhe këtë do ta bëj Balli Kombëtar i Kosovës

Për të parë fillin e komenteve, ndiq lidhjen e mëposhtme:




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Zana Prelvukaj –Kafja me shkumë Zemra –



Xuni

Nuk e di si u kthjella para kësaj kafeje dhe po shoh zemrën e plotë ngase jam molisur duke parë vetëm zemra të thyera në politikë.

Zana,ta di për nderë këtë moment relaksimi



Zana Prelvukaj

XUN MIRE SE KENI ARDH VLLA I DASHTUN.
MARTIN VLLAU IM TY MA TE PARIT.


para 32 minutash



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Adhurues i Barac OBAMES kontakt fb më 26.10.09---



Koment Xuni



Politika e SHBA –ve sot, pa dallim sa do të i rezistoj presioneve të republikanëve,kjo tani nga një politikë në fluturim drejtë humnerës çfarë ishte ajo politikë,tani po e kthehen atë drejtë stabilitetit të sajë politikë si dhe rregullon raportet e jo balancimit të politikës së jashtme çfarë kishte pësuar SHBA.

Jo vetëm SHBA,por globi do duhej ta gëzon progresin çfarë do ta arrinte kjo politikë nëse e finalizojnë politikën kështu si e kanë filluar.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Guxim Kosova commented on your video:Xunit

MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE NGA VITI 1990, SOLLI KOSOVEN KU OSHT SOT. Kishim heroj darkash e derkash e koncertesh, po kishim edhe heroj mitingjesh madhore, nga ai ne Pallatin Cankar në Lubjanë, ku ishim mbi 9000 shqiptarë, më 20 qershor, '90, me inisiativen e shoqatës ''Migjeni'', e deri tej atij në Wolkhaus, në Cyrih, ku ishim edhe ma shumë




edhe ma të ororganizuar, për herë të parë tok antarsia e LPK e LDK, më 28 11.'90, ku krahas planit kombtar për çlirimin e trojeve nën pushtimin sllav, me nji organizim të mirëfilltë - dikujt i lindi friga, se kush e ku do të fillonte lufta çlirimtare dhe ngutja e tyre ishte të kos vijnë në skenë ideatorët e vërtetë dhe të aftë e me përvojë theorike e praktike, gjoja si nji garë mes LPK-istëve e LDK-istëve dhe treni luftarak mbeti të niset në dy parë binarë: (Pajtohem Xuni )



a).Kosova do të pavarësohet me dialog pacifist, e b) Kosova do të fillojë Luftë Çlirimtare zjarri.

Mungesa e koordinimit të veprimtarëve të vërtetë, të zotët, në praktikë dështoi, ngase Lëvizja vijoi fshehtas, nga droja se po iu merr dikush tjetër avangarden dhe politika pacifiste tjerrte llafe, mbillte frigë në popull, se me luftë nuki fitojmë asgjë, pos humbje! -----XUNI---




Veprimtarët e vërtetë ishin të izoluar e injoruar, nga nisma e LÇ, LPK ishte e ndarë në dy pjesë kundërshtuese, e vetëm një grup pa koordinimin e forcave intektuale, që ishin shumë ma të ngritur se ata, vijoi me disa lidhje me pushtetin e Tiranës, sipas direktivave flutro e bje, e gjatë asaj kohe vakuum deri më 28 shkurt '98, dilte nji Bukosh e paraqitej se do të kishte mbi 300.000 ushtarë - karrshi politikës pacifiste - vetëm të tërhiqej vëmendja e popullit, se ai ishte shpëtimtari! ---(pajtohem---Xuni-)--



Vijoi anarkia politike, derisa në varrimin e mësuesit Tahir Gecit, dolen tre ushtarë të UÇK-së dhe sinjalizuan popullin se ka Ushtri Çlirimtare!

Pas disa aksioneve guerille aty-ktu në Kosovë, Tragjedia e Jasharajve, vulosi fillin e Luftës Çlirimtare, me Betimin se do të luftojmë deri në çlirim të plotë dhe ribashkim me Shqipërinë, që u proklamua prore gjatë luftës, deri me proklamatën e UÇK-së nga vet z. Jakup Krasniqi në gusht, '98, e nga prezenca e dy fraksioneve ushtarake (UÇK e FARK), tok me disa tjera gjoja të pamvarura, ku Hollbruku verifikoi se janë mbi pesë ushtri shqiptare në Kosovë - nga zori i luftës e shtetterrorit serv, pas disa pengesave akute, mes krerëve të luftës sonë, përkundër moskoordinimit të forcave intelektuale e ushtarake, kur mbeti vetëm shpresa e shpëtimit të Kosovës, iu dham krah UÇK-së si e vetmja shpëtimtare, përkundër Betimit, për çlirimin e plotë nga servo-sllavët dhe të ribashkimit të atdheut shqiptar, erdhi deri tek shprehja hamletiane (të jeshë o mos të jeshë) dhe nga frika e fuqive e dy blloqeve Lindje-Perëndim, se do të shkatrroheshin pesë shtete sllave e greke - pas përpjekjeve për nji Drejtori Politike të UÇK-së, qe nga thirrja ushtarake jona, se kush po vie drejtues - u ndryshua plani luftarak, me konferenca politike Rambuje etj., u plotësua ballanci politik Lindje-Perëndim, që vetëm Kosova të çlirohet, e me vijimin shqiptar, do të vijonin edhe dy lufta tjera UÇPMB e UÇKombtare dhe të përbirohemi nëpër labirinthin politik të fuqive edhe të realizohet qëllimi e filluar.( PO___PO—xuni---pajtohem).-




Dihej se nuk do të përkrahej nga fuqitë perëndimore, asnjë luftë tjetër pos LÇK osovës dhe ndodhi shuarja e dy luftave tjera, në Kosovën lindore dhe në Illiridë.

Duhet të thohet E VËRTETA HISTORIKE, se luftën çlirimtare e filloi Familja Jasharaj, deshtem a s'deshtem dhe politika amerikane, solli njohjen e UÇK-së botërisht, me përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përvehtësuar shumë senatorë e deri tek presidenti Klinton, pas vrulleve të parreshtura demostrative shqiptare, piedestaleve politike amerikane - deri me urdhërin e Klintonit, pas Rambujesë, më 24.mars, 1999,




për bombardimin e Beogradit e caqeve ushtarake serve, në Servi-Mal të Zi e Kosovë, për tre muaj rresht (ku mund të bëhej për tre ditë dhe nuk do të kishim ma shumë viktima lufte, se sa gjatë krejt luftës) edhe më 12 qershor, 1999, zbriten forcat e NATO-s në Kosovë, që merret Dita e Çlirimit të Kosovës!

Gjatë gjithë kësaj rrëmuje politike e ushtarake në Kosovë, mbeten jashtloje gati të gjithë veprimtarët e vërtetë, ata ma të zotët e pendes e pushkes (brënda e jasht Kosoves) dhe dolen në skenë, ata që ishin krejt periferik, përveç Familjes Haradinaj e disa tjerave edhe Kosova duhej të zgjatte për 10 vite pas luftës, deri tek kjo pavarësi, me ata që pretendojnë të jenë ma intelektual, se sa intelektualët e vërtetë e të mirëfilltë dhe ashtu deshten edhe politikat e fuqive, të gjejnë vegla të ryre, që mos të iu prishin tymin e duhanit edhe Kosova të mbetet këtu ku osht sot (– pajtohem XUNI-)---




plot kundërthënie politike, plot fërkime flagrante, plot rreziqe nga zbrazja e vendit nga rinia ma shumë se paralufte edhe udhëhiqet me teke e huqe grupive e provinciale - nji Kosovë e mjerë pa punësime, pa ekzistencë fillestare - pa dritë-pabukë-papunë-paarsim të duhur, pa njohje të historisë së vërtetë të Luftës Çlirimtare, pa nji angazhim vlerësimi të intelektualëve të mirëfilltë! Sot osht nji Kosovë shtet që udhëhiqet bashibuzukçe, që iu shkon përshtati ma së mirit dredhive korruptuese e organizimeve kriminale ekonomike e politike!

Postet profesionale i kanë jo-profesionistët, intelektualët udhëhiqen nga jo-intelektualët, e ky osht dënimi ma i madh për popullin e Kosovën e kombin në përgjithësi!

Sa të zgjatë moskoordinimi përsëri i forcave intektuale të mirëfillta dhe ta zgjojë popullin nga ankthi e asgjësimi i vullnetit, se BAC S'U KRY, e të injorohen të aftit e të zotët profesionistë që kemi mjaftë edhe mund të kthehen edhe nga mërgimi, po të vlerësoheshin drejtë, e t'i thirrë VENDLINDJA eja në vendin tënd të punës që zotëron - Kosova do të kamufllojë, deri tek injorimi ndaj edhe Luftës Çlirimtare dhe të flasin edhe fëmijët: ku osht Kosova e Lirë!!!

Duhet një arkiv me aksione konkrete!




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 26.10.09.



Përshëndetje z.Kosova



Unë,nuk e kam ndërmend ta zgjati shumë në këtë koment ndaj gjithë këtyre sqarimeve tuaja dhe këtë nuk e bëj për dy arsye :



1 Tani sapo u zgjova nga gjumi e që rrallë zgjohem kaq vonë ngase mbrëmë isha në një takim konsultativ të AAK-së e cila edhe pse jo anëtarë i saj ata këmbëngulën që edhe unë të asistoj aty përqoka edhe pranova.



2. Nuk dua ta zgjati e as komentoj sqarimet tuaja për arsyen ndoshta të vetme ngase po shihet qartë siç thotë një fjalë e popullit ,shihet nga aeroplani se ju zotëri i njihni rrjedhat e kësaj pjese të historisë së brezit tonë e që mjerisht me prezencën tonë para syve tonë sot po rrezikon të jetë historia më e falsifikuar ndonjëherë, e kjo zotëri nuk na falët për çka kësaj radhe më befasove për mirë.



3. Ajo çfarë është kulmi i vendimit tim dhe mos zgjatjes time në këto sqarime,zgjatje të cilën më kënaqësinë më të madhe e kisha bërë dhe e kisha plotësuar ndonjë boshllëk të sqarimeve tuaja,por ja nuk po e bëj këtë nga fakti se njohurit tuaja më japin të kuptoj se ju tani jeni anonim !!!. Një lojë e tillë më ka kushtuar në një forum anonimësh ku

kam hjekur të zitë e ullirit derisa i kam fashitur kundërshtaret e mijë me maska dhe emra anonim karshi emrit tim origjinal. Ishte e rënd kjo qe tjetri të përjargët si anonim e unë të merrem më ata njerëz të përjargur qe nuk din se kush janë ata. Kësaj radhe më u bë qejfi se edhe pse anonim nuk po del ndonjë kundërshtar i qëllimshëm jo i imi por vetë historisë së rrjedhave nëpër të cilat kemi kaluar më mijëra e veprimtar tani të anashkaluar dhe harruar sikur nuk kanë qenë të gjallë në këto rrugë kaq të përgjakshme...



Thash se nuk po e zgjati por pa dashje nuk e paskam mbajtur fjalën. Më ju z. Kosova shpresoj te takohemi dhe shohim si tutje ngase kjo ishte vetëm fillimi.



Ju përshëndes ju dhe kërkoj falje lexuesve nëse e teprova e kryesisht atyre anëtarëve FB-istëve qe kanë për tema relaksimin më këngë e të ngjashme,relaksim të cilin i jua pëlqej por mendet në kokë më rrjedhat e historisë tonë.



Miqësisht Xuni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 26.10.09--



Guxim Kosova comented on your video:

Përshëndetje z. Çetta!

PO M'I SHKUNDË DARDHAT E DUGTA...(Të kujtohet anekdota e Xhemajl Abrisë)...

Ma se sinqerisht them se krejt rastsisht, shpreha disa nga mendimet e mia ktu sipër, larg asaj diçka për keq, po më nxiten pozitivisht mendimet tuaja, të them diçka, që mos të harrohet e vërteta historike, sepse na prore shprehim nji indiferentizëm ndaj përparsive tona, që patëm nëpër shekuj edhe kemi, si zakon shqiptari, që mos të ngutet të hyjë kurrë i pari në odë burrash, por ua kemi lënë tjerëve, siç shprehej nji mahi - 'le të hyn I Pari, ai që osht ma llaskuc prej goje', kjo shprehje alegorike e pleqve tanë, si mahi apo shpotitje...kurse na gjenerata jonë (e ndoshta edhe tjerat para e shumë para nesh), i kemi lanë të prijnë edhe ata që as përsëafërmi nuk e kanë merituar, duke mos pasur Na uri, ujë në bajraktarizëm edhe kanë hyp cuca e mica në fron, bile edhe iu kemi ndihmuar, se lëre ma t'i kundërshtojmë, apo të ngrehim duele, ndaj atyre që edhe e dinim se nuk kalohet ura me ta, po na qesin edhe në ujë...(ndoshta edhe ky osht fakti pse ngecim prore në histori, e kemi mbetur arrna gjeografike në pesë shtete në hartën ballkanike, sepse mjeshtri sakat ta prishë shpinë, e doktori sakat ta bjen dekën edhe pa pasë exhel)... Tek popujt e ngritur, që ia donë të mirën vetit, e kanë thirrë me qiri e me pishë, njeriun e tyre të aftë e të zotin, që ta zën pozitën që e meriton dhe e çon popullin përpara në progres, sepse armiku ma i madh i popullit të tij, osht ai që zën vendin e pamerituar, kur mjeshtri punon shegert i jomjeshtrit, a ka gja ma keq?




Po dikush i hyp kalit e atit edhe pa qenë hiç kalorës edhe kujton se vet Muja Halili osht! Hahahaaa ouu bre burrë, po ç'më knaqe sot edhe shumë para sotit me shkrimet tuaja, sinqerisht ta them, pa dorëza, pa maska edhepse këtu jam me nji nofkë gjoja guxim Kosova (që ma ngjiten tjerët, e jo unë vetit, se unë jam Nezir Myrta nga Gjakova ku gjindem momentalisht dhe prore ishja e jam e do të jemë gjithkund edhe ishja aty ku duhej të shihej 'të kuqt e macës', besoni se ishja hapur me emër e mbiemër të vërtetë, jo fshehur edhe nëpër: biseda të hapura, kundërshtime edhe në çdo kohë nëpër duele, mitingje e përballje me miq e armiq, kudo në Kosovë, Zvicër Europë e Amerikë derisot), e nuk ke faj kur thua se ke hasë në pseudonome edhe je gjegjë realisht edhe sigurisht se ke pasë edhe pasoja eventuale... Me mendime nuk jemi largas, e ndoshta edhe jemi afër e takohemi për mirë...!

Beso se me ke nxitë pozitivisht dhe shkrova këtu e nuk ndalemi edhe mund të shihemi e bashkojmë veprimet tona vetëm për të mirën e popullit tonë, se burri i fortë ia jep hakun mikut e armikut (kshtu kanë thanë edhe duhet me shkua asaj udhe patjetër) - po as sot nuk mund të heshtim, as na lejon ndërgjegjja, bile edhe po erdhi momenti 'pak pa u praptua kerri', po zor osht me pritë se na mallkon tomli i nanës Kosovë, po s'iu gjetem në prehrin e Saj kur e lypë nevoja!

Kjo nismë e bisedes sonë osht për krejt kombin hapur (joveç mes meje e teje) e duhet të jetë e hapur, që ia them gjithkujt që osht nevoja! Po ndalem e po ta la rendin e fjalës me plot shpresë, se nuk je ai që gjuan stapij në dardhë e qet të papjekura, por shihet se ke përvojë e fjalë burrash - sepse tash na duhen ma shumë se kurrë, sepse dam i madh osht, bile tash mos me u realizua qëllimi ynë, sepse jeta jonë nuk pret e nuk osht ditë zoti 1000 vjet, po ngutu e të bajmë diçka ma mirë... Edhe ata miqtë Tuaj këtu që i pava, dije se janë edhe miqtë e mij! Hin dikah burrë e mos të desim pagojë!...Smile

Me shëndet e me respektin Tuaj!

Nezir Myrta




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 26.10.09.



I nderuar Nezir



Më u bë qejfi dhe thënë të vërtetën u shlirova nga halli në të cilin kisha rënë që nga momenti kur ju ktheva një përgjigje të ngutshme dhe pa u menduar mirë. Unë sapo e lexova komentin vërtetë e hapa profilin tuaj,pash aq sa kishte aty por prap mora guximin dhe shpreha dyshimet e mia se : Ky person qe ka një përvojë dhe njohuri të tillë mbi aktivitetet tona si kronologji ngjarjesh është e pa mundur të mos jetë emër më i njohur për mua nga sa është ky emër Guxim Kosova...

Tani e sa kohë kisha rënë në hallë duke i thënë vetes : Po përse e ula emrin e tij nëse ky vërtet është më emër origjinal Guxim Kosova ???. Po a nuk paska të drejtë të jetë emër jo edhe aq publik dhe njëkohësisht të jetë aq i ngritur në gjykimin e ngjarjeve se si rrjedhën ato ???.jo kjo tani nuk më linte edhe aq të qetë aq më tepër kur e di ,,lirinë e shtypit”,e di formën e persekutimit medial çfarë u bëhet pikërisht aktivistëve dhe veprimtarëve të vërtetë. Mos më e zgjatur shumë,po ndihëm tepër mirë pasi edhe kësaj radhe guximi im për të vlerësuar se jeni anonim apo nofkë madje edhe ta shprehu këtë! tani nuk më shkoj kotë. Ishte nxitim i imi ky por fati e deshi të mos kem gabuar.

Por tani nga përvojat po them se kur njeriu trimërohet shumë gabimin e ka më afër,pra tani pa dashur të ju bëj ndonjë mëkat karriere në emër,thjesht nga realiteti se e njoh edhe Nezir Myrten e Uçës nga Istogu aktivistë i po këtyre përmasave,prap po më shtyn të ju pyes jeni diç në lidhje familjare më të apo veç ju rastis mbiemri juaj?.

Tani z. Myrta ju përshëndes dhe mbetëm më shpresë se vërtetë do të takohemi si dhe shpresoj të vazhdojmë komunikimet më E.Mailet tona private.

Uroj gjithë të mirat Xuni



Përgjigje--



Nezir Myrta ---27.10.09--



Guxim Kosova commented on your video:

Po i nderuar Xun!

Me plot të drejtë shprehni mendimet tuaja, që të mos mbetemi në ndonjë dyshim eventual ndaj njeritjetrit dhe admiroj vigjilencën tuaj, në secilin shkrim edhe këtu dhe nuk keni gabuar aspak, por kjo është edhe një nismë drejtë synimeve tona të përbashkëta... Janë edhe dy-tre persona tjerë me të njejtin emërmbiemër, ai nga Uça e Burimit, me të cilin më lidhë vetëm veprimtaria si shqiptar, e nuk kam ndonjë lidhje tjetër farëfisnore dhe një nga Shtimja në mos gabofsha, që ishte në debat me Kadri Osmanin edhe një tjetër... por nga Gjakova nuk ka tjetër person me të njejtin emërmbiemër, përveç meje.




Unë ishja prof. i Shqipes në gjimnazim e Gjakovës, deri më 1990, ku desh rava në grilla po mos të largohesha në Zvicër, pas një bastisjeje arrestimi që i ika për tym... dhe gjatë luftës mu ka diegë e gjithë pasuria me huj në mungesë timen... Në Zvicër vijova aktivitetin tim me disa paraqitje publike, e mendoja se e vetmja shpresë për çlirim ishte LPK dhe u aktivizova me ta në disa veprime konkrete dhe mitingje publike, por më befasoi ndarja e Lëvizjes në dysh, pa asnjë arsye të fortë, anipse kishte fërkime të natyrës politike e sidomos pas vrasjes së Gërvallajve, më dukej sikur i hipi cubi bardhoshit, sepse nuk më pëlqenin Lëvizje me adresë e pa adresë, mu në kohën kur duhej unitet gjithshqiptar, kur lëvizja pacifiste kishte shtrirë degët kudo dhe ishin me synime të kundërta drejt çlirimit...



Më 1994 emigrova në Amerikë, ku hasa edhe në një turbullirë politike edhe ma të tmerrshme ndër forcat ideo-politike shqiptare dhe duhej një unitet tepër i madh, që të arrijmë një veprimtari gjithshqiptare...



Vijova me publicistikë, poetikë, linguistikë e me mediat shqipe atje në disa shtete (PA ASNJË ANIM POLITIK PERSON I PAANSHËM DERISOT), ku kam faktet audio-vizuele dhe ishte koha, që nuk kuptohenin synimet armike, se:



  1. më 1997, duhej të shkatrrohej Shqipëria, 2. më 1998 të zhbihej Kosova dhe fundshekulli 20., të jetë fundi i historikut shqiptar, që trojet tona të ndahen mes Greqisë e Serbisë, nga Shkumbini...

    Duhej veprim konkret e unitet i madh, që të bashkoheshin shqiptarët amerikan, nëpër terrin ideo=politik të shkuar t[ rrymave që ishin tepër armiqësore njera me tjetren, sa përsëritej thënia e Konitzes, se ''amriku ma i madh i shqiptarëve, është vet shqiptari'', ku duhej një guxim i madh të ndërhyjshe në mes atyre rrymave tekanjoze, që secila kishte të njejtin qëllim, por me forma të ndryshme dhe atyreve u dukej forma ma e rëndësishme, se sa përmbajtja, subjekti i veprimit, që duhej të ishte i njejtë... pas shumë sakrificave arritem, të ringjallim ndjenjen mbarëkombëtare, përmes radiove, mediave, shtypit, demostratave, lidhjeve me administraten amerikane, përvehtësimin e shumë kongresistëve, senatorëve e deri tek presidenca Klinton... derisa iu mbush mendja top që më 24 mars 1999, të bobmardohej beogradi, e caqet ushtarake serbe, që askush as që e mendonte, imagjinonte - se lëre ma të zbatohej në praktikë...shkoi si shkoi ecuria historike jona...e tash jam momentalisht në Gjakovë...po riparoj shtëpinë time personale, se ende ka flakët e luftës... por një odë për mysafir e miq e kam hapur prore! Urdhëroni po jeni afër...

    Nuk e di ku jeni e jetoni e veproni, por do të ishte me interes të njihemi ma përsëafërmi, aderesa ime elektronike: uty7x9@aol.com edhe nr e tel mund ta japi e do ishte mirë të riorganizohemi me veprime konkrete tok me shoqërinë tonë, të bëjmë diçka ma të mirë në aspektin kombëtar... Kjo mvaret nga kushtet tuaja... Dihet se edhe kjo korrespondencë jona është me vlerë dhe nuk hudhen këto mendime tona krejt...ndoshta vlejnë dikund, bile ma shumë se sa disa vepra të dikujt që po mbinjë si këpurdhat pas shiut edhe authorë me nga 25-30 vepra, e kur flet me ta, nuk ta mbushin mendjen as për një recension gazetaresk...nejse, koha do të shkundë degët e saj e nuk besoj se do mbesin shumë vepra në degë...

    Ju përshëndes e shëndet ju dëshiroj

    nezir myrta (keshe guxim kosova:)







Xuni---



I nderuar Nezir



Tani në pa mundësi që ta zgjati,ngase kam shumë mesazhe në privat ku po lidhëm me shumë persona më të cilët na ka ndarë gjithë kjo katrahurë të cilën akoma nuk e kemi kaluar,unë po ju konfirmoj se e lexova mesazh letrën tuaj dhe isha shumë dakord. Më gjerësisht do ju lajmërohem sapo të s’lirohem nga ca ngarkesa dhe obligime që kam.

Ju përshëndet Xuni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 27.10.09.



Bujar ju dërgoi një mesazh—Mesazhi Privat-

Titulli: përshëndetje

"U be një kohe qe nuk kemi folur dhe e ndjej qe dicka me mungon sepse miku im i mirë Xun ju se bashku me gazetarin tjetër te nderuar e te respektuar Ilir Berishën me shkrimet dhe komentet qe vendosni ne fb na e bëni me te këndshëm dhe ndihemi krenar qe jemi shqiptarë .Zoti Xun pata një debat për një mesash qe me dërgoi gazetari Ilir Berisha dhe kishte nje permbatje pak agresive ndoshta edhe pak dhune[ne menyre figurative ]ndaj te majtes shqiptare ne Shqiperi.Une i ktheva pergjigjje ne menyre miqesore e dashamirse dhe u mundova tja shpjegoja por e kuptova qe Iliri kishte komplekse ndaj te majtes shqiptare.Megjithe debatin qe patem ne menyre mjaft miqesore ne vazhdojme te jemi miq te mire dhe ashtu si edhe ty i kam bere nje ftese qe kur te vije ne Shqiperi te vije edhe ne Elbasan tek mua se go te isha me te vertete i lumtur nqs vini ne Elbasan.Miku im Xun jo vetem e djathta por edhe e majta ne Shqiperi ka shume njerez te mire atdhetar patriot qe ne rrathe te pare kene idealin kombetar pastaj ate partiak.Babain tim te dashur Xun e kam pasur partizan mori pushken doli malit dhe luftoi per clirimin e atdheut dhe mbas luftes punoi 40 ne rradhet e ushtrise popullore.Ibesoi idealit per te cilin luftoi e punoi por ky ideal nuk u realizua deshtoi dhe dihen shkaqet dhe arsyet qe deshtoi dhe beri shume mire qe deshtoi sepse hengri vetveten.Por babai im qe luftoi dhe punoj gjithe jeten e vet me ndershmeri e patriotizem dhe i sherbeu atdheut do ta quajme njeri te keq.Une mendoj se jo por une kam mendimin qe ato njerez qe kane krime dhe padrejtesi ne kohen e komunizmit te denohen sipas ligjeve por jo denime masive morale per te gjithe ato njerez qe i besuan idelit por nuk bene krime.Besoj se nuk te kam merzitur me shkrimin qe po te dergoj por desha ti shprehesha dikujt dhe me mire se me ty nuk besoj se kisha njeri dhe e kuptoj se ti me kupton shume mire ne mendimet qe une shpreh lirshem pa kompelkse dhe e respektoj mendimin kunder.Te uroj gjithe te mirat ne punen tende jete e shendet ne familje dhe nje takim sa me i afert si ne kosove ashtu edhe ne Shqiperi.TUNG"

To reply to this message, follow the link below:




Xuni –27.10.09—Mesazhi Privat



Përshëndetje Bujar



Besoj se po të ju postoja ca nga lidhjet e reja me njerëz më të cilët na ka ndarë fati i gjithë kësaj katrahure që po kalon populli ynë,ju do me kuptoni në pamundësinë qe të dëgjohemi t`paktën në çdo të tretën ditë. Dëshira ime është qe sa më parë edhe të ju vizitoj atje ku ushqeja mendjen se po dal këto ditë,por ja se edhe kësaj radhe dështova.

Bujar i nderuar,unë kam një sistem të çuditshëm,kur e fiksoj një gjë sado pauza qoftë edhe më vite unë atë e kam në mendjen time e lere më tani kur lidhjet janë aq adekuate sa që nuk ka si të harrohen gjërat apo obligimet çfarë ja ven vedit.

Më Ilir Berishën,tani shpresoj se shpejt do të jem më i lidhur në mënyrë që ai edhe ta bënë punën e shkëlqyeshme por edhe të mos jetë i një anshëm në stilin e vjetër ku pa tentuar të i dallon njerëzit qofshin të djathtë,të majtë apo të qendrës,ai në persona duhet ta zbulon vlerën tjetër,pra njerëzore dhe atë kombëtare.

Shpresoj të dëgjohemi shpejt,ju përshëndet Xuni



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 26.10.09-

Hale Gjonbalaj also commented on Malesia E Madhe's link:

Jo Zoteri cetta nuk eshte uji desert, uji nga krojet eshte Aperitiv natyror i cili e cel apetitin per mish qingji te pjekur ,maze e zier, tamel delesh te trash, maze nga Bjeshket e Nemuna, buke misri etj etj. ju faleminderit

Për të parë fillin e komenteve, ndiq lidhjen e mëposhtme:




Xuni---



Ashtu është e nderuara Gjonbalaj ke plotësisht të drejtë por edhe nëse nuk jam romansier i mirë besoj se kamë të drejtë ta japi shijen romantike,është kështu apo jo e nderuar ?



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Milaim Zeka ---Videa njeriu në via të bardha..Semafori Prishtinë -vrapimi—



Xuni--

Bravo Milaim,ke aftësi dhe je i lindur për ti ngacmuar pulset tona në mënyrë që të mos bllokohet dhe tulatet truri . E ke menduar dhe realizuar aq mirë sa qe vërtet je i shkëlqyeshëm aq më tepër këtu ku nuk mund të jesh i rrezikshëm për ndofarë qellimi politik apo ...

Të përshëndes Milaim



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Befasia e madhe që do ta mbaj mend shumë gjatë :



Titulli:

përshëndetje

E kam njohur një Xun Çeta (me një t) ne vitin prill 1981 ne spitalin e Prishtinës. Shpresoj te jesh ai edhe pse ne bazete fotos qe po e shoh nuk mund te bej ëlidhje me Xunin e spitalit. Edhe pse për shkurt te gjitha ato karakteristika për Xunin i di e sidomos pjesën e demonstratave dhe për plagosjen. Kemi qene bashke te plagosur ne një dhomë për 5-6 dite.



Pershendetje,
Ismer Mjeku (ky është emri im i vërtete e jo i spitalit)




Përgjigje --

Xuni---27.10.09



Nderimet tona për ju Ismer



Në fillim ju falënderoj shumë për lidhjen qe na bëre,gjë kjo e cila për mua është më shumë vlerë ngase,pasion me ka mbetur vetëm përmbledhje kujtimesh,ngjarjesh etj. Të gjitha tjerat më kanë shkuar si investim më dëshirën dhe vullnetin tim për çlirimin e vendit por mjerisht edhe më i kanë marr pa dëshirën time lloj ,lloj matrapazësh të patriotizmit të cilët tani më po shihen .

Ismet siç ju thash,mua më ka humbur gëzimi,hareja po edhe buzëqeshjet sot këtu në Zvicër nuk i kam aq të embëla çfarë i kisha edhe ashtu i plagosur kur ishim në Spitalin e Prishtinës...

Po Ismet,unë vet jam Xuni ke të drejtë se isha më një t ,pra çetaj ku pas daljes time nga burgu duke menduar se Anton çetta e ka drejtë dhe e bëra edhe unë por e vërejta se edh një t ka mjaftuar.

Ismit unë në spital kam qenë i lajmëruar më emrin Bashkim Shala,por si të ri që ishim dhe pa përvoja por më vullnet të madhe dhe guximtar,ne kurrë nuk e thirrshim njëri tjetrin në emrat e rrejshëm,dmth vetëm jemi lajmëruar disa ashtu por e kemi vazhduar tonën pa anonime.

Ismat tani më intereson të di më shumë për ju dhe ndoshta mund te më kujtohesh edhe cili je,në cilin shtrat ke qenë i shtrirë më trego a të kujtohet një Llapjan i vogël me shtat i cili ka qenë i plagosur në kokë por kishte shpëtuar mirë ngase fatmirësisht plumbi e kishte kapur për shyt dhe sapo u sherua bënte shaka duke thënë : Sa çudi mua më ka marrë plumbi në kokë a Xunin në këmbë dhe ja më i fortë unë se Xuni !!!tani po i shërbej këtij në vend se ky mua. Ishin shakatë e këtij djaloshi.

Pastaj te kujtohet Mjekja Sabrie Bajraktari,Meflydja e cila von kuptova se ka qenë e lidhur me një UDB.ist,pastaj Sadetja etj.

Ismet,tani po nxitoj se po më presin të dalim në një takim shokësh por sapo të kthehem ta dërgoj edhe një pjesë të përshkruar mbi ato ditë nese ju kujtohet një studente e cila më ka shoqëruar në spital dhe na ka shërbyer e ndihmuar të gjthëve natën e parë pra ishte Trandelina Labinishti e cila më pas edhe ajo arrestohet dhe dënohet.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për kujtesën dhe lidhjen tonë në FB pra në facbook se mos po mendon kush se jemi bërë ndofarë spiunave të ndonjë sherbimi,ishte shaka kjo besoj me kupton...

Gjithë të mirat uron Xuni



Përgjigje --

Ismer---27.10.09--



Tung Xun,
Emri im eshte Ismer me (r) ne fund dhe nese te kujtohet kemi pasur disa muhabete rreth shqiptimit te emrit tim. Ne spital isha me emrin Ragip Shala emer te cilin sikur te tjereve na e dhane ne dere te spitalit. Une isha nder te paret qe isha plagosur ne Prishtine diku nga ora 10:30 minuta me vone keni ardhur te tjeret. Une meqe isha pjesemarres te demonstratave qe nga 11 marsi dhe pastaj pas menzes me 26 mars (diten e stafetes)dhe me vone me 1 prill disi u kalita dhe nuk ma merrte mendja se do te ndodhte ajo qe ndoshe, Nejse, une kam qene i plagosur ne kembe dhe krevati im ishte i pari ne anen e djathte dhe nuk ishte ne dy kat. Kjo ishte nje perparesi meqe une hyra i pari ne ate dhome dhe pata mundesi me e zgjedhe krevatin.
Ti ke qene perballe meje dhe te tjeret sa me kujtohen na qene nje burre nga KEK-u me mbiemrin Maxhuni nga Novosella e Vushtrrise, dhe ai djali ir ri nga nje fshat i quajtur Livadice ne kufi me Serbine komuna e podujeves. Ti ke qene nga (rugova) komuna e pejes. Nuk me kujtojet edhe nje tjeter....Me sa me kujtohet ti ke qene i plagosur ne thember, ai llapjani dhe Maxhuni ishin ne koke. Ato motrat nuk me kujtohen edhe pse me u munduar pak ndoshta i sjell ndermend. Une kam qene i plagosur afer shkalleve te menzes se studenteve e ti ke qene pak me larte me sa me kujtohet nga shtepia e delibashiqeve nje shtepi e serbeve qe bene kerdi me 2 prill.
Meqenese nuk kishte mundesi me u ba operacion ika nga spitali te marten me 7 prill, 1981. Meqenese familja ishte ne rrezik, ne mahallen time ne prishtine nuk u muar vesh se isha i plagosur deri vone dhe shpetuam une dhe familja ime pa u denuar. Ishte nje kohe qe nuk dije nga te vjen dhe per te humbur gjurme dhe disa ndjekjeve ika ne slloveni per disa kohe dhe me vone u ktheva ne kosove dhe per fat humba gjurme. Me vone vazhdova studimet, kreva edhe ushtrine dhe pasi u diplomova ne juridik u punesova ne KEK si jurist. Ne Kek punova deri kur na larguan me force sikur gjithandej ne Kosove. Ne fund te vitit 1991 mora nje vize dhe ika ne Amerike. Punova per nje 6 vjet ne gazeten e vetme "iillyria" dhe me 1997 hapa biznesin tim ketu ne New York. Nje biznes Marketingu dhe public relations qe eshte treguar i sukseshem. Per komunitetin shqiptar ne SHBA tash 13 vjet botoj nje liber Albanian Yellow Pages, nje botim qe tek ju njihet si Gelbe Zeiten, pastaj kryesisht merrem me promovimin e produkteve dhe vlerave shqiptare ne opinionin/marketin Amerikan.. etj.
Jam i martuar dhe kam 2 femije: Rina 9 vjeçe dhe Kroni 7vj.
Sikurse ne Kosove edhe ketu ne SHBA kam qene pjese e te gjitha aktiviteteve dhe ngjarjeve me te rendesishme dhe vendimtare per fatin e Kosoves. Nuk po te merzis (ushtu sic shqiptaret zakonisht i kan qef-levdatat) sepse sot encryption sistem i internetit i ka zvogluar levdatat (rrenat) qe dikur njerezit kan mundur t'i bejne. Sot te gjitha jane publike vetem nje search ne google dhe mjafton. Nje pune e madhe cfaredo lloji po nuk eshte publike eshte e pavlere.... Tjeter kohe ka qene ajo e viteve 81.....
Perqafime,
Ismer Mjeku
New York




Xuni--



Më nderime Ismer



Unë para pak kohe ju postova një përmbledhje reagimesh mbi ngjarjet 1981 për të cilat po spekulojnë bash ata që nuk janë aktorë të këtyre ngjarjeve pa përjashtuar disa emra të cilët ishin aktor,por mjerisht kurrë nuk than asgjë veçse po i shfrytëzonin si dekor prezencën e tyre në media të kontrolluara më tretman shumë special.

Ismer,unë shikova albumin tuaj në profil,pash fotot e femive tuaj u rritshin ata më prindër dhe e ndiesh i lumtur më ta.

Unë po ashtu kam dy djem Dardanin 10 dhe Ilirin 8 vjeç.PO jetoj këtu në Zvicër më ca fluturime të herë pas hershme andej për Prishtinë. Ismer,më duhet ta pranoj se të gjithë me thonë se kam memorie të theksuar por kësaj radhe ma ke kaluar. Unë kam kujtimet e asaj dhome në spitalin e Prishtinës,dhe shumë nga debatet serioze po edhe mahitë që i bënim pasi u këndellëm pak,por thënë të vërtetën ju kam përshtypjen se po ma kaloni...

Tani emri juaj i rrejshëm si pacient po më kujtohet a e paskam pas harruar bile pjesë e shakasë tonë ishte kjo kur i thoshim njeri tjetrit Kusheri nga fakti se ti ishe i lajmëruar me Ragip Shala a unë më Bashkim Shala,tani kjo më kujtohet mirë. E paskam harruar atë të plagosurin nga fshati Magjunaj po edhe mbiemri aty afer Novosellës se Vushtrisë që tani po më kujtohet si sot. Unë u mbahesha si i Rugovës për të humbur gjurmë a isha nga Komunja Istog-tani Burim .

Nga Rugova nëse të kujtohet e kemi pas musafir në dhomën tonë i cili vinte nga dhoma tjetër pra një Hysen Kurti ish poliic në rrethin e Gjakovës i cili ishte plagosur jo më armë zjarri nga demonstruesit e që shumë nga ne aty filluan e po dyshojnë se mos na kanë sjellur këtu më detyrë të caktuar e që unë pa e njohur aq mirë thash nuk e besoj,ngase ja njoh një vëlla i cili nuk besoj të jenë gjak i prishur.



Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏ Empty Re: Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 01, 2009 1:16 am

Unë kam qenë ballë për ballë mëju,pra unë në hyrje majtas ju në hyrje djathtas dhe që të dy të plagosur në këmbë po edhe në të njëjtin vend atje prapa mensës bash në rrugën kryesore qe qon tek shtëpia e ati Serbit i cili pat bërë kerri më snajperkë dhe ju djeg shtëpia pas andej .



Ismer,ne dëgjohemi dhe më beso u kënaqa me memorien tuaj kaq të kthjelltë që ke ngase shumë nga shokët po më shqetësojnë më harresat.

Tani do isha shumë i lumtur nëse mund ta gjej edhe ndonjërin nga ata më të cilët kam qenë i mbyllur në një zyre të referentit të konviktit Nr .4 kur na kanë sulmuar më lotsjellëse dhe na detyruan të dalim duar lidhur mbi kokë. Kjo do ishte jo pak interesant për ditarin tim nëse kam fat e kontaktoj me ndonjërin nga ata e dikur kam pas dëgjuar apo lexuar njërin nga këta por ja nuk e di si më ka mbetur pa evidentuar .



Ju përshëndes dhe uroj gjithë të mirat Xuni



xx------------------------ -----

Komentim albumit të Ismer Mjakut :



Driton Mjekiqi----



Tung IsmerQenkan rrit fëmija -mashallah, edhe u paska hije vesha kombëtare.Shpresoj qe ti e familja jeni shendosh e mire.Pershendetje



Ismeri—përgjigjet---



Tung Driton,



Po,po rriten ,Rina pardje ka pasë ditëlindjen, 9 vjece, kurse Kroni i bënë 7 me 14 nëntor.
Veshja kombëtare ishte një paraqitje e rastit me grupin folklorik nga SHBA që morën pjese ne një festival; kombëtar ne Mal te ZI (Rapsha 09) muajin e kaluar.
Ti si e ke familjen? Për pak nuk u takuam ne Kosovë muajin e kaluar.apo jo.
te fala Ismeri




Xuni—Koment albumin--

Ju përshëndes Ismer dhe uroj rritje të shëndosh për fëmije tuaj njëkohësisht ju u dëshiroj shëndet të mirë dhe qetësi në jetën tuaj.



xx-----



Xuni dërgon materialin mbi ngjarjet 1981.

Përshëndetje Ismer



Ja këtu diku ke atë pjesë e Spitalit në Prishtinë,kjo është një dërgesë publike çfarë i bëj në E.Mailet private në mbi 500 sosh.



Ismer----



From: imjeku@aol.com
To: xun26@hotmail.com
Subject: Re: Përshëndet Xuni -material
Date: Tue, 27 Oct 2009 10:31:55 -0400

Faleminderit Xun,


E mora do ta lexoj me vemendje dhe te shkruaj pastaj



Xuni---27.10.09--



I nderuar Ismer ,mos u ngarko dhe lexosh më nxitim,unë tani e gati e 5 vite dërgoj përmbledhje të tilla mbi aktualitetin politik,tani mezi e gjeta këtë qe më nevojitej për ju mbi ngjarjet 1981.

Pra fare ngadalë dhe me qetësi absolute i lexon si dhe ju bëj me dije se pjesën tuaj me duhet ta futi në ditarin tim kuptohet pa e humbur autorësinë e memories së lakmueshme.



Ju përshëndet Xuni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx





xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gazetari Ilir Berisha Video 27.10.09—

Flasin Ballistat Shaban dhe Milazim Hasani (Bujaku) fsh.Bequk-Mihaliq si dhe Dr.Ahmet Mulliqi



Xuni----

O mos u ndal Ilir Berisha bre se mjaft janë injoruar e besa edhe shtypur rrëfimet autentike mbi fatkeqësitë e popullit tonë. Por edhe kujdes Ilir së në shpejtësi përbirohen lëshime që mund të jenë jo edhe aq të frytshme,them përbiren ngase praktika ka dëshmuar se nganjëherë bëhen të pa evitueshme lëshimet të cilat kushtojnë.



Gazetari Ilir Berisha—Betimi për ta vazhduar---

Anëtarë të kryesisë së Ballit Kombëtar dega në Vushtrri Ilir Berisha Emin Ibishi Tahir Murati vizituan familjen balliste të Hajzer Hysen Bojkut në Druar të Vushtrris

Kohëzgjatja:3:13



Xuni—

Dashtë zoti e po kthehet besa dhe betimet në mesin e popullit tonë



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shaban Cakolli-- HASIJE SELISHTA



U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.

Veprat

1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”



Komentetr—



Sylejman Sylejmani –

Vërtet eshte kjo foto e Hasijes,Z.Cakolli?



Ismet Mehmetaj—

Këtë pyetje da ta beja edhe une Sulejman



Shaban Cakolli-

MENDOJ PO;NDOSHTA KA NDODHUR NDONJE NGATERRIM;KURSE POEZIT PATJETER JANE TE SAJ



Xuni----

Shaban i nderuar,nuk ka këtu mendoj po,ndoshta ka ndodhur ndonjë ngatërresë !!!. Jo Shaban ngase më foto nuk luhet.



Shaban Cakolli –

Shaban Cakoli also commented on his note "HASIJE SELISHTA":

duhet te keni mirekuptim,une nuk i njoh te gjithe krijuesit,kam kerkuar foton e saj ne net dhe e kam gjetur me kete emer,e rendesishme eshte une ia kam botuar krijimtarine e saj me vlere,nese ju e njihni keni duar te lira te e veni ate foto,ose te ma dergoni e vej une vet.Ndryshe mos te kem keqkuptime ,une i kam lene lojerat,nuk jam ndonjeri qe luaj me personalitete.



Xuni---

Mjafton ky sqarim i nderuar Cakolli por megjithatë kujdes se mund të jenë dy e më shumë Shaban Cakolla



Shaban Cakolli n--

Shaban Cakoli also commented on his note "HASIJE SELISHTA":

JO KUJDESE;POR ME KETE EMER E MBIEMER JEMI TRE;MUND TE KETE EDHE DY EMRA TE NJEJTE ME AUTOREN NE FJALE;DHE PER KETE THASH MUND TE JEM NGATERRUAR NE FOTO:




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Alexander Beca also commented on Merxhan Avdyli's ngjarje...

Dienstag, 27. Oktober 2009 16:37:11



Alexander Beca also commented on Merxhan Avdyli's ngjarje:

te doli fjala ime o Xun i nderuar, fala deti ne jug te detit jone, u fal toka tek vitija, u lidhen me se 40 krushqi me serb nga veriu i shkodres so oso barotit, o Xun, po na matet pulsi do merret veriu se shpejti o i nderum,...veq prite, ama pushka do kercas dhe kur te kercas, hashimi kurva duhet te ja bej vehtit vendin se bira pese grosh do ti bahet,...shnet




Xuni---27.10.09--

I nderuar z. Baca,veç sa për ta konfirmuar se i lexova shqetësimet tuaja më çka ju kuptova shumë mirë,por ju garantoj edhe kështu pa kompetenca që jam se ne kemi kaluar situata e situata dhe nuk kemi lejuar humbjet aq katastrofale sa që të kalojmë në dëshprime për ardhmërinë tonë si komb. Këtë e di se e dini edhe ju,ne kemi pësua shumë në disa pika tjera por jo në bërthamën e problemit,a shqetësimet gjithsesi janë të arsyeshme.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Dienstag, 27. Oktober 2009 18:01:36

Lirim Hajredini commented on Koco Danaj's status that you liked:

Armiku ka nisë të na pyes gjithnjë e më shpesh çka do bëjmë ne Shqiptarët kur nuk do të na përkrahin SHBA-t. Vallë, a duhet edhe elita shqiptare të nisë ta parashtrojë këtë pyetje dhe të nisë të mendojë për alternativa të mundshme të përkrahsëve. SHBA-t ASNIHER nuk na kan dashtë nuk na duan dhe nuk dot na duan veç se tani kemin ndodhur në zonën e tyre të interesit. E siç e shohim në veçanti kohëve të fundit zonat e interesit ndryshojnë në botë. Cila është alterantiva e Shqiptarëve kur më nuk do të figurojmë në "radarin" e SHBA-ve. Bashkimi nuk është i kontestueshëm, pyetja është çka pastaj, si do të jetë ai bashkim i qëndrueshëm në afat të gjatë (ne edhe më parë jemi bashkuar dhe pastaj menjëherë atë bashkim e kemi hup në tryezë se nuk kemi pas aleat). Cila është alternativa e shqiptarëve nëse hipotetikisht nuk i kemi SHBA-t pas.




Xuni---



Të lumtë z. Hajredini vetëm kështu bënë llogaritë e sakta lapsi i politiko-diplomacisë ndërkombëtare ,laps ky i cili për shqiptarët gjithëherë ka qëlluar me maje të thyer,përkthyer në kuptimin e plotë pa fjalor politik do të thotë kemi qenë pa trurin politiko-diplomatik..

Kjo nuk do të thotë se po ndjellim zi dhe ftohjen e SHBA-ve në interesat e tyre këtu,por ato interesa lëvizin pa i vërejtur politikanët tonë të cilët mjerisht akoma janë pa trurin politik.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Nga Agim Viniqi---



Qytetari pa identitet

Klithi edhe një herë,

se ndryshe nuk dinte

dhe ua mbathi këmbëve,

si një maz lakuriq, i lazdruar,

ashtu si e kishte lindur nëna.

E përbiu qumshtin e jetës

dhe harroi nënës ... , nënë t’i thoshte

Ai shqip fliste por ia ktheu me kosovarishte

dhe keshtu e humbi atë që e kishte

as shqip, as atë tjetrën që e belbëzonte ndryshe

dhe çuditërusht shumë shpejt harroi se ç’ishte.




Agim Vuniqi



Xuni—



Kjo për mendimin tim është: Mesazh,poezi,satirë,thumb,është gjithçka për ata që kuptojnë mesazhin e sajë apo këtij shkrimi.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Gazertari Ilir Berisha –foto album veprimtarësh 28.10.09..



Vizitat që Balli Kombëtar Dega ne Vushtrri i bënë në familjet e luftëtarëve veteran të Ballit Kombëtar



E kemi prioritet në programin e punës së degës tonë për këto vizita ne familjet të cilat kanë dhënë shumë dhe kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar. Për të hedhur dritë mbi luftën që është bërë në atë kohë dhe sa do kudo të ngjallen shpresat për të mos e ndier veten te harruar se paku,këta heronjë të gjallë të krenarisë kombëtare shqiptare. Prandaj nderi dhe respekti ndaj tyre është edhe respekti për kontributin e tyre ne luftën për liri ...



Foto 1

Mufail Murati djali i luftëtarit te devotëshem për liri Sefer Murati - Bequku
Prej Fshatit Bequk komuna e Vushtrris




Foto 2.

Mufaili me Babain e tij



Foto 3-

Behar Mustafa ,Demokracia në veprim dhe Ilir Berisha Nënkryetar i deges së Ballit Kombëtar për Vushtrri



Foto 4-

Hetem Asllani,me flamurin e Ballit Kombëtar i mbijetuar i masakres së Tivarit
prej fshatit Gllovotin komuna e Vushtrris,Tahir Murati anëtar i kryesisë dhe Ilir Berisha nënkryetar i Ballit Kombëtar dega vushtrri




Koment



Xuni-

Siç i vizitoni dhe përkujtoni aktivistët e djeshëm sot,ashtu ju vizitofshin dhe përkujtofshin aktivitetet tuaja nesër. Ju përgëzoj për punën që po bëni



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Zekë çeku--

SOT U BE PROMOVIMI I KATALOGUT TE PARE TE TURIZMIT NE GJAKOVE, I PERGATTIUR DHE KOORDINURA NGA OJQ 'ARTEZA' DHe 'PROMO' NGA GJAKOVa, PeRKRAHUR NGA KUVENDI I KOMUNES SE GJAKOVES DHe ORGANIZATA GEJRMANE FRIDREICH EBERT.



Xuni--



FLM z.çeku,më bëhet qejfi kur shoh se sadopak po ndodh diqka e tillë në Kosovë. Uroj që edhe tjerat qytete ta marrin model Gjakovën dhe lëvizin diqka të ngjashme.



Zeka—

Zekë Çeku commented on his link:

Te falënderoj Xun. Te them te vërteten unë jam shume i gëzuar për këtë Katalog, ngase qe tani kemi mundësi qe këtë publikim te vlefshëm ta shpërndajmë brenda dhe jashtë, dhe kësisoji te promovojmë me mire Produktin Turistik te Gjakovës dhe Valbonës.




Zekë çeku--

Zekë Çeku commented on his photo album:

Ne fjalen time te rastit gjate Prezantimit te Katalogut, u shpreha se "Edhe Prishtina dhe qytetet tjera te Kosoves duhet ta kene zili Gjakoven per kete pune te mrekullueshme". Kete e thashe me plot mend dhe jam i bindur se kam patur te drejte. Personalisht, jam shume i kenaqur dhe mirenjohes te gjitheve qe kan kontribuar ne kete Projekt teper te rendesishem. Na qofte me fat te gjitheve!




Zeka –

Zekë Çeku commented on his photo album:

Te falënderoj Linda, është obligim dhe kënaqësi qe sadopak ti kontribuoj Zhvillimit te turizmit ne Vendin tone, te bekuar nga Perëndia.




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Linda Lulgjuraj- Këngë për Zef Hotin---28.10.09--



Xuni---

Bravo Linda ,ishte kënaqësi ta dëgjosh dhe pushosh shpirtin pak,për ta vazhduar në tjera zhanre,pra publicistike.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Syl Mujaj---Punim më kuptimin mesazh –28.10.09--



Kosova sot ka miq,u çlirua nga pushtusi por mos t`i harrojmë, varret e hapura qe presin kthimin e me te dashurve, fëmijët, prindërit babe e nenat tona... Kush ka me shume flamuj shtetesh se ne Kosove,kush ka me shume flamuj partish e klanesh se ne Kosovë, kush ka varre te hapura që presin edhe sot si ne Kosove. Duam kthimin e "ëndrrave Tona", ....



Xuni—

Mos të na shtohen të ligat se këto çfarë janë dhe sa jonë edhe do i kalojmë disi o z.Mujaj që më të drejtë po përkujton situatën më ato punime për plotë mesazhe.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Koço Danaj---27.10.09 ora 7-30 h



Në oren 10.15 dhe ne oren 16.15 jam ne TV ALSAT. Interviste per ceshtjen shqiptare ne rajon dhe cfare duhet te bejne ata, per mundesine e shperthimit te Bosnjes dhe pasojat per rajonin, per nacionalizmin e Gruevskit dhe inferioritetin e politikes shqiptare, per projektmarreveshjen me Greqine dhe erresiren rreth saj dhe ne fund, per bashkimin e shqiptareve si nje domosdoshmeri per te mbetur shqiptare



Koment.



Naser Kuka commented on Koco Danaj's status:--28.10.09.

Nuk e besoj se gjendet ndonjë tryeze ne bote qe do ti ndante shqiptaret, nëse bashkimin, vete apo me te tjerët, do ta bënim realitet. çështja është, për mendimin tim, si ta bëjmë bashkimin, si te bashkohemi ?
Rënia e murit te Berlinit, dominimi i NATO -s mbi ish boshtin lindor, procesi i shperbërjës se ish federatës jugosllave,... e kanë dëshmuar se qendrat e vendosjes ndërkombëtare, edhe Amerika, i njohin dhe i pranojnë realitetet e krijuara ne teren.




Xuni-28.10.09—



Përshëndetje z. Kuka



Më pak fjalë por filozofi e madhe kjo që thoni ju.

Pa dyshim pajtohem,por mjerisht jo bashkimi po ndodh pikërisht kur po ulemi dhe bisedojmë për të u bashkuar...Po z. Kuka,aty po hasin në kundërshtim dhe përdorin prapaskena nga më të ndryshmet njerëzit e pushtetit ndaj atyre që donë shtet të bashkuar.

Nuk po shprehu vetëm një alergji çfarë kam krijuar ndaj atyre burokracive karrieristësh që nuk lënë gjë pa bërë vetëm ta marrin pak pushtet pa asnjë gram shteti, por po ju them një realitet të cilin ju dëshmoj në të gjitha variantet se të tillët nuk po lënë të behët bashkimi. Nuk na pengon aq shumë faktori ndërkombëtar sot sa na ka penguar në të kaluarën,ngase siç përshkruani ju tani janë tjera rrethanash dhe tjera mundësi,por mjerisht sot pengesa vjen më e madhe se në të kaluarën nga vendorët...

Krejt mashtrimet po vijnë në emër të lirisë,demokracisë dhe lëvizjes se lirë të qytetarëve të dy shteteve të një kombi,por ama liri,demokraci për të vendosur vet me vullnetin e popullit,kjo nuk po vjen,jo z.Kuka nuk po vjen ngase pak pushtet në shkëmbim më jo bashkimin po i kënaq të mjerët e rindarjes së kombit tonë.



Mesazhi Privat:



Përshëndetje Naser

Më u bë qejfi që ju lexova këtu dhe tani bëra kërkesën e lidhjes tonë. Ju përshëndes dhe uroj gjithë të mirat.



Përgjigje:


Përshëndetje

Shkrova aty vetëm se e pash emrin tënd. E kam respektin e veçantë .
Si je, a je mire.... Te familjes si i ke
Xun, ne njihemi. I njohim qëndrimet e njeri tjetrit. Nuk ndryshojmë ne qëndrime e as ne vizion. Kjo dihet!
Për ty dhe familjen, respekt te përhershëm!




Xuni-

Përshëndetjet dhe respekti ynë i ndërsjellë



Naser Kuka---

Naser Kuka commented on Koco Danaj's status:

"Tane jeten u munova per me e ba shipnine shypni, por zamet qenka bre" (gjithe jeten u perpoqa qe Shqiperine ta bej Shqiperi, por veshtire qenka, bre) - Idriz Seferi.
Shqiperine Shqiperi e bejne, duhet ta bejne vete shqiptaret, vete ne.
Konjukturat politike ndryshojne,...




Xxxxx



Naser Kuka ka komentuar photo album tuaj:-Materiali gjyqësor---30.10.09.

O Xun shqi. Po pse more i ke nxjerre gjithe keto dokumente. C'te eshte dashur?
Nuk je emer anonim (i panjohur)




Xuni--

Naser,nuk kamë nxjerr asgjë nga arkivi jo,mos e ke kasavet këtë ngase edhe Abdullah Kënaçi ma terhjeku vërejtjen që të mos nxjerri gjëra më vlerë nga arkivi. Këto vetëm dy minuta në 20 orë incizime sa për të ju përkujtuar falsifikuesve se historia nuk bëhet nen maska besoj se nuk e prishin arkivin o Naser. Tani ndoshta po më detyron që të tillë maskave të ju përplasi edhe një fotodokumënt pastaj një video incizim ku edhe ju personalisht jeni aty në kohën sa ishe i ngarkuar në sektorin për armatim ose çështje të kësaj natyre,flas për kohën e hershme parasë të emërohet A.Krasniqi Ministër i mbrojtjes. Është kështu apo edhe unë po falsifikoj si ata nen maska ???.



Naser Kuka ka komentuar photo album tuaj:

ahahahahaha
je i veqant, i mrekullueshem o Un




Syle Mujaj ka komentuar photo album tuaj:-tek materiali gjyqësor –30.10.09-

Xun, keto materiale kishin edhe emra brenda, qe mund te jene diku te paluar ne ndonje parti politike te aparatit shteteror, por le se ja ke qelluar por figohem qe nuk kane kohe ti lexojne, sepse e kane lane kombin e po meren vetem me APARATIN, keto shkrime apo akte deshmie, jane fakte e faktet e mbeshtesin qdo kend per muri, apo duhet te heshtin, apo duhet nese kane njerzi edhe te ikin, por q`ti beshe asaj fjale te urte "se nuk kemi shqiptare per ti humbur",duke ju thurur lavdi maskave te vetme te fillimit te luftes ne Drenicen legjendare edhe ata me maska menduan se do ti haj populli por fatebardhesishte e pane edhe vete sa eshte ora ...menduan e qka nuk menduan maskat e fundit ishin turpi i vete maskave", por q`ti bejsh duhet te presim apo ti "lutemi" merre pake te vertet" te verteten ne dore apo ndegjo more oooooooo a je je njeri......



Xuni 30.10.09--

Po,veç sa e pata filluar ta publikoj tërë materialin gjyqësor prej rreth 200 faqesh,por ja se u ndala dhe mbeti kështu siç po e shihni tani .Jo pak njerëz i di ku janë sot,çfarë bëjnë ata dhe kush çfarë ka qenë dje. Kam foto me ta,tani pas lufte po edhe intërvistime që ju kam bërë disave nga ata pa lakuar emra gjykatësi apo inspektori,kam zbuluar gjëra sa që të i shikosh dhe dëgjosh,ti mbetesh pa mend o Sylë,po a po e sheh se nuk ka shtet dhe as organe gjegjëse të këtyre problemeve,a ne në anën tjetër nuk jemi për hakmarrje të asfarë varianteve. Unë flas për mendimin çfarë kam ndaj këtij problemi mjaft akut,i cili ligjërisht donë zgjidhje në të kundërtën hakmarrja do fillon ndaj atyre të cilët morën pushtet u lidhën më po të tilla struktura dhe drejtësia u avullua. Ti Sylë thuan arkivi,faktet etj,unë po të them se këto janë vetëm nëse vjen ligji dhe respektimi i tij si dhe vjen drejtësia,në të kundërtën mbyllën faktet,mbyllet arkivi në pritje të drejtësisë dhe fillon përmbysja e atyre që tradhtuan idealët tona,tolerancën tonë dhe vet besimin e popullit për më mirë...



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Syle Mujaj commented on your video:--28.10.09--

Edhe mua po me kujtohet Nezir Myrtaj i Zvicres, te ky njeri ka shume gjera qe padyshim, janë te nevojshme për opinionin se shpesh ka qene i ngatërruar me Nezir Myrten e anës se Istogut, pajtohem se ndarja e lëvizjes shkaktoi një amulli te pa pare ne mërgatën tone,....Mund te bisedohet për këtë teme prap duke shprehur respekt ne familjen Gjemaili, familjen Mala....ne kontributin e tyre te pa epur...


Nezir Myrta –



Guxim Kosova commented on your video:

Po i nderuari Syle Mujaj, emrat mund te ngatrrohen, por jo veprimet, qe dihen e do te dihen edhe ma mire, se eedhe ti me kujtohesh nga Zvicra, nese je ai Syla nga Rugova, qe ishe ne burg ne Nish...kam respekt per ty i nderuar... Flasim e bashkpunojme edhe ma shume... Ndarja e Levizjes ka pase shume pasoja qe po ndihen derisot... duhet skjaruar disa gjera shume mire e kthjellte, se kurr nuk asht vone te dihen te vertetat historike, sa ma heret aq ma mire...

Nderime!

Për të parë fillin e komenteve, ndiq lidhjen e mëposhtme:




Xuni--



Sa lidhjet dhe rilidhjet më shokë janë bërë tani këto ditë more Sylë është e pa besueshme. Tani ato në mesazhe private dhe E.Mail letra nuk po mund të i plasoj për informim e as për komentim.

Më është lajmëruar një aktivistë i plagosur në të njëjtën ditë më mua,në të njëjtin vend afër mensës se studentëve dhe që të dy në këmbë,që të dy në një dhomë të spitalit në Prishtinë dhe për çudi që të dy të lajmëruar në spial me mbiemrin Shala siç na preferonin motrat që të mos japim emra origjinal.



--2—

Ja sa po u lidha më Naser Kukën—



3.Sylë,më dërgesën e parë çfarë i bëra z.Myrta beso ndoshta e ke vërejtur,kam pas rënë në hall dhe i thosha vetës : Sa i marr që jam,kësaj analize ja ula autorësinë pra Guxim Kosova!!! Ky është mëkat i ime që nuk më falët,nëse autori vërtet del si Guxim Kosova,ku po mbetëm unë ? e pyeta vetën. Kur më ka lajmëruar Neziri dhe pash se nuk kam gabuar në vlerësime,beso dita ka shndrit për mua që rrallë ndodh të jam aq i lumtur.



Syla—

Syle Mujaj commented on your video:

o mos ma lesho Naser Kuken po ku gjendet aj burre, te lutem pershendetma, sa mire kur njerzit pa hak e pa hile jane ne kontakte nate e dite, veq perpara




Xuni –4-

Ja sapo ma dërgoj mesazhin :



Për: Përshëndetje

Shkrova aty vetëm se e pash emrin tënd. E kam respektin e veçantë .
Si je, a je mire.... Te familjes si i ke
Xun, ne njihemi. I njohim qendrimët e njeri tjetrit. Nuk ndryshojmë ne qëndrime e as ne vizion. Kjo dihet!
Për ty dhe familjen, respekt te përhershëm




Pra lidhu edhe më Naserin o Sylë.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Shefqet Cakiqi—



Përshëndetje për Sadri Ramabajën


Bravo Sadri të lumtë për debatin parazgjedhor në Prishtinë në RTK, të gjithë po konstatojmë kaosin në komunikacion, mungesën e ujit, papastërtia, ndërtimet dhe mbindërtimet pa leje… të gjitha këto gjatë mandatit të Isa Mustafës e Isa Mustafa prapë kandidat për Kryetar të Prishtinës… në n...jë Kryeqytet normal dhe në një shtet normal nëse këto konstatime janë të vërtetuara, kryetari ish dashtë së paku dhe së pari të jap dorëheqje … e assesi të rikandidohet për kryetar të Prishtinës…Përshëndetje Sadri dhe të lumtë për prezantimin e shkëlqyeshëm në debatin në TV



Xuni—



Po Shefqet,Sadriu ishte në nivel dhe më erdhi mirë që po i kthehet origjinës politike për të mos thën tani idealeve tona ngase politika po ndryshon tonet e sajë.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Sylüe Mujaj

Nexhmedin mbahu se duhet te funksionoj jo vetem Mitrovica por dhe kufiri me serbine, se bashku do ti qelim edhe disa pika tjera kufitare qe "serbet e pa diciplinuar ti dathin kepucet ne kufi", nese duan te hyjne ne kosove, pershendetje e te punofte mendja e shëndeti



Koment.



Xuni –



Sikur të mos e kishe terhjekur temën para gati tetë orësh ku e komentova Spahiun ndoshta,po e perseriti ndoshta ?,Fehmi Berisha nuk di ishte kaq i vrazhd

Komenti im i shlyer bashkë më temën ka qenë :



Sylë,Nexhmedin Spahiu ka pas ca personalitete të fotra dhe publike të cilët jan prononcuar fuqishëm për Nexhin,etiketa qe po vazhdon mbi personalitetin Spahiu se është jo nacional e kombëtar por se është një hibrid i një Kosovarizmi,tani më duhet ta hjeku pak atë dozë dyshimi dhe ju thëm se Nexhmedini është patriot madje i dëgjueshëm i cili ka pranuar ta luan rrolin e atij hibridi politik vetëm për të i zbuluar ata të cilët do ta përqafonin atë. Këto politika si matje impulsesh dhe zbulim karakteresh jan luajtur gjithherë kur nuk ke mundur ndryshe të ballafaqohesh me të pa rrugët.



PS.

U terhjek tema dhe pas tetë oresh u plasua tjetra



Koment



Xuni

Përshëndetje Sylë.



Besoj,e din realitetin se Xuni nuk u shkon shkel e shko këtyre publikimeve në përgjithësi jo vetëm në facbook,por edhe në gazeta,revista ,radio,TV programeve etj.

E vërejte se sa drejt e kapa faktin se Guxim Kosova mund të jetë një emër anonim,ngase ishte në nivel të atillë sa që nuk mund të mos e kisha dëgjuar ndonjëherë. Pastaj e vërejte se sa keq u ndjeva kur Halil Matoshi terhjeku temën bashkë më komentimet tona... Tani sylë nuk më vjen mirë të terhjeket tema vetëm kur nuk e pelqen komentin. Unë nuk e di përse u terhjek tema juaj mbi Negjmedin Spahiun,temë kjo të cilën jo pa qellim e komentova në atë mënyrë dhe tani nuk figuron tutje ajo,pra ushlye ,tani e postove tjetrë.

Xuni-3-

Unë do doja te zbuti dhe mendoj më arsy qendimin ndaj z.Spahiu pa u prononcuar pro asaj apo kësaj kandidateru a ti ma shlyejshe atë.



Syle Mujaj commented on his post:------------

Xune Qeta, unë ty te përshëndes ne publikun e dashur shqiptare, ti je potenciali i ndodhive te popullit tim, unë kurrë deri me sot nuk kam shlyer ate qe e kam thënë, nuk e dij se për çka e ke fjalën, te unë ekzistojnë te gjitha fjalët ne FB-në time,nuk është e shlyer, te falënderoj qe GUXIM KOSOVA me ne fund u lajmërua...


Syle Mujaj commented on his post:

fehmi berisha eshte burre burash llapjan, por loja e kapuqave le te shkone deri ne fund, pse vmos te fitoj nexhmedin Spahiu le te Fitoj por ka shume pune




Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Fotot e Pacolli Behgjet - Fushata Elektorale 2009

Komente 108 sosh-sot 29.10.09-



Labinot Pacolli –Virusi

O vllezer e motra hapni syt mirë me 15 nëntor,e keni provu ldk ka deshtu e provuat pdk deshtoj,hapni syt mirë këtë vit tash kan lindur dy njerz te mëdhenj per Kosovën Daci & Pacolli,vetem këta dy mund te ndryshojnë gjithqka në Kosovë mos gaboni sespe qe 10 vite as gje ska ndryshuar,keni kujdes mos gaboni si këto vitet e fundit se me qita njerz qe i kem ne qeveri kurrë perpara ska me kanë Kosova



Sylë Mujaj---



Behgjet ishe i shkelqyeshem ne emisionin e Adriatik Kelmendit ne "RUBIKON",edhe pse pyetjet te rrepta hulumtuese-didaktike, me sinqeritetin tend opinionit te mbare shqiptare, ju spjegove drejte se ky popull nuk duron hajna e profiter te rastit, populli nuk duron me mite e kthime ne legjenda, populli done buke, populli done pune... pershendetje nga Syle Mujaj



Xuni –ndërhyrja në një koment:

-

Përshëndetje z. Vuniqi



Nëse nuk po gaboj do ju përmirësoja pakëz aty ku ju nder tjera thoni :Një stadion i tille le te merr emrin e George W Bush (i riu dhe i vjetri), i pari sa ishte ne pushtet e ndihmoj fuqishëm shpalljen e pavarësisë se Kosovës, ndërsa i dyti vendosi vijën e kuqe për serbet...



Unë mendoj se dy Bushave (babë e birë) ju ke ndërruar meritat,ngase i pari ka vënë vinë e kuqe ndërsa i dyti ka ndihmuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Adriatik Kelmendi KTV tema : Kryeministri Hashim Thaçi, megjithatë, nuk vjen në Rubikon... Ndoshta, një herë tjetër :-)



Bahtjar Berisha –



Po e din qe ne RUBIKONIN tuaj te famshem duhet me u pergjigjë pyetjeve tua të xehta.E din mire se nuk eshte ne tubume elektorale aty te karriga e nxeht. E din qe ka premtu miliarda investime ne autostrada e vallah hala sja ka nis .



Lumka Krasniqi-

I u jan harxhu Milionat e nuk ka cka me t'ofru



Fllanza Lika--



Megjithëatë eshte ni plus per ty Tiki qe nuk ka guxim thaci te jet perball teje



Sabahate Shala



T'kam thanë o Adriatik qe s'ka me t'ardh Thaci, se atij nuk i besohet, ai ka marak k'shtu me "lujte" me njerezit, m'i mashtru, por e mashtron vetveten



Sylë Mujasj



Lus kryeministrin e Kosoves time ti del popullit ne ball ne Rubikon ," po prete Mergata e madhe, per te berat e te pa berat e JUAJA, u krye orteku i luftrave dhe ndodhive", populli dhe mergata presin jane per ndryshime ekonomike ne Kosove e jo me nje lider karizmatik me ate "gishtin" OK, populli done punesim done te jeton ne Kosove, askush nuk ka deshire te mbytet lumejve te botes, te lutem eja....eja ne RUBIKON



Alma Basha--



Epo frika e ben te veten kete e marr si mos guxim te tij .....eshte dasht te ballafaqohet me pytje qe vshtir do i dilte ne kry pegjigjjes ....e me e mira per te eshte me iu shmang emisioneve ku i del ne pah ana me e "mir " e tyre ........



Aleksandër Baca---



Tipi,s'vjen ne Rubikon, qka me lyp aty ska qka thot o shoki jem, a e keni verejtur sa dhelperak eshte hasshim kurva, per te keq per popullin e tij se cdo politikan dinakerin duhet ta ket ne persosmerin me te larte por ky i mjeri,...e ka humbur rrugen ne oborr,...PyDyKy eshte fashiste, se pse eshte fashiste lirisht me kontaktoni une ju ofroj fakte argumente se qekjo parti ka elmente ta fashizmit,...me neverisin sidomos pordhokomandantet e e te famshmes UCK, e perulen vleren e saj,..



Xuni—

Mos nxitoni se edhe Isa Mustafa nuk pati rastin të i shkon Jeta xharrës në program,madje PDK bëri spotin me thirrje pergjegjet si : Isa Mustafa Mungon,por ja se herën tjetër erdhi dhe u mbajt tryeza e kompletuar.

Hashimi do të shkoj por e ka bërë më qellim që të barazohet më rastin e parë të Isa Mustafës,tani se a do të bënë LDK-ja spot nga kjo më këtë mungesë apo jo kjo mbetet ta shohim,unë mendoj se LDK nuk do merret më kët shmanjgje të Thaqit nga programi Rubikon,ky ishte si barazim i tyre për ta ruajtur miqësinë e kuolacionit dhe nuk keni si ta mërrni më keq se kaq.

I ndëruari Aleksandër Baca ishte paksa tepër i revoltuar por kam vërejtur se atij i kanë kushtuar më së shumti aventurat politike çfarë kanë bërë matrapazët politik në kurriz të mundit,djersës dhe gjakut të këtij populli.por shpresoj se situatat do të ndryshojn,jo menjëherë më këto zgjedhje por gradualisht...



Bahtjar Berisha—

Bahtjar Berisha commented on Adriatik Kelmendi's status:

Nuk eshte paralele e njejete i nderum Xun.



Xuni—29.10.09



Gramaturat e vlerësimeve për drejtësi në politikë z.Berisha tani kohët e fundit po më mungojnë edhe mua, kuptohet po ndodh kjo më vetëdijen time të plotë karshi kilogramëve madje edhe tona çfarë nuk perdor peshorja e vetë të përfolurve në politikë. Ata dhe servilët e tyre nuk kan peshore fare o zotëri.





Alexander Beca commented on Adriatik Kelmendi's status:

Te nderuar, posaqërishtë z. Adriatik dhe z. Xun.
po reagoj ndaj nje shqip folesi i cili me ka kercenuar dhe me ka share nenen (e nena ime i ka dhene kosoves dhe popullit te saj nje deshmor te vyeshem i vrare ball per ball me serbet dhe 3 luftetar njerin ne UCPMB dhe dy tjer ne UCK-kombetare), keshtu qe shqipfolesi Albert Lushtaku, tejet i nervozuar nga komenti im ka devijuar deri ne sharje, pa arsye!!! une nese e shaj dhe ndohsta edhe e ,.... hashimin me kamarillen e tij pordhokondatet dhe pordhopolitikanet miloner afer tij, kam te drejt dhe arsye, ata devijuan luften clirimitare dhe sot akoma vazhdojn te na nxijn jeten tone te cdo qytetari shqipatr paqka se alberti si merr vesh keto gjera. hashimi vetem kohet e fundit ka fal toke shqiptari maqedonis, kujtohu pak o i pa tru albert. ketij albertit fqiu i tij aty tek lushtaket me ja pas shty megjen nja gjysem meter ose 1 m e kishte vrare me kallash komshiun, qfare bere ti per ate pjese toke qe i adhuruari yt e fal???? mbylle gojen hesht i pa tru shko vetedijesohu, perveteso dituri dhe jeto o turpi i drenices albert lushtaku,...

kekroj flaje nga komentuesit tjere por me duhet te reagoj ndaj ketij psikopati i pa tru!!!
LAVDIA I TAKON VETEM ZOTIT QE ME KA KRIJUAR SHQIPTAR
RROFT KOMBI YNE SHQIPTARE




Albert Lushtaku commented on Adriatik Kelmendi's status:------

Eeee, mendone mire pra pse nuk vjen n'KTV, personalisht e qmoj kete gjest te tij, I madh eshte Hashim Thaqi, po ju nuk ja dini vlerën ende.




Xuni –



Akoma ka njerëz të cilet i mashtron mendaja që ta miopizojnë popullin më propagandat e njohura për liderin e tyre si : Ai e dinë,ne nuk ka nevoj të dimë gjithë çfarë ai don më thënë... O zoti i madh po deri kur kështu ???.O Albert Lushtaku po çfarë është kjo :

(Eeee, mendone mire pra pse nuk vjen n'KTV, personalisht e qmoj kete gjest te tij, I madh eshte Hashim Thaqi, po ju nuk ja dini vlerën ende.). Zoti qoft më ju e u sjelltë në vehte pa të keqen e tjetrit.



Feriz Zeka commented on Adriatik Kelmendi's status:----

E ka dite Hashimi, se ti Adriatik e bombardon me pyetje,e ai nuk ka pergjigje.Nuk ka pergjigje per koalicionin PDK-LDK,s'ka pergjigje per deshtimet te njepasnjeshme ne qeveri,per emrimin e kryetarve te komunave pa asnje dite shkolle,se kryetart e komunave mbajne bunkere armesh ne shtepi,se premton ka 150 milion euro atyre komunave qe i ka PDK-ja,e thirret si kryeminister i Kosoves.etj etj etj.




Alexander Beca commented on Adriatik Kelmendi's status:----------------------

Eh more vella shqiptar Xun, ka shumë nga ky soj, qe vajnë pas ''kryetarit'' (lexo: tradhtarit) si delet kopeja e deleve pas udhëheqësit, mua shpirti me vlon nga trishtimi, jugu i detit jone: falet, ne fshtain debellde falet po ashtu, serbia andej merr nja 3 4 miliard euro nga fmn a banka botërore, 1.5 miliard kredi nga rusia, marrëveshje sekrete ruso-serbe për siguri, kur vjen dita ta paguaj kredinë thotë po e njoh pavarësinë me kusht mi flani keto brogje dhe veriun me jepni, testi na u be o Xun na tolerojmë dmth na falim toke, u krye puna, shkoj veriu??? e ky tipi albert lushtaku është ne gjendje me vra komshiun e vet për i copë toke ose një gjysmë fjale, dhe del me shane për nene pse ja fyej me arsye udhëheqësin shpirtëror dhe pordhokomdandtet qe shkelin mbi betimin e tyre, oh Zot a ka ma gjynah se nje suhtri me aq mudn i kapi armët dhe ne fund i lëshoj poshtë sikur kurva brekët, veç hashim kurva e benë këtë!!! e ti miopi i liushtakëve hapi sytë se t ka mashtruar hashim kukuva me 5 grosh,.......





Feriz Zeka commented on Adriatik Kelmendi's status:------------

Këta njerëz qe fyejnë ,duhet injoruar,e injorimi është si te ia kthejsh ne te njëjtën mënyrë. Ata qe fyejnë ,nuk kane fakte,për këtë edhe keqperdorin fjalën e lire,fjalën e lire qe ky Kryeministër po mundohet ta vras.




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Albania---

Tema Foto nga puka.



Komenti im 126-



Xuni 29.10.09---



Nga 125 komentime këtu qenka bërë thirr e mos hynë thotë populli tek ne,por unë,hyrjen dhe adhurimin e Shqipërisë nuk mund ta braktisi për shkak të ca apo të shumë dashakëqijve të Shqipërisë të cilët si në të kaluarën ashtu sot duke luajtur rrolin e patriotit ata e dëmtojnë jo pakë imazhin e saj.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏ Empty Re: Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 01, 2009 1:18 am

Koço Danaj—tema –29.10.09-



Sot kur globaliste, integristet, kosovaret etj etj perpiqente zoterojne nje komb te tere, te jesh shqiptar eshte vertet e veshtire, shume e veshtire. Por eshte e nevojshme, eshte e domosdoshme. Shqiptar sot do te thote progres, civlizim, mirqenie, jete me e mire per femijet, niperit, mbesat per gjithe ata qe do vine. Shqiptar do te thote Ardhmeri dhe Progres per nje Komb te tere. Eshte Koha te Zgjedhim



Koment.

Xuni--



Krejt çfarë do të thosha në këtë temë është përmbledhur në vetë titullimin e temës së shtruar për ta komentuar këtu.



Faton Haxhiavdyli commented on Koco Danaj's status:

Mua me brengos me se tepërmi kosovarizmi i budallepsur qe ka kapluar ca pseudointelektuale këtu ne krahinën shqiptare te Shqipërisë ,Ata për qëllime personale aventuriere duan te jene promotorët e pare te ashtuquajturit kombit te ri me identitet e me blalbla bla te tjera. Vërtetë është një kanosje direkte për substancën shqiptare ne Kosovë. Serbia tashme me shume kënaqësi po korr atë qe e mbolli ne vitin 1991 kur Dobrica Cosic nga akademia famëkeqe serbe e mbolli ketë ide te dy identiteteve " albanci " për shqiptaret banore te Shqipërisë se 1913 dhe " shiptari " për shqiptaret e Kosovës .






Koco Danaj commented on his status:----------

andi, jo zoti, por ata qe kane vendosur te jene shqiptare me mendesi progresiste dhe jo te huaj me origjine shqiptare. tung miku im simpatik






xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Më 29.10.09-



VEPRIMTARI DHE LETRARI YNË MERXHAN AVDYLI

Postuar në Facbook-më 28.10.09 nga Shaban Cakoli:





Merxhan Avdyli, lindi më 1961, në Sadovinë të Jerlive të Vitisë (Republika e Kosovës).

Poet, studiues i letërsisë, kritik letrar, publicist....


Koment.



Xuni—



Po i nderuar Shaban,të gjitha dhe shumë çka tjetër që nuk u thanë janë të vërteta,po,po shumë të vërteta,por a ma a nuk po shohim se politika po na i vret shpirtërisht njerëzit e kulturës,artit,shkencës dhe veprimtar e idealist kah janë ?. Ju lutëm deri kur të keqpërdoret autoriteti i tyre për shkak të padjallëzisë së tyre shpirtërore në politikë ?.



Syle Mujaj commented on Shaban Cakoli's note "VEPRIMTARI DHE LETRARI YNË MERXHAN AVDYLI":

Sa mire me vjene kur se paku ne foto i shohe shoket e mije te idealit, te nje mendimi apo filozofie qlirimtare qe u trasua shume guximshem deri ne pragun e lirimit, tash kur u realizua "enderra jone", Vrapojne Enigmat partiake kush nuk pyet a vuajte a po a dhe rinine per kete vende, me shtyti edhe nje fotografi qe u shfaq ne TV ishte Januz Januzi , si Mergjan Avdyli me veper qe dhe Bajram Kosumi me opusine e krijimtarise te jetes dhe vepres, gjithashtu nje foto tjeter e mikut Xune Qetes, athua keshtu duhet te takohemi ne, e meritojme me mire se dhame ate me te qmuashmen RININE per Kosoven e dashtun, falenderim per kete kontakt te fjaleve nga shpirti i Syle mujaj, qe kush nuk pyet as per te,se si eshte a eshte i lodhur nga padrejtesit qe dita dites vetem po ni randohen Kosoves po po bile se paku keto lloj-lloj intrigave e shtyrje behet qe keta emera te medhej te jene hale e partiakeve pushtetar vertet mund te them te pashpirtshem, e ty tu rrite ndera Shaban Cakolli qe na takove ne FB-en




xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Mesazh--

Miq te nderuar!
Presidenti Clinton viziton Kosoven diten e diel. Ai do te beje perurimin e statujes se tij ne Bulevardin Bill Clinton ne Prishtine te cilen e ka bere Shoqata Miqte e Amerikes Miqte e Presidentit Clinton.


Xuni—

Uroj mirëseardhjen më të përzemërt dhe njëkohësisht falënderoj shoqatën Miqtë e Amerikës –Miqtë e ish Presidentit Klinton,por njëkohësisht do doja të mos tërbohen njerëzit nga gëzimi dhe as të mos ngritin kokën politikanet aspak meritor.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Altin Ahmeti--

Shërbim ndryshe dhe i veçantë për VIP-komercial në

Aeroport
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që nga 1 Nëntori ka vendosur të ofrojë produktin e ri që ka të bëjë me trajtimin më ndryshe për të gjithe VIP-të komercial si biznesmenët, artistët, këngëtarët, gazetarët etj, praktikë e cila ndiqet në të gjithë aeroportet e tjera ndërkombëtare.




Xuni----

Urime përparimet në organizim z.Ahmeti,kthesa pozitive janë këto pse jo,kështu i shkohet punëve por dashtë zoti e edhe unë e gjej vetën diku në mesin e atyre qe të kaloj më procedurë të shpejtë besimi në mos jo ndryshe. Por ja se kapja e qarkullimit të armeve në pikat kufitare në aeroport prap e vështirësojnë pak besimin por për mua e dini se nuk jam as revolverësh po as gjuetar. Po edhe kapja në një anë dhe lirimi në anën tjetër nuk qenka aq problem,pra nuk paska shqetësim jo.



Altin Ahmeti commented on his photo:

Jo ti Azra nuk mundesh me udhetu se nuk i ploteson kriteret hahhehe. Mos u mërzit nuk bohen krejt sendet menjehere krejt kadal kadal. o XUn e hupa respektin per ty o burre, me shtine me kesh kapja e armeve donë te thotë qe sistemi i kontrollit është efikas. Ne cilin vend te botes nuk kapen arme droge ne kufijë .Tani tjetra,kalimi i VIP për me ta sqaru ty me mire qe mos mu ngatërruar, nuk do te behet pa kontroll po e kane chekinin dhe kontrollin e veçante. Ne këtë rast ata janë pak dhe i bëjnë qe me mire mu kontrolluar




Xuni—kom.



Po,e di atë rregull të kontrollit në detale dhe pikërisht për këtë ju thash se konsideroj se janë bërë ca nga kthesat pozitive o Altin,a sa i përket armëve të gjuetisë tani të konfiskuare,edhe ajo ishte në rregull madje thash se nuk merrem me armë por jo pa qellim dola atje pse të ndaluarit janë liruar duke iu marrë vetëm pasaporta si garanci qe të jenë në Kosovë,këtë tani nuk e kuptoj ? ndonëse edhe kjo ka arsyet të cilat nuk i di.

A sa i përket sqarimeve tuaja në pjesën tjetër ku tregoni se sa pasagjerë vijnë dhe urinojnë radhë e pa radhë,unë nuk kam çfarë them ngase nuk kom shtruar pyetje të kësaj natyre,por ju them se përgjigja juaj çfarë u bëni komentuesve ka qenë në nivelin më të ultë që është e mundur,kështu që si zëdhënës të këtij problemi nuk qenke,ndoshta më mirë që nuk je dhe nuk merresh më me të tilla nivelësh.



Altin Ahmeti commented on his photo:---------------

Xun te tilla komente meritojnë përgjigje te nivelit te ultë. Para një viti ka pasur kritika për pastërtie. Prej kësaj kohe shërbimi i pastrimit rrinë gati dhe jam i sigurte sepse ka edhe kontrolle te shpeshta dhe mundohen ta mbajnë pastërtinë ne nivel. Jam i sigurte qe është ne nivel. Megjithëse përgjigja për WC nuk ishte për ty, me përjashtim siç e theksova raste te shtunave dhe te djelave kur dynden njerëzit ne terminal. Ka mbifluturime dhe është e pamundur qe ne kohen kur njerzit e shfrytëzojnë veç edhe parasë te hypinë ne aeroplan shkojnë ti kryejnë nevojat personale, te pastrohet ne atë moment. Ne këtë rast kujdesi i vet njezëve për pastertinë publike është zero. Nga dy veta ne wc sidomos gjinia femërore- origjinalitet i joni, ne cdo vend shkohet vetëm ne wc me përjashtim te Kosovës. E veçanta tjetër është se nevojat i kryejnë duke hypur mbi shole.... s`po vazhdoj me tutje.





Dea Pallaska O'Shaughnessy commented on Altin Ahmeti's photo:------

Altin, pergjigja jote lidhur me tualetet ishte vërtete shume e ulet. Bile, bile, me habite, se kam menduar se ke pak me shume takt dhe sens. Ne te vertete me pergjigjen tende m'i kujtove arsyetimet te cilat mundoheshin t'i bejne drejtoret e institucioneve per perkujdesje afatgjate te personave me aftesi te kufizuara, kur i kritikonim per kushtet ne tualetet e tyre.
Nje perkujtues, tualeti dhe pastertia ne tualet duhet te jene te nivelit te kuzhinës dhe pastërtisë ne kuzhine.
Pa dashur te humbas shume kohe ne zgjedhjen e problemeve ne ANP, sepse ne fund te fundit kjo eshte detyre per ty dhe te tjeret qe jeni te punesuar nga ANP, po ju jap nje propozim, qe cuditerisht nuk iu paska shkuar ne mend juve. Ndoshta duhet te konsideroni shtimin e numrit te tualeteve qe ai te korespondoje me nevojen ne kohet kur ka qarkullim te madh te pasagjereve, dhe keshtu gjysma e tualeteve mund te perdoren nga pasagjeret, gjersa gjysma tjeter eshte duke u mirembajtur, dhe kjo te behet ne menyre alternative, 24 ore ne dite, apo per aq ore sa eshte i hapur aeroporti.
Per fund, po, une e di cilat jane kriteret e mia per pastertine ne tualetet publike, dhe te faleminderit qe me bere me dije kriteret e tua per te njejtat.






Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Ediamin Jashanica commented on tema--Pacolli Behgjet's photo album:30.10.09-

valla hallall ju koftë,mare duhet me ju ardhur të gjithëve !!! vdiqën 13 vet dhe një ditë zi nuk e shpallen a Serbia ka mbajt 1 dit zi për ata 13 shqiptar paramendo ku ka ma keq !.




Xuni—



Përgjigja e politikanëve të sodit mbi këtë fatkeqësi njerëzore,po të mos ishin kritikët,publicistët OJQ –të edhe kështu të dobëta që i kemi,do ishte përgjigje shumë e thjeshtë dhe politike,ngase populli po i hanë karotat tepër të thjeshta në politikë. Pra do thoshin :Ata që braktisin vendin,na braktisin neve në këtë krizë për vota ,ata vetëm këtë fat e kanë merituar. Kërkoj falje pse po dal paksa brutal por ja kaq brutalisht po kërkohet vota e popullit,pa dashur tani të veçoj ndonjërin subjekt apo të quajturit politikan,tani edhe njëherë kërkoj falje pse biseda e tillë qëlloj në po këtë link ku ndoshta më së paku ka pas vend këtu.



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Nga Autor Imer Mushkolaj –

Për milionat e premtuar qytetarëve, sovranitetin e munguar, bukën që shpesh nuk e kemi dhe hajnin që identifikohet me politikanin



Xuni --

O Imer,vërtetë duhet të mos ndalemi s`pasqyruar gjërat kaq bindshëm si bëni ju në këtë rast,por koha po vjen më ndryshuar format e veprimit,e ju besoj se e dini mirë se përsëritja e kritikave pa ndryshuar veprimet,politikanet veçsa forcohen duke na lexuar mirë dhe duke marrë masat preventive për të mos ndryshuar realisht por vetëm formalisht praktikë e vjetër kjo..



xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Fadil Aliu apps.facebook.com

Burimi: apps.facebook.com



Xuni--

O Fadil,gjitha postimet që po i hapi dhe po shoh se po kërkohet leje veprimi,unë po i shlyej që mos të i kem përpara. Po me trego more burrë se akoma nuk i mësova këto postime, për çfarë leje veprimi është fjala që ta konfirmojmë ne ?. Unë vërtet akoma nuk po e di dhe po u iku të tilla kërkesave sikur jan virusa këto.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx



Tefik Bajrami Video meçi i tij box---



Xuni 31.10.09.---



Përshëndetje Tefik



Se do të jeni fitues i meçeve në vazhdim këtu nuk dyshoj ngase je vërtetuar si sportist i rezultateve për çka duhet të mburret sporti i Kosovës.

Si sportist i tillë që je,unë do ju këshilloja një gjë dhe besoj se më kupton dhe dëgjon.

Gjithherë kur kundërshtari të mundet nga ju si dhe krejt të dobësuar e ke para vetes,pasi ta kesh konstatuar këtë realitet rezultat i punës dhe aftësive tuaja psikofizike,atëherë fillo e ndale dorën,kurseje atë në atë gjendje edhe përse kundërshtar . Ky gjest njerëzor kryesisht në sport të bënë edhe më të madh. Po nisëm nga politika të cilën ma kanë bërë bajat njerëzit e ligj të cilët kurrë nuk kanë ditur,s`kanë guxuar ta sulmojnë pushtuesin në kohën sa ai ishte i fortë në ditët e veta,për dallim nga sot kur ai ka rënë shprehimisht po them për toke. Tani po ata njerëzit e ligj po na shkelin neve duke vrapuar që në këtë gjendje të dëshmohen si anti pushtues dhe për më keq jo se po i japin ndonjë goditje por thjesht po tregojnë pretendimet e tyre ,,patriotike”,,luftarake”dhe ,,njeriut të madh”.

Besoj z. Bajrami se më ke kuptuar drejt dhe do përpiqni që këshillën time për aq sa lejon konstatimi i gjëndrës se kundërshtarit do ta aplikoni ngase madhështia është këtu.



Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏ Empty Re: Xun Çetta:Përshëndet Xuni‏

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi