Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përshëndet Xuni

Shko poshtë

Përshëndet Xuni Empty Përshëndet Xuni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 9:38 pm


Përshëndet Xun Çetta
Përshëndet Xuni 41401_100000304171597_8072_n
Publiko-I--:

Përgjigje letrës së veprimtarit Jemes Berisha për mes se cilës paralajmëron krizën materiale dhe mbetjen e tij në Afrikë ku po fluturonte për njohjen e pavarësisë se Kosovës.

Përshëndetje i nderuar Berisha

Letra jua me ka goditur rënd dhe ma ka kujtuar jetën e veprimtarit i cili ka marr rrugën me moton : (O jetë o vdekje për çlirimin e vendit). Ishte një përshkrim i juaji ky,jo identik por tipik i atyre vuajtjeve që sapo kaluam dhe kjo nuk me la të qetë,andaj duke qenë tërësisht mirëkuptues i kësaj letre dhe këtyre vuajtjeve unë vendosa t`u ngushëllojë në kuptimin e mirë të fjalës dhe sugjerojë me këta pak rreshta.
Çlirimi falë atyre sakrificave u arrit edhe pse jo pak huligan politik,agjent të shërbimeve të ndryshme,shpërdorues dhe materialist të pa ndjenja atdhetare e lënduan dhe bënë që të mos ndihemi krejtësisht të çliruar. Tani për Kosovën e çliruar,njohjen dhe avancimin e vendit ju bashkë me shumë veprimtar po bëni tepër si idealistë o i nderuari Berisha.Sendviçat,konservat e peshqve,fjetja ku dhe si ishin mundësit jo rrallë edhe stacioneve te trenit anë e kënd metropoleve të Evropës më i kujtove me ato përshkrime i nderuari z. Berisha. Gjitha këto janë përmbledhje fotografike,video filmimi dhe faktografi tjera tepër të dhimbshme të cilat presin ditën e vet e cila më vonesë por ka filluar të agojë ajo. Ky është fakti pse ju kuptoj situatën në të cilën gjendeni dhe mos harroni se nga dëshira dhe vullneti juaj për të bërë shumë,ju edhe mund të jeni mashtruar në shumë kë. Ju them nga përvojat dhe realitetet e dhimbshme të cilat me vonesë po zbardhën ato si premtime e besa edhe betime fjalamanësh për më keq në emër të idealeve tona.
Situata në të cilën gjendeni ashtu si shumë veprimtarëve ju imponon ta ruash shëndetin,familjen dhe nervat tuaja me shpresë se nga puna çfarë ke bërë,pas një pauze serish do fillosh aktivitetin intensiv në këtë formë apo forma tjera.
Pra në pa mundësi që të ju ndihmoj materialisht unë ju sugjerojë që sa më parë të ktheheni në familjen tuaj ngase nuk është koha e Hasan Prishtinave e as Haxhi Zekave të cilët japin kapitalin e tyre në shërbim të aktiviteteve të çlirimit dhe avancimit të vendit por mjerisht është e kundërta që në emër të çlirimit tani avancimit të vendit po e rjepin popullin,varfërojnë vendin dhe rrezikojnë ta zhbëjnë shtetin akoma pa u bërë sa dhe si duhet të jetë ai.
E di z. Berisha se sa e rënd ju dukët kjo,ngase idealet janë të pa ndashme por të punosh,veprosh dhe kontrollosh situatat e rrugës për të vazhduar,kjo do të thotë ta finalizosh atë rrugë .
Shpresoj te jem kuptuar drejtë dhe me vjen shumë keq nëse nuk arrin ta kuptosh realitetin se kush,jo si emër por me çfarë përvojave ju ka lajmëruar në këtë përgëzim të aktivitetit tuaj,ngushëllim për gjendjen aktuale si dhe për hapat që ju preferon ti bëni. Kosova lëndohet keq kur ju përjetoni më të keqen e cila është lajmëruar, Kosova lëndohet keq madje komprometohet ndërkombëtarisht kur ju mbeteni si i pa krah në emisionin tuaj,Kosova lëndohet keq më te keqen qe ju mund ta keni ngase kështu humbet vullneti i gjeneratave te reja për të bërë për shtetin,e kjo është kulmi i së keqes për rrugën e mbetur.

Publiko -II-:

Thirrje e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili


Mundin dhe gjitha koordinimet e veprimtarëve jashtë kornizave institucionale si dhe aspak te barabartë me politikat zyrtare,tani nuk do pajtohesha qe ti përmbysin jo Gafurr Adili apo FDBK por qoftë edhe zoti i cili nuk po mund te na ndihmon për ballë gjitha këtyre politikave dhe servilëve politik të koordinuar mirë në këto procese të dhimbshme çfarë po kalon Kosova dhe kombi shqiptarë.
Dalja e Vetëvendosjes në zgjedhje vërtetë nuk ishte në kohën dhe rrethanat çfarë i ka planifikuar dhe për të cilat pa u ndalur ka punuar Vetëvendosja,por mos ta harrojmë faktin si dhe duet te jemi analist të sinqertë për ta konstatuar dhe pranuar realitetin se forcat e kriminalizuar në politik janë bërë forcë e cila gjoja po luftojnë njëri tjetrin dhe sa ndahen e sa bashkohen por në fund parlamenti po mbetet i mbushur me po ata politikan të kriminalizuar.
As një organizatë politike,ilegale apo legale më vonë,aq më pak ato të dalura pas luftës, nuk kanë punuar e vepruar në kushte më të vështira,më parimisht,më besnikërisht dhe më me ndikim se sa ka punuar,vepruar dhe ndikuar për ta frenuar te keqen kjo organizatë,pra Vetëvendosja.
Veprimet e saja jashtë institucioneve pas këtyre zgjedhjeve jam i sigurt se do ishin shkapërderdhje e dhimbshme dhe zhgënjim i veprimtarëve gjegjësisht anëtarëve të sajë si dhe goditje e rënd për veprimtar e idealistë të shkapërderdhur gjithandej.
Unë nuk po merrem aq publikisht me këto ngjarje çfarë po ndodhin dhe e bëj këtë për shumë arsye pa e sqaruar asnjërën prej tyre,por në secilin rast të ndjeshëm unë reagoj dhe në përmbledhje japi alarmin e kujdesit si dhe një lloj prononcimi.
Ju kujtohet kur bëja thirrje qe të kontaktohet dhe bisedohet me gjitha subjekte e individ të një ideali pa shikuar dallimet relative si dhe në koalicion te dalin në zgjedhje për ta futur programin e tyre në parlament qoftë edhe me tre deputet...
Pra nisesha nga minimumi i suksesit dhe tani po ju them se prezenca e tillë në parlament nga pakicë në momentet e caktuara ajo,gjegjësisht kërkesa e tyre do votohet si shumicë,e përsëris në momentin e caktuar.
Ju z. Adili para pak ditësh edhe vet ishit pro votës për Vetëvendosje,tani nuk po kuptoj çfarë ndodhi ?. E kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj nga dështimet në institucione si dhe dobësimin e zërit jashtë tyre. Por jo zotëri,rëndësi ka qe të mos braktisët programi dhe premtimet,të mos shkelët marrëveshja,të mos formojmë kultin rreth te cilit strehohet llumi politik besa edhe emra veprimtarësh të gjuajtur nga partitë tjera kjo është rëndësia. Tash profilizimi i djathtë apo i majtë mjerisht nuk ka filluar në asnjë parti politike pa dallim se si kokrrizën majtistet se jemi të djathtë dhe të djathtistët bëjnë punën e majtistëve,ndër to profilizim te tillë nuk ka as në Vetëvendosje ku për dallim nga tjerat aty ka profilizim unik në idealet tona shekullore.
Pra lëvizja e ndonjë kuadri të këtyre idealeve nga atje,tani kandidat në Kosovë besoj se nuk duhet të ju pengon z. Adili për kundra...
Para krejt pak ditësh në Facebook nga emra jo pa peshë po edhe të respektuar,pati përpjekje qe të futën shkopinjtë e bllokimit parazgjedhor në këtë subjekt më çka i falënderoj në terhqjen gjegjësisht vetëkontrollin e tyre.
PS:
Unë,siç e dini z. Adili,nuk jam anëtarë i asnjë subjekti,por di çfarë dua,di ku me dhëmbë më shumë e ku më pak aq më shumë di se kurë është sezoni i dhimbjes së plagëve tona. Në këtë kontest konsideroj se kjo thirrja ishte e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili
Falë këtij realiteti,kam konstatuar dhe se fundit po ndihem mirë se jo pak për të mos thënë shumë dhe në gjitha periudhat,në formë gjërat po ndodhin ashtu si do doja dhe preferoj,por forma mjerisht po prishet më pastaj. Pra uroj te me keni kuptuar ashtu siç jam dhe e dini parimin tim i nderuar.

Luzern 05.12.2010

Thirrja e nxituar


Duhet të bojkotohen zgjedhjet parlamentare në "Republikën" e Kosovës!

Krizën institucionale në "Republikën" e Kosovës e shkaktuan të huajtë, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007, kur në këto zgjedhje parlamentare atëherë (në vitin 2007) nuk dolën as 40 % -shi i elektoratit të Kosovës, dhe me ç'rast grupit të Prishtinës për në bisedimet e rradhës me Beogradin, që do të duhet të mbahen shumë shpejt, mbi të gjitha dhe ndër të tjerat, i mungonte edhe legjitimiteti i popullit shqiptar të "Repulikës" së Kosovës.
Skenaristët e huajë, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu populliun shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e rradhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt bisedimet e rradhës Prishtinë-Beograd, mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj rradhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua "Pakoja e Ahtisaarit", "Pako..." kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi.
Për fatin tonë të keq , edhe disa organizata patriotike të Kosovës, të cilat në këto zgjedhje parlamentare do të garojnë nën siglën e Lëvizjes VETëVENDOSJE!, kanë rënë pre e këtyre skenarëve antishqiptarë të të huajve dhe të mafias politike të Prishtinës, prandej degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në "Republikën" e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet të bëhen forca motorike kryesore e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fillimisht duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare (të parakohshme dhe të jashtzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor, dhe më pas edhe duke organizuar protestat mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe pastaj për të vazhduar edhe me organizimin e Referendumit Mbarë-Kombëtar (Plebishitar) për ribashkimin kombëtar shqiptar.
[size=12]Organizatat patriotike të Kosovës, të bashkuara me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe sikur të arrijnë që ta kalojnë pragun elektoral (të 5 %-shit) dhe të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që nuk do të munden të zgjidhin asnjë cështje dhe aq më pak edhe të pengojnë skenarin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, por përkundrazi, edhe ato do të bëhen pjesë e këtyre skenarëve dhe të pazarllëqeve anti-shqiptare ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, prandej edhe gjykoj dhe gjithashtu edhe apeloj që edhe këta organizata patriotike, me në krye Lëvizjen Vetëvendosje!, t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare (të jashtazakonshme dhe të parakohshme), të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.
Duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare, të 12 dhjetorit 2010, do të ishte një fitore e madhe për ardhmërinë e Kosovës, për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që në këto zgjedhje të mos marrin pjesë më shumë se 40 %-shi i elektoratit shqiptar të "Republikës" së Kosovës.
Përmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në "Republikën" e Kosovës do të kenë mundësine dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit, prandej le të mobilizohemi bashkarisht dhe masovikisht për bojkotimin e zgjedhjeve paralamentare, të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.

Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 05 dhjetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi