Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Tartari:Ç'zgjedhjet kosovare...

Shko poshtë

Alban Tartari:Ç'zgjedhjet kosovare... Empty Alban Tartari:Ç'zgjedhjet kosovare...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 11:16 am


Ç'zgjedhjet kosovare...



15.11.2009
nga Alban Tartari

Në Shqipëri jemi lodhur së foluri e së shkruari për proceset zgjedhore. Në fakt kur dëgjojmë për të tjerët kemi thjesht kureshtje. Kur dëgjojmë për Kosovën kemi interes për të parë se kush do ta qeverisë shtetin më të ri në botë.

Por krahas zhurmës elektorale që thuajse është kryekëput si në Shqipëri – plot retorikë dhe premtime që rrjedhin lumë – dëgjuam edhe krisma! Jo se nuk dëgjojmë në Shqipëri, por se Kosova deri para disa ditësh kishte qëndruar larg kësaj zallamahie dhe në fakt ishte një shembull i mirë edhe për shtetin mëmë që gjallon që nga 1912-a.
Por dëgjuam krisma! E parë dhe e thënë nga një person që nuk i intereson fare nëse fiton Thaçi, Haradinaj, Sejdiu, Daci e Pacolli, dhe aq më tepër një mendjeje të ftohtë dhe të largët nga zhurma prishtinase, them se Kosova po rrëshqet në batakun shqiptar të fushatave zgjedhore dhe proceseve të dështuara, thuajse të dështuara apo përherë të kontestuara. (Thjesht na intereson të fitojë ai që do votojë shumica e kosovarëve).
Ajo që i ndodhi kryeministrit Thaçi, ajo që ndodhi një ditë më pas në zyrat e AAK-së në Podujevë, apo deklaratat se “x”-i do i vjedhë votat ende pa filluar procesi, thjesht e kanë degjeneruar atë që në fillim.
Dy skenarë ka. I pari ai që na pëlqen përherë ne shqiptarëve: forca të errëta dhe të nëndheshme në mes të ditës me diell po ngatërrojnë Kosovën dhe po përpiqen ta tregojnë si vend problematik. Fuqia e fqinjit verior, Serbisë, është e ditur dhe e pranuar...dhe gjithkujt i pëlqen të drejtojë gishtin andej, apo...nga ndonjë drejtim tjetër që nuk i intereson një Kosovë e fortë e zhvilluar dhe pa probleme.
Skenari i dytë është më i thjeshtë. Shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët e Shqipërisë dhe padyshim ashtu si ata të ish republikës jugosllave maqedonase, po e shkatërrojnë vetë procesin. Shkurt e saktë po e djegin edhe atë imazh pjekurie, po e rrënojnë edhe atë besim të 60 e kusur vendeve që e kanë njohur si shtet dhe po kopjojnë. Po kopjojnë si kopjacë të këqij atë që ndodh në Tiranë, Tetovë, Shkodër, Kumanove, Fier apo Strugë...
S’ka asnjë rëndësi se kush do ta marrë komunën e Prishtinës. Por ka rëndësi imazhi që mbetet pas një procesi të njollosur ku sulmohet edhe kryeministri. Por, skenari i parë edhe sikur të jetë i vërtetë, sërish fajtorë janë kosovarët- strukturat e tyre shtetërore që nuk arrijnë të garantojnë rregullin, rendin dhe qetësinë. Në rastin e dytë janë më shumë se fajtorë.
Duhet patjetër që “zoti Ëithers” apo “zoti Lohan” i Kosovës të tundë këmbët se ndryshe nuk qetësohet njeri. Kësaj i thonë që për një plesht të djegësh gjithë jorganin.
Këto mendon robi i shkretë, që e merr mundimin të shohë ndonjë edicion lajmesh, ku lajmet e Kosovës po u përngjajnë përherë e më shumë atyre të Shqipërisë... dhe kjo nuk është aspak shenjë e mirë.
Janë 192 vende anëtare të OKB-së...një qind e nëntëdhjetë e dy... kush e ka harruar ta kujtojë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi