Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Bytyqç:Ti Shqipëri më trishton!

Shko poshtë

Alban Bytyqç:Ti Shqipëri më trishton! Empty Alban Bytyqç:Ti Shqipëri më trishton!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 29, 2009 4:16 am

Ti Shqipëri më trishton!

Alban Bytyqç:Ti Shqipëri më trishton! Korrupsion


Nga Alban Bytyçi


Në muajin dhjetor udhëtova me makinë drejt Shqipërisë. Ishte një udhëtim i këndshëm; rrugët e bukura të Evropës gati sa s'e bëjnë makinen vetëngarëse. Pamjet e bukura të pllajave të Evropës së pastër, me të vertetë të gjallërojnë syrin dhe emagjinatën; sa kollaj e kanë këta europianët, rrallë të bie në sy një plasmas apo ndonjë ambalazh diku. Siç pritej, e gjithë rruga ishte një aventurë vertetë e bukur deri në ku me Shqipërinë.

U nisëm nga Mbretëria e bashkuar, pikërisht Londra ditën e shtunë me qëllim që të arrinim në Shqipëri ditë e hënë. E gjithë rruga shkoi sipas planit, por për fat të keq nuk mundëm të arrinim trageting a linjës Bari – Durrës të së dielës në darkë, kështuqë u detyruam të merrnim linjen e të hënës në darkë. Si rezultat, arritëm në Shqipëri me dat 16 dhejtor.

Atje, dolëm në port dhe po prisnim në rradhë për të marrë fletëhyrjen. Në një moment, njëri nga doganjerët na e bëri me sy të vazhdojmë. Të habitur nga mos kontrollimi i dokumentave, u nisëm për të dale nga porti. Kur arrijmë vinë e fundit, pra tek policia, ata kërkuan flethyrjen. Ne i njoftuam se asnjeri nuk na dha ne një letër të tillë. "Po mire", na informuan ata, "Tani kthehu dhe pyet pse nuk ta dhanë!" Ora ishte 8:30 e mëngjesit.

E lamë makinën në të dalë të portit dhe u ktheym me letra në dorë për të pyetur se çfarë nuk kishim në rrgull. I afrohemi doganjerit që na e bëri me sy dhe e pyetëm. Na tha shkoni e flisni me drejtorin e doganave, "Ai burri atje." Ky burri, na e paska pas emrin Arben Ibra. Iu afruam zotëri Ibrajt dhe e pyetëm se çfarë problem kishin dokumentat tona. Ai tha që ju nuk keni librezën e përhershme të makinës, dokument që ne gjuhen angleze njihet si "logbook". Dokumenti që kishim ishte një "Temporary Certificate of Registration" e vlefshme për 6 muaj. Pra për gjashtë muaj askush nuk mund të vinte në pikpyetje faktin që makina ishte e imja. Kjo në fakt ishte vertetuar gjatë gjithë rrugës që kisha përshkruar, duke filluar nga Britania e madhe, nëpër Belgjikë, Luxemburg, Francë, Zvicër, Itali dhe siç mësuam më vonë edhe në Kosovë. Ky dokument i përkohshëm përmbante të gjithë informacionin që do të përmbante "logbook-u" e përhershëm; thjeshtë nuk ishte i shtypur me kompjuter por informacioni ishte i shkruajtur me dorë.

Z. Ibraj, pas disa kërkesave të mia për të ditur se çfarë ishte rrugë zgjidhja e problemet, më tha se duhet të shkoja të agjencite doganore, ca shoqëri në dalje të portit të cilat gjoja kryejnë shërbime private. Atje me thote z. Ibraj, duhet të pyesesh për një document që quhet "spedicion". Ky dokumenti njihej edhe me emrin "tranzit".


I'u afrohem agjencive doganore dhe askush nuk po na e beka kete dokumentin. Pse? Sepse nëpërmjet këtij dokumenti ata, agjencite doganore, duhej të hynin garant se automjeti të cilit ata ia lëshojnë ktë dokument duhet të leje kufijntë e Shqipërisë brenda nje afati kohor të caktuar, p.sh. 8 orë. Nëse automjeti për të cilin ky dokument është lëshuar, nuk e le Shqipërinë brenda këtij afati, dhe nëpër rrugën e përcaktuar dhe itinirari i padivijueshëm ishte: Durrës, Vorë, Lezhë, Pukë, Kukës dhe së fundmi Kosovë agjencia do të gjobitej deri në 5000 euro.

Lind pyetja, çfarë sigurie kishte agjensia se unë do të dilja nga Shqipëria? Përgjigjia është e thjesht, asnjë! Por pse duhej që unë të lija Shqipërin? Sepse sipas asaj, logjikës se autoriteteve të korruptuara si z. Ibraj, unë do e shisja makinën në Shqipëri dhe blerësi nuk do të paguante atë cfarë i detyrohet shtetit, zhdoganimin. Nga pafuqia e shtetit për të kap ujkun, gjuan lepuj.

Gjithsesi, zoti Ibraj më tha se dokumneti që duhet të kisha, kushtote, me ligj, 27 euro apo diçka e përngjashme në vlerën e parasë shqiptare. Në fakt agjencitë doganore gjobisnin 120 euro e lart, po qe se do ta lëshonin këtë document. Mos harroni se garancia që shteti kishte në këtë mes ishte gjoba prej 5000 eurove që do ti vinte agjencise nëse makina ima nuk dilte jashtë Shqipërisë brenda afatit të caktuar dhe rrugës së padivijueshme.

Mbasi fillova të mësoj pak nga këto hilet e të korruptuarve shqiptarë, njerëzve më të pasinqertë në botë, e pashë se me duhej të shkoja dhe të pyesja edhe nje here z. Ibraj sepse po e bënte këtë punë, pr apse nuk po lejonte që makina ime të dile nga porti. Ku i shkova disa herë, zoti Ibraj mendoj se po fliste me skllevër apo me fëmijët e lagjes, filloj duke ngritur zanin dhe të çirrej.

Në fakt ai harroi se paguhej për ti shërbyer publikut dhe jo për të treguar nëse ka apo jo za për të bërtit. Nejse, e pashë që nuk kishte rrugëdalje llogjike, dhe vendosa të paguaj një agjenci, pronari I te cilës ishte gati të më shoqëronte deri ne Kosovë për të qenë i sigurt se makinta do të dilte nga kufiri. Autoritet Kosovare i kontrolluan dokumentat dhe na lejuan të vazhdojmë rrugën. Pra edhe në Kosovë, ky dokument ishte i rregullt; vetëm në Shqipërinë tonë të rregullt nuk ishin. Mbase doganjerët nuk paguhen mirë dhe kanë nevojë për ca të holla, nën dorë normalisht.

E përmblodha këtë përshkrim të informoj bashkombasit e miqtë që jetojnë në Britani që të jenë të sigurt që i kanë të gjitha dokumentat dhe të mos ti'u duhet të ndeshen me shkeljet e syve dhe britmat e profesionistëve shqiptarë. Se prndryshe, në shqipëri jan shum njerëz të mirë dhe të nxjerrin jashtë sa të hysh.

28/01/2009 15:08
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi