Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi:JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA...

Shko poshtë

Albert Zholi:JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA... Empty Albert Zholi:JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:23 am

Athine 1997

JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA...
Albert Zholi

Albert Zholi:JO, EDHE UJIN E DETIT E MORËM HUA... U1_AlbertZholi1
E ktheu gotën e birrës me një frymë, e përmbysi edhe një herë shishen me dy gotat dhe vazhdoi:
Para një muaji zura punë në një zdrukthtari . Aty punonte edhe një shqipo tjetër ...Sa mori vesh që dhe
unë isha shqiptar, ai më pa me inat ...Epo kjo pikë e zezë, thashë me vete.
Unë u gëzova që gjeta një shqiptar që të punojmë e të qajmë hallet ky?... Ky më mban kokën mënjanë...
Të nesërmen e përshëndeta: Mirmëngjes Spiro! Se Spiro e flisnin.
“ Kalimera”, ma ktheu Spirua, sikur i kish ngrënë gomari bukën...
Mbas disa ditësh Spiroja nuk erdhi në punë se ishte i sëmurë ... Kur u ulëm
për të ngrënë drekë, pronari më thotë:
-Shtëpinë e ke kompletuar ? I
ke marrë televizor, frigorifer, lavatrice?...
-I kam marrë iu përgjigja.
-Po si bënit në Shqipëri pa këto mjete kaq të domosdoshme ?
-Unë i kisha edhe në Shqipëri.
-Si?
-Pse habiteni, shumica i kishin në shtëpitë e tyre ...
- Po Spiros unë ia
dhashë të gjitha paisjet, më tregonte se në Shqipëri nuk kishin as krevate për të fjetur, pa le nga këto gjëra ... Po domate, speca,
portokalle, mjaltë kishit?
Unë qesha. E si të mos qeshje me ato që dëgjoje
?... Spirua i kish thënë se nuk kishim as brekë dhe pronari i besonte ose kish qejf ta besonte ...
-Pse qesh ? Do të thuash se i kishit dhe këto ?- foli pronari për domatet e specat …
-I kishim,
por jo gjatë gjithë vitit …
-Atëherë pse erdhët këtu, kur I kishit të gjitha?, foli si I zemëruar pronari.
-Që të bëjmë punët tuaja,- ia ktheva dhe unë me atë ton…
-Po plazh kishit?
Ia dhashë një të
qeshur sa më dolën lotë nga sytë … “ E po sikur vijmë nga shpellat ?”, mendova. Por fajin nuk e kish greku , por Spiro” Kalimera”
-Jo edhe ujin e detit, tani që u hapën
kufijtë e morëm nga ju... i thashë me të qeshur grekut. Ku ta dinte ai se unë në det zhytesha nga dritarja e shtëpisë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi