Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Marku: Emri "Maqedoni",nje histori,apo nje perralle me mbret!!!

Shko poshtë

Ndue Marku: Emri "Maqedoni",nje histori,apo nje perralle me mbret!!! Empty Ndue Marku: Emri "Maqedoni",nje histori,apo nje perralle me mbret!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 12:13 pm

Ndue Marku: Emri "Maqedoni",nje histori,apo nje perralle me mbret!!! N1728627750_2921

Ndue Marku: Emri "Maqedoni",nje histori,apo nje perralle me mbret!!!

Shume here lexoj neper gazeta,revista apo libra te botuar kohet e fundit per termin Maqedoni dhe maqedonas.Kete term e shohim cdo dite edhe ne artikuj te ndryshem edhe ne faqet e internetit,te afishuar nga kategori te ndryshme njerezish te thjeshte apo historiane,etnografe,shkrimtare,analiste,gazetare,etj.,etj.,e si pasoje dhenia rendesi ne kete konteks e gjerave inekzistente,ka corientuar deri ne nje fare mase opinionin mbarekombetar shqiptar e boteror,pa ditur se ku mund te jete zgjidhja reale,qe per ata te cilet e marrin thjeshte,zgjidhja eshte e thjeshte dhe e sakte,bile shume afer.Por jane edhe tendencat nderkombetare te antishqiptarizmit qe spekullojne ne nje fare menyre me kete zgjidhje,realiteti i se ciles do fuqizonte edhe me shume autoritetin e shqiptareve ne rajon,sepse mosekzistenca e nje shteti maqedon ne ballkan,do te sillte automatikisht nje zgjidhje natyrale qe do favorizonte shqiptaret:Shperberjen e asaj qe vetequhet sot "Maqedoni",dhe zgjidhja me e mundeshme do te ishte bashkimi i trojeve shqiptare te ketij shteti me trungun.Kjo do sillte fuqizimin e shtetit Shqiptar ne pozitat gjeografike dhe politike,dhe nese Shqiperia do ishte me e fuqishme si shtet,(d.m.th. me e madhe),brenda nje periudhe te shkurter kohore do sillte si rrjedhoje bashkimin edhe te shtetit te Kosoves me shtetin shqiptar gje qe do te kishim shtetin me te forte ne Ballkan,shtetin e Shqiptareve.Kjo eshte frika e armiqve dhe kundershtareve te shqiptareve,te cilet per momentin nuk jane me te peket se sa kane qene ne vitin 1913.Celesi ka mbetur ne kete moment ne duart e grekeve,dhe ne kete rast ne jemi te favorizuar,mjafton qe politika tripaleshe shqiptare te kete nje busull te vetme.Por a behen dy shqiptare ne nje mendje te vetme do thoni!Shume veshtire!Shqiptaret po terheqin nga te gjitha anet per interesa te vockla,dikush per perfitim politik e dikush per ate ekonomik,duke bere nje politike servile me nderkombetaret,apo duke qene inekzistente me pranine e tyre ne kete ceshtje qe sot eshte mbase me e rendesishmja e te gjitha koheve.Nese shqiptareve tani pas nje shekulli u jepet rasti per ta shembur kufirin ndares,duhet te jene ne nje mendje,dhe politikanet duhet te bashkohen ne nje projektide te njejte,qe sherri ne mes armiqsh do ti sillte ererat ne mullirin tone.Greket ne keto momente jane te vendosur te mos leshojne pe,po keshtu edhe sllavet,keshtu qe te dyja palet do te ishin te pa afta per te sulmuar nje pale te trete.Dhe evropa ne keto momente ka te tjera probleme me emergjente se emrin e Maqedonise,gje qe do sillte nenvleftesimin e pales shqiptare ne kete mes,dhe kjo do te ishte nje favor i madh ne kete moment.Nuk duhet bere shume politike e holle per kete ceshtje,thjeshte nje bashkim i mendjes dhe i vendosmerise se shqiptareve qe hitoria te kthehet ne favorin tone.Evropa le te mbetet si nje albiter pasiv dhe jo aktiv ne kete mes meqenese argumentat bindes i ka Gereqia ne kete rast e cila kerkon "te drejten" e saj historike.Ne fakt shteti Maqedon i vertete,dhe popullsia e saj e vertete,kane humbur brenda shtetit Helen se ashtu siq pershkruhet nga historia,Aleksandri i Maqedonise,e pushtoj Gereqine duke u bere nje,por kultura Greke qe ishte shume e zhvilluar ne ate kohe,dominoj mbi pushtimin keshtu qe shteti Maqedon humbi brenda shtetit Helen dhe popullsia maqedone u vatasimilizua duke u kthyer ne popullsi helene,ndaj dhe historia e Maqedonise i ngjet me shume nje perralle se sa nje historie.Ketu eshte dhe brava qe shqiptareve ju hap portat e bashkimit mbarekombetar!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi