Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE Empty Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 12:35 pm

Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE

Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE N1563102666_699

NGRINË NË DRITARE

anës sime të dukshme
ky ndërrim stinësh
i dhuroi një paqe të ftohtë

po ti moj lule ëndërr
cilën stinë zgjodhe
mua ç'më dhurove

vëre veshin te kjo orëzemër
vëre e trego si pikëloton
me atë tik-tak
nëpër Çepur e Karadak

paqja e ftohtë
ngrinë në dritare
me një ekspozitë acari

në oxhakun e dhomës sime
ndjenjat përndizen
nëpër fije të zgjatura pritjesh
përndizen e s'shuhen

po stina e bardhë e vetmisë
m'i zgjatë dhe vetullat
deri tek ai pikëtakim i ri

tek ajo mrekulli
kur ajo luleloçkë më puthë
e lulëzon në sy

21 Dhjetor 2009
Sabit Rrustemi: PAQJA E FTOHTË NGRINË NË DRITARE 16233_1149177100611_1563102666_30347013_2729147_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi