Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim!

Shko poshtë

Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim! Empty Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 11, 2010 4:36 pm




Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim! 26818_397999413495_510038495_5114525_7352322_n


Avni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim!



Urdhëroja të më bindeshin
Të më nënshtroheshin pa i pyetur
Të bëja seç ma donte qejfi im
Të realizoja epshin pa fre
Bukë në shtëpi,
kishte kohë të gjatë që nuk kisha ngrënë
Restaurantet i dija me emra
Nuk flisja aq shumë atëbotë
Lëvizja vetëm kokën
Jepja urdhëra e komanda
Merrja vendime
Jepja mendime
Nuk njihja shokët e moçëm
Familjen e gjerë e harrova
Mendoja vetëm për pushtet
Para…


Kur jam kanën me pushtet
Nuk besoja më në Zotin
në miqësi
në dashuri
Kur jam kanën me pushtet
Besoja vetëm pushtetin
Fuqinë
Dhe mënyrat e mbajtjes së tij…
U zhvesha nga pushteti
dhe mbeta të sodisin të tjerët
Ata po zhgënjehen,
çfarë po shohin...

Kur jam kanën me pushtet
Mendoja se mundem ta thyej gurin me duar bosh
Se nuk mundem të më kap asnjë sëmundje
Se nuk ka grua që s’më merr për bashkëshort
Se nuk ka vend që nuk e shëtit dot
Se nuk ka akademi që s’më jep titullin
Se nuk ka konkurs që s’më jep çmimin e parë
Se nuk ka bir nane që më poshtëron…


Kur jam kanën me…
Më dukej vetja shtet
Qeshja me njerëzit duke më kapur dorën
I ndryshoja mendimet e besimet e tjerëve
Ndërroja doke e zakone
Krijoja sistem t’sojit tem


Kur jam…
Isha dikushi
S’kisha problem me identitet
Sundues që sundoja
Njerëz që tjetërsoja…

E tash më ka humbur pushteti
Kuveti
Identiteti
Lezeti
Xheneti
Tash jam me një fjalë:
Skelet pa respekt
Sikur para fitores së pushtetit
Madje më zi!


Dikur kisha dinjitet,
dinjitet
dinjitet
dinjitet
Tash s’kam as dinjitet
e as pushtet
Tash jam,
medet!

Dikur kisha dinjitet,
dinjitet
dinjitet
dinjitet...
Tash jam pa të e pa pushtet...


Sot ndihem lakuriq
nga karakteri im i arit të dikurshëm
që sot jam pa asnjë karat.

Sot jam i pafuqishëm
as për veten time
Jam njeri i thyer,
i thyer.

Nuk më bie ndërmend,
fuqia ndaj të tjerëve
Sot më brengos,
që nuk po sundoj as veten time,
veten time,
time.


Sot jam pa pushtet
mediokritet
Sistem periodik
pa asnjë element
Medet.


Sot jam haj medet,
medet.
Dikur kisha numrin nantë,
9qim!
Edhe tash e kam numrin nantë,
ama 9çmim!






















* Qysh e ke lypën e ke gjetënAvni Rudaku-Rudi: Poezi e humbjes së pushtetit: Dikur isha 9qim!Tash jam 9çmim! 12305_427052143495_510038495_5400308_5699676_a
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi