Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: NENA IME...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: NENA IME... Empty Nehat Jahiu: NENA IME...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 4:15 pm

Nehat Jahiu: NENA IME... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n

Nehat Jahiu: NENA IME...

Te pash neno, te shikova ne sy,
te pash atdheu im, te pash ty,
ti pash shtepite tym e flake,e nuk u fike,
te pash te gjakosur ty, oj nena ime.

Ti pash kullat ne cdo ane,
ta pash dheun lagur me gjakun tend,
ti pash varret me gur ne histori,
te pash nene, te pash ty.

Ti pash lulekuqet celur neper ara,
ti pash delet nga tufa te ndara,
te pash si dukeshe duke u djegur,
te pash nene si e mbrojte kete emer.

Ti pash ne kulla ruajtur shume djepa,
ti pash shqipet te pergjakura ne kreshta,
ti pash si laheshin me gjak sebashku me ty,
te pash nena ime..., te pash ty...

Ti pash fusha e male lare me gjak
te pash koken ngritur larte,
te pash e te shikova ne ball e sy,
Te pash nena ime, te pash ty.

Ti pash dritherat shtrire per toke,
ta pash buken qe ta moren ujqit prej sofre,
te pash kur donin ti shkulnin themelet me dhune,
te pash si e mbroje shkaben ne tendin flamur.

Ti pash dimrat mbushur me bore,
ti pash varret, varret me deshmor,
ti pash trimat qe te futen thell ne gji,
te pash pranveren duke ardhur me lule e shi.

Te pash boren shkrir e tretur,
Te pash nena ime duke buzeqeshur,
ti pash lulet te lara me shii,
Te pash nena ime, te pash ty.


Nehat Jahiu: NENA IME... 22768_1074960929642_1694779987_138005_4620058_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi