Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria Speciale heton veprimtarinë e SHIK-ut

Shko poshtë

Prokuroria Speciale heton veprimtarinë e SHIK-ut Empty Prokuroria Speciale heton veprimtarinë e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 22, 2010 9:11 pm


Prokuroria Speciale heton veprimtarinë e SHIK-ut



Prokuroria Speciale heton veprimtarinë e SHIK-ut 10-150x150

Prokurorë ndërkombëtarë të Prokurorisë Speciale do të hetojnë
veprimtarinë disavjeçare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Siç
mëson “Koha ditore” nga burime brenda kësaj prokurorie, shkas për
nisjen e hetimeve është bërë marrja përsipër e mbi 17 veprave penale të
Nazim Bllacës, të kryera në llogari të SHIK-ut.
Hetuesit e EULEX-it kanë mbledhur ose janë në proces të mbledhjes së
provave të nevojshme për veprimtarinë e SHIK-ut shumë të përfolur që
nga viti 1999 e këtej.
Zhvillimin e hetimeve e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e EULEX it,
Christina Herodes, por pa dhënë detaje, por vetëm ka thënë se hetimet
janë duke u zhvilluar me “shpejtësi të madhe”.
Gazeta pohon se Shërbimi Informativ i Kosovës, organizatë kjo e
afërt me Partinë Demokratike të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi,
është “legjitimuar” nga Qeveria e Përkohshme në vitin 1999 dhe shef i
kësaj organizate ka qenë Kadri Veseli, i cili më 15 qershor të vitit
2008 nëpërmjet një adresimi në RTK, kishte shpallur të mbyllur
veprimtarinë e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi