Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën)

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën) Empty Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 1:13 am




Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën) 17244_107830389232266_100000159158063_218810_8212588_n


Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën)


Bosh qyteti si mordja!
Paskan mbetur vetëm pleqtë!
Pleq të lëvizshëm si hijet
që s’i vëreje më parë.
Pleq me bastune në duar
dhe pleq duarthatë.
Pleq të rralluar si ky vend
dhe pleq të parralluar.
Pleq të kërrusur si plisat e bardhë të kësaj toke
dhe pleq të drejtë fare.
Pleq me fytyra meitësh
dhe pleq të dhembshur bujarë.
Pleq të mësuar me të keqen
dhe pleq që mezi mësohen me atë.
I sheh ngado: përmes qytetit
dhe në sheshet perifere;
në parqet pa të rinj
dhe nga përmendorja e varrezave.
(në Prishtinë nuk ka përmandore lirie!);
nga Dardania dhe nga Kodra e Trimave.
Pleq, pleq, pleq!...
Pleq të lëvizshëm të menduar.
Çdonjëri më i menduar se tjetri
me një dashuridhembje që s’i ndahet!
Shikojini, ju lutem:
një plak mjekërborë kullon sytë mbi një gazetë;
një tjetër mplak ditën mbi një libër të vjetër;
një i tretë mban për dore të dashurën e vet thinjoshe;
një tjetër i fëmijëruar loz me një barbikë!
Pleq që lëvizin, lëvizin
i japin qytetit jetë!
Zot, them, sa pleq të gjallë!
Pleq që kanë vendosur ta bartin jetën tutje!
Pleq të përmalluar, në dhembje të topitur!
Pleq që në grykëra u lidhen nyje
e nuk qajnë!
Pleq të gjallë, të gjallë!...
Sa të gjallë, sa të gjallë, Zot!
Pleq që sa s’të kanë thënë:
VDEKJA JETON NË NE TË GJALLËT!

Prishtinë, gusht, 1997
Shazim Mehmeti: PLEQ - (baladë për Prishtinën) 17244_107980962550542_100000159158063_222934_1023431_n
Mosha e dhembjes, vaj mbi pëlhurë, 50x60cm, - pikturë e Shazim Mehmetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi