Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!!

Shko poshtë

Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!! Empty Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 1:22 am

Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!! 7417_1250246055465_1208896826_30788984_5269386_n

Monda Korca: Nata e Shën Shpirtit tim -poezi per SHEN VALENTININ -Nga - Raimonda Moisiu,- Happy Valentine's day!!



Mezi pres natën e Shën Valentinit,

atë natë që ka aq orë, sa netët e shkurtit,

por unë dëshiroj të mos mbarojë kurrë,

duke harruar edhe lindjen e diellit!

Atë,

natën e Shën Valentinit,

të vetmen natë në netët e mia,

natën e Shën Shpirtit tim.

Unë dua të më mbërthejnë prangat e ledhatimeve,

dhe përskuqja e puthjeve të nxehta,

si trëndafilat e Shën Valentinit.

Mezi pres agoninë e puthjeve,

të magjepsura nga nxehtësia e tyre,

të shkrijnë acarin e shkurtit.

Mezi pres të marrësh peng përhumbjen e syve të mi,

ndriçimin e tyre të qeltë e të gjelbër,

si blerimi në pranverë,

t’i japë dritë errësirës.

Të zbukurojmë bardhësinë e çarçafëve,

me aromën e kurorës së shpërthimit

t’u japë frymë trëndafilave të ndezur,

në kopshtin tim.

Jashtë bien qeparisët e flokëve të borës,

si nostalgjia e syve të qelqtë,

atë pranverë të parë, teksa çelje lulet e përgjumura,

në livadhin e mermertë si bora.

Mezi pres të ngrohim me frymën e ofshamave,

qeparisët dhe

t’i tretim në shtratin e virgjër të dëshirave,

kur hëna zbret në dritare e na shikon.

Mezi pres strehën e hajthshme të duarve tua,

në mashtrimin e brishtë të trëndafilave të bardhë,

që lulëzojnë në zjarrminë dehëse,

nën hutimin e diellit të mëngjesit,

nën fëshfëritjen e gjetheve ledhatuese,

që unë i dua kaq shumë,

jo vetëm në një natë me Shën Valentin,

për Shën Shpirtin tim.

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
SHKURT, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi