Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa I. Ahmetaj: Të bëhemi kryetar ?!....

Shko poshtë

Musa I. Ahmetaj: Të bëhemi kryetar ?!.... Empty Musa I. Ahmetaj: Të bëhemi kryetar ?!....

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 24, 2010 10:42 am



Musa I. Ahmetaj: Të bëhemi kryetar ?!.... 30213_117603724943352_100000811744826_91526_4078814_n

Musa I. Ahmetaj: Të bëhemi kryetar ?!....

Dy shokë të mirë e te vjetër
njerë tjetrit i prrpozuan
Për themelimin e partisë
Njëzëri u dakorduan

Per shkak strukturës gjinore
E ftuan edhe një femër
Partinë në themelim
e pagëzuan me emër

Me shpejtësi të madhe
me statut e rregullore
qëllimi i tyre ishte njëzëri
me ardhë në pushtet prore

Shokë, miq dhe akraba
Shpejt me ftesa i ftuan
Problemi lindi menjiherë
Këto kush i nënshkruan

Në bankë shkuan te dy
Zhirollogarinë e hapen
Për qasje në paranë
Përsëri mes vedi u kapën

Edhe këtë problem
Mezi e tejkaluan
Për konferencë zgjedhore
Te dy u percaktuan

Erdhën të gjithë të ftuarit
Dhe u futën në sallë
Themeluesit e partisë
Krenarë rrinin në ballë

E lexuan rendin e ditës
Edhe me vota u aprovua
U caktua edhe dreka
Ku duhet me drekua

Pa zhurmë e shamatë
Kaluan në propozim
Partisë tone i duhet
Kryetar për emërim


Për hire transparences
Jemi edhe në vëzhgime
Per kandidatim e mundshëm
Shkojmë me dy propozime

Me shumë fjalë e zhurmë
Ne lista te dy themeluesit
Ranë në pozitë të keqe
Pastaj të gjithë votuesit

Njëri prej tyre fare
Votat nuk i kishte arritë
Menjihere u deklarua
Unë do te jem opozitë

Sikur kjo që ndodhi
Nuk ishte hera e pare
Të gjithë mendjen e kemi
Të bëhemi kryetar?!....

21.05.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi