Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë

Shko poshtë

Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë Empty Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:45 am

NJE HAP NE RRUGEN E BUKUR TE PAVARESISE




(Mbresa nga mbrëmja festive organizuar nga Shoqata "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia, kushtuar pavaresisë së Kosovës.)
Nga Laver Niku
Sa shpejt iku ky vit! Viti i parë i pavarësisë së Kosovës. U desh një shekull për të arritur në 17 Shkurtin e vitit 2008. Një shekull që nga dita e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Një shekull i madh dhe i rëndë që kaloi përmes dy luftrave botërore dhe shumë luftrave e vuajtjeve të popullit shqiptar.
Për të pritur këtë ditë sa më bukur, kryesia e shoqatës kishte filluar punen shume kohe perpara, që me kërkimin e filmimeve të demostratave te prillit 1999 ne Filadelfia e Uashington, që i kishte ruajtur me aq kujdes zoti Benjamin Risilia, veprimtari i shquar i komunitetit. Po kështu u nxorrën nga arkivi i Shoqatës fotografi dhe filmime të festimit te Dites se Pavaresise se Kosovës më 17 Shkurt 2008. Atë ditë nga Qendra e Shoqates nën drejtimin e zotit Petrit Pasholli u nis një karvan i gjatë me makina i zbukuruar me flamuj shqiptar dhe amerikanë e pankarta të ndryshme që i ra kryq e tërthor gjithë Filadelfias për katër orë. Fotografitë na cojnë edhe në demonstratën e madhe që u organizua në Dhjetor të vitit 2007 para selise se OKB-se ne Nju Jork. Nje grup bashkatdhetaresh nga Filadelfia, anëtarë të Shoqatës "Bijtë e Shqipes" u nis për të marrë pjesë në këtë tubim të madh për të shprehur kërkesen për pavarësinë e Kosovës menjëherë. Midis tyre ishte dhe profesor Besnik Budo, që me gjithë moshën e kaluar nuk i është ndarë asnjëherë këtyre veprimtarive atdhetare dhe me shpirt rinor ka qenë përherë në krye të tyre. Sekretari i Shoqatës Vlashi Fili, ndjehet i kënaqur për punen që ka bere për përgatitjen e fotoekspozitave dhe të të gjithe mbremjes festive. Bashkë me bashkatdhetarët e tjerë qe punuan për këtë qëllim, duket sikur u kalon edhe lodhja e gjithë këtyre ditëve kur shikojnë se cdo gjë kalon mirë.




Salla e Qëndrës Kulturore të Shoqatës mbushet plotë me bashkatdhetarë. Herë pas here duken zonjat e shoqatës me duar plotë. Ato kanë përgatitur gatime tradicionale per kete mbrëmje. Sadik Elshani, nje intelektual i shquar nga Kosova dhe anëtar i kryesise se Shoqatës, ka marre persiper pjesën më të madhe të përgatitjes së gatimeve. Ndërkohë pjesëmarrësit grupe-grupe ndjekin dokumentarin apo fotoekspozitat. Në një faqe te sallës zenë vënd portretet e e presidentëve te Amerikës Uillson, Clinton, Bush dhe Obama emrat e të cilëve lidhen më shumë me fatet e kombit tonë dhe të Kosovës në vecanti. Nuk thotë kot populli ynë se miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Që të katër këta president i janë gjendur popullit tonë në momentet më të vështira të historisë së tij. Populli ynë i ka përjetësuar në kujtesën e tij. E gjitha përmblidhet në fjalët e thjeshta: "Të faleminderit Amerike!".
Midis këtyre përjetimeve zoti Vlashi Fili, Sekretar i Shoqates, hap mbremjen festive kushtuar pervjetorit të parë të pavaresise se Kosovës. Ai ja jep fjalën kryetarit te Shoqatës zotit Llazar Vero i cili ndermjet te tjerash tha se pavarësia e Kosoves nuk qe një dhurate. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe luftrave më se një shekullore të të gjithë brezave,kundër genocidit serbomadh, kundër dhunës, dëbimit, shtypjes, shfrytëzimit dhe grabitjes. Në arritjen e kësaj dite të madhe ishte e pranishme sakrifica dhe mëncuria e brezave të tërë luftetaresh të lavdishëm, udhëheqësish dhe intelektualësh të mencur, qe pa pretenduar t'i permendim të gjithë përulemi me respekt para emrave te tille si Sulejman Vokshi, Sef Kosharja, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Adem Demaci, Ali Hadri, Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, Adem Jashari, etj. Jane me qindra, me mijëra, është një popull i tërë në kërkim te lirisë dhe pavarësisë. E paharruar do te mbetet ne historine e popullit tone edhe lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, e djemeve dhe vajzave trimeresha, e komandateve te saj kundër sërbomëdhenjëve për të çliruar një herë e mirë Kosovën nga pushtimi sërb. Më tej folësi theksoi se përvoja e kishte mësuar popullin tonë se nuk mjafton vetëm lufta me armë por edhe gjetja e aleatëve të drejtë dhe të fuqishëm.Për këtë punuan me dhjetra vjetë breza të tërë emigrantësh që të ngajllin tek qeveria Amerikane interesin në njohjen dhe të drejtën e popullit te Kosovës. Respekti u takon të gjithë punëtorëve të çështjes kombëtare, të gjithë emigrantëve që ndihmuan me gjithëçka për jetësimin e kësaj cështje të drejtë. Tani është në dorën e të gjithë shqiptarëve, dhe të popullit të Kosovës në veçanti, që mirënjohjen, sakrificat e panumërta, dhimbjen dhe vuajtjet t'i konkretizojnë me dinjitet, qytetari, demokraci,tolerancë dhe zhvillim. .Ky eshtë borxhi që u kemi atyre që sakrifikuan per te mbërritur tek kjo ditë. Kemi nevojë të gjithë të marrim shëmbull nga idealizmi dhe atdhetdashuria e tyre.
Duke kujtuar demonstratën e zhvilluar 10 vite më parë nga bashkatdhetarët ,dhe sidomos nga emigrantët e rinjë, nëpër rrugët e Filadelfias dhe para Bashkisë së qytetit, në mbrojtje të drejtave dhe të luftës së popullit të Kosovës, folësi theksoi se kjo demonstrate ishte dhe frymezimi për organizmin e Shoqatës "Bijtë e Shqipes" që kemi sot. Përkujtimi i dy heronjëve kombëtarë të pavarësisë, Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe Ismail Qemalit, ishte veprimtaria e parë e kësaj shoqate, që u ndoq nga simpoziumi kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Keshtu deri ne diten e 17 Shkurtit 2008 kur Qendra e Shoqatës qëndroi e hapur që nga mëngjezi deri natën vonë. Përherë me Kosovën dhe deshirën e saj të pashuar për pavarësi.
Tanimë, vazhdoi me poshte folësi, përditë e më shumë, bota e qytetruar po bindet dhe do të bindet se pavarësia e Kosovës është paqe, është qytetrim dhe mirëqenie jo vetëm për kosovarët dhe gjithë kombin shqiptarë, por për gjithë Ballkanin dhe më gjërë akoma.
"Pavarësia e Kosovës, vazhdoi ai me poshtë, është vetëm një vjeçe.Është si një fëmijë në vitin e parë të jetës..Sipas një traditë të vjetër të popullit tonë,kur fëmija mbush një vjec e rrethojnë me vegla dhe sende të ndryshme. Se çfarë do të zgjedh fëmija do të jetë dhë e ardhmja e tij. Dhe fëmija ynë një vjeçar e ka bërë zgjedhjen. Ajo është liria, pavarësia, demokracia dhe zhvillimi. Femija e ka bërë zgjedhjen: të jetoj i barabartë midis të barabartëve. Ai do vetëm dashurinë tonë, punën e palodhur dhe idealizmin tonë për realizimin e ëndërrave dhe dëshirave të brezave që sakrifikuan kaq shumë. Femija sa ka bërë hapin e parë. Rrugë të mbarë dhe e trashëgofsh pavarësinë Kosovë e dashur, djalë pas djali, brez pas brezi, në jetë të jetëve. Ashtu u bëftë!" Tingujte e bukur të violinës së Iliriana Elshanit, shoqërueses së sa e sa veprimtarive të shoqatës, mbushën sallën e kësaj veprimtarie të shënuar duke sjellë paqe dhe meditime të bukura në mendjet dhe zemrat tona.




Pastaj e morën fjalën pjesëmarrës të kësaj mbrëmje. Zoti Sadik Elshani, prej Suhareke, ndërmjet të tjerash theksoi se Kosova asnjëherë nuk e humbi shpresën për liri dhe pavarësi.Ai kujton femijërinë e tij se si fshehuarzi mësonin vjershat atdhetare, njiheshin me historinë e Shqipërisë, gjeografinë e saj, me ëndërrën se do të vinte kjo ditë. Anëtarja e kryesisë së Shoqatës zonja Suzana Vangjeli kujton mbresat nga pritja e ngrohtë që iu bë familjes së saj kur erdhi për herë të parë në Nju Jork, nga bashkatdhetari zoti Ahmet Zherka prej Kosove. Si për t'i përmbledhur të gjitha fjalët dhe emocionet e saj ajo recitoi pjesë nga poema për Kosovën, shkruar nga Mitrush Kuteli, që u duartrokit me zjarrë nga të pranishmit. Profesor Besnik Budo, pjesëmarrës ne Luften Nacinal Clirimtare të popullit shqiptar, në përshendetjen e tij theksoi se Kosova ka qënë përhërë djepi i lirisë dhe se e ka mbajtur përherë lart flamurin e shqiptarisë. Ai falenderoi Amerikën dhe presidentët e saj, Klinton dhe Bush për ndihmën e madhe që dhanë për Pavarësinë e Kosovës. Në përshendetjen e tij zoti Viktor Furxhi, një nga organizatorët e demonstratës së prillit 1999 në Filadelfia, kujtoi atë gatishmëri dhe zjarr të bashkatdhetarëve në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.. Kështu si në një bashkëbisedim të ngrohtë midis miqësh në një ditë feste, kalonin minutat. Të gjitha përshëndetjet i përshkonte besimi se pavarësia e Kosovës e ka rrugën të hapur por edhe se do të duhet shumë punë dhe përgjegjësi për jetësimin e saj me dinjitet.
Pas përshendetjeve, i erdhi radha muzikës dhe darkës së pasur të përgatitur nga zonjat shqiptare. Ishte një darkë e përgatitur me shpenzimet e antarëve të shoqatës dhe të ftuarit muk paguanin asgjë. Kjo është një traditë e bukur e kësaj shoqate dhe merita u takon zonjave shqiptare.
Kështu deri në orët e vona të mbrëmjes. Të gjithë pjesëmarrësit u larguan me një ndjenjë të ngrohtë atdhedashurie dhe me Kosovën e Pavarur në zemër.




Filadelfia, Shkurt 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi