Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij

Shko poshtë

Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij Empty Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2017 4:00 pm

Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij


Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij Auto_imer1484742320

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit


Presidenti i vendit do të bëjë homazhe dhe do ta shpallë dëshmorë të kombit, aktivistin e vrarë të LDK-së, Haki Imerin. Për këtë nderim e ka bindur vëllanë e Hakiut, Imerin duke i bërë be se nuk ka gisht në këtë vrasje. Imer Imeri që e ka akuzuar vazhdimisht Thaçin, thotë se është bindur se Thaçi “nuk ka hak as hile në këtë krim”. Tregon se presidenti i vendit është i gatshëm t’i bëjë be me 124 pleq se është i pastër. Imer Imeri që vazhdimisht e ka akuzuar PDK-në, tash po e akuzon LDK-në se nuk bëri asgjë për zbulimin e krimit, por vetëm përfitoi vota në emër të tij.
Hashim Thaçi do ta shpallë sot dëshmor të kombit një aktivist të LDK-së, për vrasjen e të cilit presidenti është cilësuar përgjegjës nga vëllai i tij.
Thaçi pritet të bëjë homazhe në fshatin Turiqec të Skenderajt dhe të mbajë akademi përkujtimore në nderim të Haki Imerit.
Ka marrë përsipër gjithë organizimin së bashku me Komunën e Skenderajt.
Për vite të tëra Thaçi dhe Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është bërë përgjegjës nga vëllai i Haki Imerit, Imeri se ka gisht në vrasjen e këtij aktivisti.
Por sot, Imeri që drejton një shoqatë të quajtur “Thirrje për drejtësi” është tërhequr nga akuzat që i ka bërë Thaçit dhe është bindur se nuk ka gisht në këtë vrasje.
Imer Imeri ka thënë për Insjaderin se presidenti i vendit “i është larë” duke i bërë be me 124 pleq se nuk ka lidhje me këtë vrasje.
“E kom akuzu gjithnjë…, kam ardhë në përfundim që ai (Thaçi v.j.) ka mujt mu la… I ka ba do thirrje m’i hetu vrasjet e mas luftës, gjatë luftës edhe me rafikimin e Gjykatës Speciale, diçka mund pastrohet”, ka thënë Imeri.


Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij Auto_k11484742322



Ai zotohet se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për të vëllanë të vrarë 18 vjet më parë, ani se tash nuk e akuzon Thaçin më.
Imeri tregon se Thaçi është i gatshëm t’i bëjë be se është i pastër.
“Ai më ka thanë që muj me bo be 124 pleq me kanun, që s’kom hak e as hile”, ka treguar Imeri për të shtuar se është bindur se presidenti i vendit nuk është përgjegjës për vrasjen e vëllait të tij.
“Unë kurrë nuk kom thanë që Hashimi ma ka vra vllaun. Kom thanë që e din kush e ka vra. Sipas raportit të KFOR-it para 8 qershorit 2014, SHIK-u është organizatë kriminale, Kadri Veseli drejtor, i raportoj Hashim Thaçit edhe gjithmonë kom mendu që Hashimi duhet me ditë edhe këta e dinë. Po tash njeri me luftu me to nuk po mundet, po duhet me nda dikon, e me marr dikon”, thotë Imeri.
Imeri tash po e akuzon LDK-në që nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij, por vetëm ka përfituar vota duke u thirrur në emrin e tij.
Sipas tij, vrasja e Haki Imerit është vrasja e parë në Drenicë e motivuar politikisht.
“LDK ka mujt ni përvjetor, ni tufë lule te varri me ja pru. Kurrë niherë se bani. LDK ka mujt me ja parmen emrin në gazetë. Kurrë nuk e bëri. Me vdekjen e Rugovës, LDK shkoi me to. Unë nuk di çfarë i them kësaj LDK-je”, ka thënë Imeri.
“Ata që nuk e ka bërë LDK, është duke e bërë Hashim Thaçi. 18 vjet luftë këta veç përfituan, kurgjo s’bonën”, thotë Imeri.
Pos vëllait që i kanë vrarë, Hakiun, Imer Imeri ka qenë i burgosur i UÇK-së në Cahan të Shqipërisë. Atje është mbajtur dhe torturuar nga pjesëtarë të UÇK-së. Për këtë krim dhe të tjera, janë dënuar disa pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin.
Imer Imeri pos në intervista, nuk ka reshtur së akuzuari PDK-në dhe Thaçin për krime dhe përfitime. Madje ka postuar edhe një videomesazh në vitin 2014 duke i bërë thirrje popullit që mos ta votojnë Thaçin, sepse sipas tij është kriminel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi