Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë

Shko poshtë

Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë Empty Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2017 9:53 pm

Prveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë

Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë Auto_Bulltavoci-11484498499

Bulltavoci drejtoi lokomotivën 007 në drejtim të veriut të Kosovës për t’i dalë përball trenit serb e për ta ndalur atë.


Bullatovci ka bërë të ditur se ndjehet krenar për këtë që ka bërë pasi që, sipas tij, ky ishte obligim moral ndaj shtetit.

Tentimi i Serbisë që pas 18 vjetësh të lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë, nuk u realizua.
Treni i cili mëngjesin e djeshëm u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, është kthyer në Beograd pasi ndaloi në stacionin në Rashkë.


Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë 850x636_16122216_1573266322690260_740728216_o-780x4391484494402


Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, me armatim të rëndë dhe me veshje kundër trazirave, u vendosën dje në një stacion treni në Jarinjën e Poshtme.
E, përpos forcave ROSU të cilat u përshëndeten nga të gjithë qytetarët për veprimin e tyre, në ndaljen e trenit ishte edhe një tjetër hero.
Gani Bullatovci është heroi i dytë i ditës së djeshme i cili i kishte vënë vetes një synim që do ta ndalonte trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.
Bulltavoci i cili ka më shumë se 30 vite që punon si makinist në Hekurudhat e Kosovës, ditën e djeshme u përball me një rrezik të madh nën përkushtimin për t’i dalë zot shtetit.
Ai drejtoi lokomotivën 007 në drejtim të veriut të Kosovës për t’i dalë përball trenit serb e për ta ndalur atë.
Bullatovci ka bërë të ditur se ndjehet krenar për këtë që ka bërë pasi që, sipas tij, ky ishte obligim moral ndaj shtetit.
Ky mund të ketë qenë plani tjetër i rrezikshëm i shtetit të Kosovës për të parandaluar arritjen e trenit në Mitrovicë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi