Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla: Prozë komunikative e stilit të veçantë

Shko poshtë

Hasan Qyqalla: Prozë komunikative e stilit të veçantë Empty Hasan Qyqalla: Prozë komunikative e stilit të veçantë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 08, 2010 1:18 am


Hasan Qyqalla: Prozë komunikative e stilit të veçantë U1_HasanQyqalla


Dibran Demaku
„SHPIRTRA TE SHITUR“
Tregime
Botoi: „Shkëndija“
Biblioteka: „Koliqi“
Redaktor: Sylejman Dërmaku
Recenzent: Gani Bytyqi
PROZË KOMUNIKATIVE E STILIT TË VEÇANTË
-„Shkrimtarët kanë mallkimin e ngjarjeve (ndodhive) historike“-
Nga Hasan QYQALLA
_ Z. Dibran Demaku, tani më ka krijuar emër në letrat shqipe, si në poezi ashtu edhe në prozë. Kësaj rradhe vie me një përmbledhje tregimesh, të cilat ende janë aktuale, ose që i takojnë kohës jo shumë të largët. Autori shkoqit ngjarjet e përsonazhet: i skicon në vija të stërholluar, qet në pah defektet me përmasa të gjëra, që herë – herë ngrehin kurthe të veçanta, për „ngulfatjen“ e pësonaliteteve kryeneqe karshi një regjimi mizor. Montimet, mashtrimet, trillimet, djallëzimet e hipokrizitë e kohës së keqe i nxjerrë mbi sipërfaqe, ashtu siç ishin, pjesë të të cilës katrahurë, nuk i shpëtoi as vet autori; qoftë në mënyrë direkte apo indirekte. Ishte aktor real, aktiv i atyre ndodhive. Andaj nuk përdor hipërbolizime marramendëse, siç ndodhë jo rrallë tek krijuesit tjerë. Ngjarjet shtrihen në vijë lineare, por shquhet me stilin e veçantë letrar të të thurit. Proza e Demakut është komunikative. Kanë ngjyrë përsonazhet, hapsirë natyre e kohe të caktuar për ndodhitë, që e tëra rezulton se është nxjerrë drejt për drejt nga rrethi social i mjedisit tonë. Edhe atëher, kur të tjerët krijues, ndoshta shpërthejn, fyejnë,…etj., Demaku prozaton qetë e i përmbajtur, pa harruar mllefin ndaj pushtetit hipokrit, edhe atëher kur në duar të prindit (babait) i prehet (heqet) koka foshnjës gjegjësisht çunit të vetëm… As edhe kur ngritet „përmendorja“, as atëher kur nusja e re, natën e martesës, para se të heqë vellon e bardhë, vetëvritet e mbulohet me tisin e zisë. Është, ndoshta nga të rrallët autorë, apo edhe ndër të parët, që vë në pah dy anët e medalies, pa hezitime e ekzagjërime! I pa ekspozuar mbetet edhe uni i tij, mbase nuk glorifikon optimizëm utopik por nuk duket (shihet) i zhytur në pellgun e pesimizmit. Sikur vetë portreti: real, i paepur, i pathyer, ndryshe qetësisht i drejt për drejt.
Citat nga tregimi “Ndërgjegjja”: ”…Kur të më gjeshë të vdekur,të lutem mos u dëshpro….as mos më akuzo…po shkoj nga kjo botë e përlyer nga një mashtrim…nga një mashtrim që më vrau thellë në ndërgjegje…nga një mashtrim që më bëri ta urrej tërë botën…andaj, po shkoj nga kjo botë me ndërgjrgjr të lënduar…edhe pse botën përkatësisht jetën dhe ty ju desha shumë… Lamtumirë…!!! “
Proza e Demakut ka peshën e vet, ka kuptimin, domethënjen, në saje të talentit shtjellues. Rrjedhimisht del të jet komunikative: sa e prekshme, po aq e kapshme për lexuesin. Duke shfletuar e lexuar prozën e autorit në fjalë, na bëhet sikur flet, sikur komunikon urtin e thellë shpirtërore e socio – psikologjike. Edhe një specifikë e autorit, që doemos do citoj, është se në asnjë tregim nuk gjen shprehje gazetareske. Kjo tregon vlerën e lartë krijuese artistike, dhe përsosmërinë e strukturimit letrar të autorit, që tanimë ka zënë vend jo veç tek lexuesi por edhe në kritikën e letërsisë së sotme. Në rezymenë përfundimtare të bie në sy, mosrradhitja kronologjike e tregimeve, që kushtimisht nuk zbehë përmbajtjen, shtjellimin e as porosinë mbresëlënëse.
Krejt në fund, peisazhi i kopertinës korrespondon me titullin përmbledhës, mbase është një formë figurative që nënkupton më vete se: _ Perëndoi Dielli (koha) për „Shpirtrat e Shitur“! Kujtoj përfundimisht e qëndrueshëm, preferimin e vetëm që kam për lexuesin:
_ „ Ta lexojë, vlerësoj… mbase prap do ta rilexojë “!
Autorit i uroj suksese dhe të na dhuroj sa më shpejt krijime të reja…!
Hanover, 14.03.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi