Vullnet Mato: KRESHNIKU I KANGËS
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: KRESHNIKU I KANGËS
Vullnet Mato
KRESHNIKU I KANGËS
Kreshniku i kangës Agim Gashi - Elez Alia,
tash sa kohë tue vujtun në shtrat ka ra...
Nat e ditë mbi kryet i pikon e bija,
ia terr dhimbat me lotët e syve të saj.
Shtatin babës ia qetëson me sytë e ballit,
tue i dhanë kurajë me buzagazin e ambël,
tue ia largue dhimbën e sëmundjes e të hallit
me njomzën e shpirtit e bardhësin’ e zemrës.
A dalë zani e paska marrë dhenë,
se sëmundja dhe bajlozët nga krajlia,
duen me ia shue kangën te buza e vet,
e me ia ngri zogjtë e gishtave te sharkia.
Ia ka nis bija e vogël me u trishtue,
e krejt me lot të atin po e mbulon:
Po qysh nana, or babë, me na harrue ?
Qysh Kosova kangët e trimave t’i mohon?
Qysh s’u shembka kulla e kangës me na xanë?
Qysh s’u kthyeka kurbeti në nji muranë!
Qysh s’u shuen rrufetë e liga anembanë
me të shpëtue zanin, o i miri babë?...
Dy riga lot babës për faqe i kanë shkue,
dy fjalë së bijës ia ka lëshue si kangë:
Kurrë ma thekshëm, bijë, s’ke fol me mue,
që për Kosovën më ashtë ndrydh jeta e tanë !
E kam ngrit kullën tonë veç te sharkia,
ku heronjtë i kam ftue me i gostit në kangë !
Hej u nxifshi moj sarajet e kangëve të mia,
dhe vrik në kambë a çue e sharkinë ka zanë !
E ia ka nisë kangës për shpresa ditësh të reja,
e dhimbët e trupit krejt përtokë i kanë ranë,
e vajzën dhe shokët i ka pushtue hareja,
e jeta e tij ashtë zgjatun deri në hanë !...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vullnet Mato: KRESHNIKU I KANGËS
Koment i Adem Berishës në Albemigrant!
Adem BerishaMittwoch, 9. Juni 2010
Mjeshtrit e artit, i Madhi krijuesi dhe rapsodi i rrallë Agim Gashi dhe profesori, intelektuali e shkrimtari i mirënjohur Vullnet Mato, mahnitën gjithë dëgjuesit dhe lexuesit e veprave të tyre me krijimet e fundit artistiko-letrare të cilat na sollen së fundmi nëpër dritare të ndryshme tëinternetit.
Ndonëse thonë: "Për të gjallë nuk këndohet kënga", autorët e këtyre veprave meritojnë përkushtimet reciproke por edhe të tjera nga krijues e artdashës tjerë të artit dhe kulturës tonë kombëtare.
Zotëriu e miku im shumë i dashur dhe respektuar Agim Gashi së fundmi përballet me disa shqetësime shëndetësore por unë lutem dhe uroj që ai me dinjitetin e tij burrëror e moralin e fortë që ka, sa më shpejt suksesëshëm t'i tejkalojë.
Me shumë respekt dhe dashamirësi të pafundme përshëndes që të dyja këto figura të ndritura të artit dhe kulturës tonë kombëtare, z Agim Gashi dhe z. Vullnet Mato.

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Jun 10, 2010 2:30 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vullnet Mato: KRESHNIKU I KANGËS
GuestMittwoch, 9. Juni 2010
I dashuri miku ynë, poet e shkrimtar, njeri me plotkuptimin e fjalës, o bujari i bujarisë shqiptare Adem Berisha, Ju falenderoj njerzisht, vllëzërisht e miqësisht me zemër e me shpirt. Je njeri që shpirti të knaqet me të miren njerzore e sidomos për të mirën shqiptre. Më rrofsh sa malet, qofsh i bekuar nga ne e nga Zoti, jetofsh sa malet!
Me rrespekt Agimi!
I dashuri miku ynë, poet e shkrimtar, njeri me plotkuptimin e fjalës, o bujari i bujarisë shqiptare Adem Berisha, Ju falenderoj njerzisht, vllëzërisht e miqësisht me zemër e me shpirt. Je njeri që shpirti të knaqet me të miren njerzore e sidomos për të mirën shqiptre. Më rrofsh sa malet, qofsh i bekuar nga ne e nga Zoti, jetofsh sa malet!
Me rrespekt Agimi!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: KRESHNIKU I KANGËS
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato: P L U G U
» Vullnet Mato: A R K E O L O G U
» Vullnet Mato
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi