Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve -

Shko poshtë

Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve - Empty Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve -

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 08, 2010 10:01 pm

Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve - 17936_103034419725972_100000582437455_79564_5364705_n

Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve -

Dy fjalë, me mallë,
nga Dukagjini në Ulpianë,
djalit nga Fterra,
sa herë zemra, flakë u kall,
me vargje sërish, u flladitë ahera!
Dhe, del bujaria, nga thellësi intime,
e rrjedhë dashuria,
një ndjenjë sublime,
nga damarët e gjakut të njëjtë,
miku-mikut, vëllëzërit tok,
e motrat,
me sytë e përlotur nga mallëngjimi!
Kështu siç jemi, ishim dhe dikurë,
te koka, te shtrati,
në mëngjeset e turbullta
e të mjegulluara,
te plaga e shtatë,
që freskoi gjashtë të parat!
E ku dhe si, tjetër?!
Cili është adut-sihariqi,
që bashkon shpirtë e mendje?!
Dikush ia thotë nga malli,
të tjerë, e dëgjojnë nga dashuria,
epizode sporadike,
në Epiçendër, Nderi,
se fundja, dashuria
ndryshe s´shkruhet e këndohet!

Mentor Thaqi: Dy fjalë me mallë, nga Dukagjini në Ulpianë, djalit nga Fterra! - Përshëndetje përmes vargjeve - 29042_127933460569401_100000582437455_212246_5702913_n



Agimit, i këndon Vullneti,
me shkronjat e Manastirit,
e Agimi, me agun, pas agonisë së dhimbjes:
" Ty mirëmetç,
shtrati i dergjjeve të trupit!",
Sharkia në Kupë të Qiellit,
lotë e gaz në përzierje,
- nuk kam kohë për rënkime!
Sa Jakup Ferr e Gjergj Elez,
Kreshnikë mbi Kreshnikë,
kënga buçimë shpirti,
rreth e çark Arbërisë!
- Heu, kënga nga goja kurrë mos tu ndaftë!
- Heu, Pena nga dora kurrë mos të raftë!
- Heu, me vëllëzër e motra, tok!
Dje e sot dhe më mirë në mot!


Mentor Thaqi VS., 08.06.2010
(Ditëlindja ime më e veçantë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi