Debat rreth poezisë për Bardhyl Ajetin
Faqja 1 e 1
Debat rreth poezisë për Bardhyl Ajetin
http://tribunashqiptare.com/news/119/ARTICLE/4222/2010-06-05.html
Pesë vite pa Bardhyl Ajetin
Nga Agim Gashi
Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnë edhe fëmija.
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhëmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari
Me grykën e pushkës,
Mbi qiellin e Kosovës
Ofashama e Ali Ukës.
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkët e Kosovës
Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari
Në midis t´Kosovës,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovës.
Kur vritët gazetari
Nën hijen e natës,
Në varr ngrinë kujtimet
E Xhemail Mustafës.
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n´tkatër anët
Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu në qetësi,
Tek shokët e penës
Që ratë për liri.
2005-06-29
Düren
Botuar në "Bota sot"
ARBER (RESHAT) BADALLAJ
Tungjatjeta z. Agim,
E lexova me vemendje kenken qe e kishe shkruar. Qellimisht nuk po e quaj poezi. Te lutem, mos ma merre per te keq, por kur i lexova emerat qe i kishe numruar si tespit e oxhallareve, verejta se ke treguar zemerngushtesi. Me sa kuptova ishe strukur vetem ne konakun pacifist. Personalisht, une e gjykoj cdo vrasje e ne veqanti kunder atdhetareve dhe fjales se lire, sidomos.
Nuk do te ishte keq, qe telat e sharkise sate te kapin edhe ndonje emer tjeter.Per ndryshe, do te ndani "meslishtin" ne dysh. Per ndryshe telat e sharkise sate do te ndryshken ose do te percani odat shqiptare. Te jesh i sigurte per kete.
Cdo gjak i derdhur shqiptari eshte ivlefshem.
Dikur moti,neqoftese nuk gabohem, ishe ne nje qytete te gjermanise verior,me sa di ishte fjala per nje ndihme... per nje djale. Mos e harro dhe MOS U BE BUKSHKELES...
NDERRO UDHE!
Me respekt, ARBER (RESHAT) BADALLAJ
Gjermani, kohe me diell, maj 2010
Agim Gashi
Po më vjen keq i dashur Reshat Badallaj, por sulmi yt është krejt qëllim keq, ose je i pa njohtuar për emrat që i këndoj unë.Asnjëherë në jeten time nuk kam qenë bukëshkelës e nuk do jem edhe tutje. Fundja unë fare nuk të kuptova se çka kishe dashtë të thuash me ato fjalë për ndihma djaloshit. Ta shkruaj këtu email adresen time e më shkruaj, por jo me sulme të tilla sepse i konsideroj të padrejta.
Me rrespekt
Agim Gashi-Gjermani
sharkia_323@hotmail.com
ARBER (RESHAT) BADALLAJ
I nderuari z. Agim Gashi!
Ne letren qe ta shkrova te luta qe te mos ma merre per te keq. Ndonse ne te dy nuk kemi luajtur me ashik bashke, nuk kame patur qellim te keq. Larg qofte. Nuk jam i prire te hapi sherre me aske ZOTIN DOREZAN! Me kishe hedhur dorashken shume gabim kur shkruan:"... me shkruaj por jo me sulme te tilla..."
I cmuari Agim Gashi, c´konsideron sulm?
Me detyron t´i bej ca pyetje logjike, qe lexuesit ta vlersojn korrekt;
E para, ne cfare parti dhe ku ka shkruar i ndjeri Bardhyl Ajeti?
E dyta, ku ka shkruar dhe ne cfare parti ka qene i nd. Ali Uka?
E treta, ne cfare parti dhe ku ka shkruar i nd. Enver Maloku?
E katerta, ku ka shkruar dhe ne cfare parti ka qene i nd. Shefki Popova?
E pesta, ne cilen gazete ka shkruar dhe ne cfare parti ka qene Bekim Kastrati?
E....
E di qe je burre. Ndaj, edhe kesaj radhe behu burre dhe rrefehu. Fjala ka qene vetem per kete kenge. As gje kundi nuk kame thene se nuk keni kenduar emera tjere. Une, nuk theme perse keta te ndjerit,perse kane shkruar dhe ne ate parti kane qene. Ka qene e drejte e tyre.
Desh harrova, te te pyes; a ke qene ndonjehere ne nje klub ne Gjermanine veriore, apo une, gabimisht e kam ngatrruar me dike tjeter. Neqoftese,eshte lapsues une publikisht te kerkoj te falur.Kushedi,ndoshta me ka ikur truri.
Heu, [b]Heu, burri i dheut e paske marrur per sulm. N´toke e n´qiell nuk e kam patur ate qellim. Mendoj se e verteta edhe neqoftese eshte e hidhur duhet kaperdire neper fyt ndonese nuk shkon me lezet.
Dhe, krejt ne fund,mbese me shprese se do te marre pake kohe,per t´iu pergjigjur drejte pyetje te mia. Sido qe te jete, do t´i pranoj me kenaqesi. Te falemnderit.
Jam ARBER (RESHAT) BADALLAJ, i burgosur politik, kaptina me ka rene ne Zhur, krahina e Lumes
Te fala me shnet dhe te vafte puna mbare!
P.S. Te kerkoje te falur se pjesa e pare me iku pa dashje.Ndaj, e vazhdova.
Te fala edhe shokeve aty rrotull
Përgjegje Arber (Reshat) Badallaj, lidhur me rapsodin Agim Gashin
Nga Lule Mali
O Arbër (Reshat) Badallaj, bënu i sinqert, e mos i dredh e përdredh fjalët e fjalit..!
Nga Lule Mali
O Arbër (Reshat) Badallaj, bënu i sinqert, e mos i dredh e përdredh fjalët e fjalit..!
Komentin që e keni bërë, lidhur me këngën (poezin) e z.Agim Gashi, i përgjason fletërrufeve të PPSH dhe veprimeve të UDB-së.
Ti po bie në kundërshtim me atë, që shkruan se : „…Personalisht, une e gjykoj cdo vrasje e ne veqanti kunder atdhetareve dhe fjales se lire,..“ mandej mes tjerash vazhdon: „…Me sa kuptova ishe strukur vetem ne konakun pacifist….“ Që fjalën e ke, për të gjithë të vrarët që u këndon Agimi, e që kanë qenë disa prej tyre bashkëpunëtor të afërm të Kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës, apo anëtar të LDK-së.
Përse, se thua haptas, cili na qenka ai emër tjetër,që telat e sharkisë së
z. Agim Gashit, se paskan kapur,sipas teje?
S`keni kurrëfarë baze dhe dëshmi, që e akuzoni rapsodin Agim Gashi se me këngët e tija kushtuar dhe kënduar dëshmorëve dhe viktimave nga vrasësit kriminelë e tinzarë e as shpinës dhe në prita, me maska e pa maska, por me siguri me porosi dhe urdhëra nga idologët e tyre ..!
Çfarë na bënë me dyshue me bazë se ti Arber(R)Badallaj, je njëri ndër ata nxitës, dhe përçarës aty ku gjindesh dhe ku ke mundësi veprimi, me apo pa vetdije ti këtë e dinë më së miri.
Si dëshmi për dyshim janë fjalët tuaja të shkruara kundër rapsodit dhe veprimtarit të shquar për çështjen kombëtare z.Agim Gashit ku në mes tjerash shkruani:
„…Nuk do te ishte keq, qe telat e sharkise sate te kapin edhe ndonje emer tjeter. Per ndryshe, do te ndani "meslishtin" ne dysh. Per ndryshe telat e sharkise sate do te ndryshken ose do te percani odat shqiptare. Te jesh i sigurte per kete. Cdo gjak i derdhur shqiptari eshte ivlefshem…“
Ç farë doni të thoni orArber Badallaj me këtë që shkruani në vijim: „..Dikur moti,neqoftese nuk gabohem, ishe ne nje qytete te gjermanise verior,me sa di ishte fjala per nje ndihme... per nje djale. Mos e harro dhe MOS U BE BUKSHKELES...
NDERRO UDHE! „
cili është qëllimi, i këtyre fjaleve të mjegulluara, të dredhura e të përdredhura pa fakte, me paragjykime dhe qëllime të caktuara, për të krijuar huti e dyshime tek të pa informuarit mirë e si duhet, se çfarë na paska ndohur në atë farë qyteti të Gjermanisë veriore pa emër, për një djalë pa emër,, dikur moti, kohë e pa përcaktuar, dhe jep urdhëra që Agimi të mos harron e të mos bëhet bukshkelës…ndarsa veten ti ore ArberBadallaj e arsyeton, për tërë këtë që shkruan e shkarravitë pa fije turpi me fjalët e shkruara…“ Dikur moti,neqoftese nuk gabohem…“ ! ?
Pikërisht kjo mënyrë e komunimimit tuaj len shumë hapësirë për të dyshuar se mendja e juaj trillon gjëra të pa qëna, e bazuar jo në fakte por në urrejtje që ke ndaj Agim Gashit, ti apo këshilluesit tuaj nëse janë pasteje, por mundohesh me e mbuluar këtë urrejtje me dredhje e përdredhje fjalësh…
S i përfundim :
Përçarjet ndërshqiptare i kanë bërë dhe janë duke bërë njerëzit si ti, ore Arber Badallaj, me orjentime ideologjikekomuniste, dhe përçarjet dhe fatkeqësinë më të madhe Kosovës dhe çështjes kombëtare ja kanë bërë e janë duke e bërë në vazhdimsi partit e rrymatë e ndryshme politike me ideologjin komuniste të PPSH tani të përdredhur e përshtatur pake sa më ndryshe në të shkruar PSSH që thirret në demokraci e krijon ANARSHI, s`bashk me partit tjera pa përjashtim si në Kosovë dhe Shqipëri, Maqedoni apo thënë më shkurt, në të gjitha Trojet e Shqipërisë Natyrale, që ndoshta arrijn afër 100 parti, dhe asnjëra smund të lavdrohet për diç të mirë, si në pozitë si në opozitë…!
Udhë dhe veprim duhet ndërruar ti ArbërBadallaj dhe subjektet e partive politike dhe organizatave të ndryshme, të cilat mbajnë emëra të ndryshëm, të cilatë kanë mashtruar dhe janë duke mashtruar me fjalë e premtime të mdhaja popullin, ndërsa veprimet e tyre konkrete të deritanishme kanë qenë, dhe si po shifet, kanë mbetur e do të jenë edhe për një kohë të gjatë për faqe të zezë, e në dëm të çështjes së pa zgjedhur kombëtare, që aq shumë e lakojnë fjalën e dëshiruar të popullit për bashkimin kombëtar, në propoganden e tyre shterrpe në forma të hapta apo të mbyllura sipas interesave të tyre për të zënë pozitë, pushtet sa për t`u pasuruar, e që prakrika ka dëshmuar se janë kundër bashkimitkombëtar, për këtë ka mjaft dëshmi e ndër to dëhmia më madhe ëhtë gjendja shqiptare sot e përçarë, ecoptuar dhe e shkapërderdhur …!
Dëshmi: Shqipëria politike , ku udhëheqësit e strukturave politike, e kanë shtri për toke Shqipërinë e cunguar, ndërsa shkojnë për darka në Bruksel, udhëheq¨sit pozitë-opozitë, të ftuar nga BE-të huajt për t`i pajtuar…!
Kosova e cunguar poashtu , me pavarsi të kushtëzuar, e zhytun në korrupsion, skamje e mjerim, në Maqedoni edhe ma Zi e të mos falsim për Kosvën Lindore nënë okupimin e Serbisë, për Malin e Zi dhe për Çamërin e okupuar nga Greqia..!
Agim Gashi ka qenë dhe ka mbetur në udhë të mbarë si me veprime dhe qëllime vazhdimisht, dhe ky, s`ka pse të ndrroj udhë or Arber Badallaj...
Lule Mali
8 qerhor 2010
Vërejtje:
Pasi që letra e shkruar nga Lule Mali ishte me pseudonim albemigranti nuk e publikoi.
www.agim.poticforum.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi