Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:PUTHMA SHPIRTIN

Shko poshtë

Ardi Omeri:PUTHMA SHPIRTIN Empty Ardi Omeri:PUTHMA SHPIRTIN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 09, 2010 8:55 pm




Ardi Omeri:PUTHMA SHPIRTIN 28815_124700800895743_100000674724378_171142_1695790_n




Ardi Omeri


PUTHMA SHPIRTIN

https://www.facebook.com/home.php?#!/video/video.php?v=125721424127014&ref=mf


(RI ndaj me ju kete video qe kam bere mbi nje poezi timen , po i ri vje te gjitha si nje kronologji e nje historije e cila, te cilat, historite, personale apo te miqve e shokeve na frymezojne te shkruajme... une e kam filluar ne notat e mija ne datat para e pas ditelindjes time 11 nentor, atehere nisi dhe pjesa e dyte e tregimit MIQESIJJA E CUDITSHME, ju flm qe me ndiqni e lexoni, ju pershendes me respekt ARDI

Ne me don tregoma me vepra
ne me don kerkome te jem,
ne me don jepme realitetin
levizma gjakun e ndaluar ne vene...

Me thuaj cfare kerkon nga jeta,
tregome mua se te kam shpirt,
nxirre vrerin hidhma mua,
merrma e jepem pakez drite.

Mos me ler me te vuaj,
e mos rri ne erresire me qiri,
ftome ne valle bashke te kercejme,
puthma shpirtin,eshte akoma i ri.

Nuk jam gonxhe...
por dhe jo gjethe e thare,
nuk kerkoj trendafil pa gjemba
e nuk dua kokrra per fare.

Lerme te dehem me eren tende,
te shfryj mbi bote si Perendi,
te shperndaj arome dashurie
xurxull te ndjehet cdo njeri.

te kercejne te gjithe me ne,
te dashurohen edhe dreqerit,
te puthen ne drite apo erresire,
te varferit apo dhe mbreterit...

Dua cdo kush te kete
dhe te ndjeje dashurine,
te mbushin boten qe na rrethon,
me zogj qe cicerijne...

Atehere s'do te kete me xhelozi,
ambicje e thashetheme pa kufi
genjeshtra e mashtrime,
por vec dashuri e liri.

te gjitha ,- te Dua
te shikojme te shperthejne
te jetojne te lumtur,
me ke duan e meritojne...

Atehere do gezoj
dhe une ti,
do te puth i lumtur
pa patur frike
se te merr njeri...

Puthma shpirtin
ketu larg ku eshte,
jepma tendin
mos me ler te pres...
do te jap ne kembim
Paqen !
dashurine, besnikerine,
derisa te vdes....

ARDI OMERI


https://www.youtube.com/watch?v=TUpOO6RkX1A
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi