Faruk Buzhala: La Aanslag
Faqja 1 e 1
Faruk Buzhala: La Aanslag
Faruk Buzhala: La Aanslag
Romani në fjalë i autorit Harry Mulisch ndahet në prolog dhe pesë ngjarje,secila me vitin e saj.Por,unë do ta ndaja kështu:prolog,foleja,pa telashe,më në fund në shtëpi,prit pak,dhe ngjarjen e fundit,të cilën do ta lija ashtu siç është:1981.Mund të pyesni se pse do të bëja kështu?
Në çoftë se lexuesi thellohet tepër në ngjarjen e romanit,me siguri do ta vërejë se shkrimtari në këtë rrëfim nuk e përshkruan vetëm një ndodhi,por krijon një lojë psikoenigmatike,që lexuesin e bën kurajoz në tërë zhvillimin e rrjedhave të romanit.Pse po e them këtë!
Po e them ngase shkrimtari e paraqet shkëlqyeshëm jetën e personazhit kryesor nëpër kohë,gjatë jetës së tij.Me këtë na e bën të ditur se pasojat e një tragjedie e përcjellin njeriun tërë jetën.
Ngjarjet përcjellen nga një ngjarje e ndodhur në fund të luftës së dytë botërore,një atentat që bëhet aty në rrugën afër katër shtëpive me emrat të cilët i ceka më lartë.Ky atentat i ndodhur aty,ndryshon rrjedhën jetësore të personazhit kryesor Antonit.Këtu nuk po hy në detaje,ngase më duhet pastaj të shkruaj më shumë se vetë autori i librit.Por…disa potezë që i luan autori si në një lojë shahu,e bën lexuesin që të kuptojë se jeta është lojë.Dhe një potez i luajtur e ndryshon tërë atë.Në kohën kur Antoni po luante ‘’burrec mos u zemëro’’me vëllaun e tij Peterin, u dëgjuan gjashtë të shtëna që e prishën qetësinë e rëndë që ishte e zakonshme gjatë gjithë luftës në Hollandë.Nga këtu, edhe interesimi i lexuesit zgjohet.Ngjarja sa vie e endet në kokë,duke e marrë formën siç e ka thurrur shkrimtari.Ky (pra shkrimtari) e di se si duhet paraqitur figurat dhe simbolet.E di edhe efektin e tyre,ngase ka njohuri mbi psikologjinë,mjekësinë,mitologjinë,zhurnalistikën,politikën,dhe artin në përgjithësi.Zari i mbetur në xhepin e Antonit kryen efektin e vet.Edhe njohja e tij në qelinë e burgut me kryrësen e atentatit nuk është e rastësishme.Antoni është vetëm 12 vjeç kur në sytë e tij paraqiten imazhe reale të një reprezalie,si denim për një vrasje të bërë afër shtëpisë së tij.Në këtë akt,vritet familja e tij dhe i kallet shtëpia.Kjo ngjarje,Antonin e rëndon tërë jetën,edhe pse ky duket se e ka harruar.Gjatë përshkrimit të mendimeve të tij(Antonit),shkrimtari e paraqet qartë gjendjen e tij psikike.Mendimet e tij shkojnë aq thellë sa dalin në anën tjetër të globit,ku e sheh veten me këmbët lartë e kokën poshtë! Ka edhe përshkrime tjera absurde të mendimeve të çrregullta dhe jonormale të njeriut të traumatizuar nga një tragjedi jetësore të përjetuar gjatë kohës së luftës.
Antoni takohet rastësisht me të gjithë dëshmitarët dhe autorët e ngjarjes.Çdo takim me ta i vie si një goditje e rëndë me të kaluarën e tij – të ndrydhur thellë në brendësi të unit të tij.
Shkrimtari e njeh edhe fenomenin e ajrit të elektrizuar të cilin e përshkruan në takimin e Antonit me Takesin,dhe e paraqet kështu:’’Në bodrum ra heshtja;por atmosfera e dhunës,që Takesi e kishte evokuar,mbeti në ajër si një jehonë e paperceptueshme’’.Në këtë rast mungon vetëm nocioni të cilin me siguri se autori e ka emëruar disi në mendjen e tij.Kulminacioni i tërë kësaj ngjarjeje arrihet(mendimi im) gjatë takimit të Antonit me ish fqinjen e tij Karinin.Kjo ndodh në ngjarjen e fundit të romanit.Dëshmia e saj për vrasjen , dhe rrjedhat e pasojave të pastajme e shokojnë Antonin.Ta them të drejtën se edhe unë u shokova pak kur kuptova se shkaktar i një ndryshimi të rrjedhave të ngjarjes ishin ca hardhuca.Këto hardhuca bënë që unë ti kthehem edhe dy tri here leximit të kësaj pjese të librit,ngase në fillim nuk e kuptova se në çka aludonte autori.është plotësisht e vërtetë kjo që e thotë ai.është plotësisht e vërtetë se për disa njerëz,në kohë të veçantë kafshët janë shumë të rëndësishme.Përkushtimi i madh ndaj tyre bën që këta njerëz të duken jonormalë në sytë e të afërmve të tyre.Ndoshta edhe janë jonormalë.
Më tutje…shkrimtari përshkruan rrjedhat e jetës pas luftës.Në sytë e personazhit jeta nuk ka kuptim,edhe pse ky përpiqet të inkuadrohet në rrjedhat e saj.Vlen të përmendet edhe takimi i tij me shokun e tij të klasës Faken,birin e viktimës së një atentati të bërë një nate të ftohtë dimri të vitit 1945.Shkrimtari permes bisedës që bëjnë këta dytë,paraqet ngjarjen e njejtë nga dy këndvështrime të kundërta.Pasojat e saj rëndojnë njejtë në të dytë - në forma të ndryshme.Vetë shkrimtari e thotë këtë në një citat të tij(të nënvizuar nga unë) ku thotë:Ishin të gjithë fajtorë e njëherazi të gjithë të pafajshëm?Ndoshta faji ishte i pafajshëm dhe pafajësia fajtore? Ç’të thuhet tjetër në këtë rast.Lufta kishte lënë vrragët e saj në çdo pjesëmarrës të saj – o të drejtpërdrejtë o të tërthortë.
Në ngjarjet e cekura,shkrimtari e përshkruan edhe atmosferën kohore me të gjitha rrjedhat e saj aktuale.Nuk harron ti fusë në këtë mes edhe hitet aktuale të asaj kohe që nga Frank Sinatra e deri te Bitëllsat.
Dhe e tërë ngjarja mbyllet me dhënjen fund të kuptimit të enigmës që e mbështjell atë.Siç duket Antoni më në fund rehabilitohet.Edhe këtu do e cekja një thënie të shkrimtarit që flet shumë:’’Ishte e pamundur të ndreqej ajo që kishte ndodhur.Jeta në univers kishte qenë një falimentim,një dështim i plotë,prandaj do kishte qenë më mire të mos kishte zënë fill.Vetëm pas vdekjes së tij dhe pas vdekjes së çdo kujtimi të atyre britmave të çjerra të atyre që janë në krahët e vdekjes,vetëm atëherë bota mund të pastrohej.’’
Po pra,loja këtu mbaron.Por kjo lojë ka shumë e shumë figura që e bëjnë lexuesin të mendohet gjatë e gjatë rreth asaj që ka dashur të thotë me të vërtetë shkrimtari.Titulli i librit është vetëm një hyrje në një ngjarje,prologu fillon me:’’shumë e shumë kohë më parë’’,në formë të një përralle,ngjarjet me vulën e viteve në to sikur tregojnë kahun e rrugës që duhet trasuar deri në ngjarjen e fundit që përfundon me një ulërimë.’’Po ç’rëndësi ka e gjithë kjo? Gjithçka harrohet,në fund të fundit.Britmat platiten,dallgët qetësohen,rrugët zbrazen dhe paqja kthehet të mbretërojë.’’
Ky pra është potezi i fundit i përfundimit të një loje jetësore të kryepersonazhit.Por…mund edhe të kem gabuar!
I dashuri dhe i nderuari zoti Harry,jam tejet i fascinuar nga kjo vepër që na e ke lënë,me tërë të metat e saj.Kjo është një dëshmi kohore për të cilën brezat e rinj duhet të dinë.Përvoja e juaj jetësore është frut i thënieve tuaja urtake,të cilat i japin rëndësi më të madhe punës suaj.Ju përgëzoj për punën tuaj.Këtë publikistikë timen(nëse mund ta çuaj publikistikë) do e përmbyllja me disa fjalë tuajat të nënvizuara nga unë:’’Dhe pastaj…dhe pastaj…dhe pastaj…Koha kalon.’’Eh,ia hodhëm edhe kësaj’’themi zakonisht – si dhe ‘’Po çfarë na fsheh e ardhmja?’’Në jetën e përditshme ne ia kthejmë kurrizin të shkuarës dhe shohim drejt së ardhmes.Pjesa më e madhe e njerëzve kështu bën.
Vazhdimin…besoj se e dini.
e premte 25 maj ’07 h 23:07.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi