Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen

Shko poshtë

Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen Empty Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 12, 2010 8:19 pm

Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen

Maxhun SMAJLI
Nga këndi im
Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen Diaspora_9
Vetmia mund të sfidohet vetëm me fuqinë e mendjes, ku forca e fjalëve e bënë njeriun të pranishëm në kuptimin hyjnor, derisa shkrimi përjetëson idetë që rrezikohen të shlyhen nga kujtesa. Pra, i gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese. Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen.



Gjendja shpirtërore nuk është thjeshtë çështje trashëgemie, por varet nga marrëdheniet shoqerore dhe nga ndjesia se jeta ka një qellim. Të ndjekur nga një rutinë stirike, ku ndryshimet na turbullojnë, shpesh ndihemi të merzitur, në ankth dhe nganjëherë deshprohemi. Mirëpo, vetmia mund të sfidohet vetëm me fuqinë e mendjes, ku forca e fjalëve e bënë njeriun të pranishëm në kuptimin hyjnor, derisa shkrimi përjetëson idetë që rrezikohen të shlyhen nga kujtesa. Pra, i gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese. Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen. Edhe në këto kohë tranzicioni, kur në mënyrë dramatike janë ulur llambat deri në pikën e errësirës së plotë, ëndrra dhe fantazia e imagjinatës dirigjojnë lapsin e aristit, harkun e muzicientit dhe penën e shkrimtarit.
“Si pjesë e shkëputur e atdheut, kemi nevojë për takime të tilla...”
Ditë më parë, në Koblenc të Gjermanisë, për të tretën herë u mbajtë Ora e madhe letrare tradicionale “Pavarësia e Kosovës”. Figura të njohura të mërgatës shqiptare në Gjermani, Francë e Zvicër, me një shprehje semantike - të kuptueshme, ngjallën emocione dhe fascionuan të pranishmit me stilet e tyre tërheqëse. Pas Himnit të Flamurit dhe Shtetit, si dhe mbajtjës një Minut heshtje për të gjithë të rënit për Pavarësinë e Kosovës, të pranishmit i përshendeti ztr. Hasan Qyqalla, kryetar i Këshillit organizativ, i cili mes tjerash tha: “Nuk mjafton vetëm të kujtojmë atë që festojmë ndër vite, por kështu të bashkuar duhet të ecim drejtë vlerave tona kombëtare, gjë që kemi potencial dhe hapsirë për t’u shprehur përmes fjalës dhe veprës së bukur artistike”. Ndërsa, ztr. Martin Çuni, kryetar i Lidhjës së shkrimtarëve, artistve dhe krijuesve shqiptarë për Gjermani, tha, se: “Kemi nevojë për takime të tilla. Ne, si pjesë e shkëputur e atdheut, më së miri do të prezantohemi përmes fjalës së shkruar dhe artit në përgjithësi dhe, afrisë mes njëri-tjetrit në veçanti”. Në fjalën e tij përshëndetëse ztr. Sebastian Nuiçi, kryetari i Lidhjes shqiptare për Gjermani, tha se: “Mergata shqiptare e ka mbajtur gjallë shpirtin kombëtar...”. Dashuria për atdheun është një ndjenjë e shendetshme e natyrale, e cila me pak përkujdesje kultivohet lehtë. Këtë më së miri e dëshmoi, përfaqësuesi i Kosovës Lindore, ztr. Arsim Halili, i cili kishte ardhur enkas në këtë takim letrarë. Ztr. Halili, në referencën e tij prezantoi emra të njohur të krijimtarisë shqiptare të ardhur nga rajoni i Kosovës Lindore. “..., edhe në këtë pjesë të trungut shqiptarë krijimtaria letrare po ep emra në letërsinë e sotme shqipe. Duke kërkuar hapsirë veprimi në krijimtarinë e tyre, janë larguar nga Kosova Lindore, të cilën gjithsesi e ndjejnë pjesë të vetën. Emrat e krijimtarisë letrare që sot me mburrje i përmendim para jush dhe opinionit të gjërë janë; Mehgjit Mehmeti, Januz Fetahaj, Bilall Maliqi, Adem Mehmeti, Qani Shabani, Demir Behluli, Qerim Arifi, Sahadet Presheva, poetesha e parë në ish-Jugosllavi, Nerimane Kamberi, botuesja më e re në botë“, e emra të tjerë të shumtë pasqyroi mes tjerash ztr. Arsim Halili.
Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi