Ismail Kadare:Të jetosh dhe të shkruash para syve të diktatorit
Faqja 1 e 1

Të jetosh dhe të shkruash para syve të diktatorit
Ismail Kadaré shkrimtar shqiptar i rangut botëror lexon sot në Cyrih
Sot më 24.02.09 lexon Kadare nga libri i tij në „Kaufleuten“ me ftesën e „Tagesanzeiger“ dhe Orell Füssli. Leximi në gjermanisht: Joachim Röhm. Bisedën në gjuhën frënge do ta bëjë Martin Ebel.
Posaçërisht për lexim rekomandohen: «Gjenerali i ushtrisë së vdekur», «Kronikë në gurë», «Pallati i lotëve», ( ndoshta duhet të jetë i ëndrrave) «Pasardhësi» (të gjitha romanet të përkthyer nga Joachim Röhm dhe të botuar në Ammann-Verlag).
Ismail Kadare është 72 vjeçar. Më shumë se gjysmën e jetës së vetë e kaloi nën diktaturë, e cila llogaritet ndër më të këqijat në historinë njerëzore: në stalinizmin shqiptar. Stalini i shqiptarëve quhej Enver Hoxha ( lexo Hodscha) dhe sundoi më shumë se mësuesi i tij sovjetik: nga viti 1945 deri në vitin 1985. Socializmi shqiptar dallohej nga mënyra e sundimit në krahasim me vendet tjera të bllokut lindor. Ai shquhej me një primitivizëm të madh, humbje realiteti në rritje dhe rrëshqitje të befasueshme në linjën politike. Vendi i vogël, edhe sot ka 3,1 milion banorë, i lejoi vetes t´i prishë mardhëniet me fqinjin e madh Jugosllavinë (1948), pastaj me superfuqinë Bashkimin Sovjetik(1961) dhe më në fund me Kinën (1978), aleatin e fundit.
Prishjet e mardhënieve u bën gjithmonë për shkaqe ideologjike ( ishin tunduar nga mëkati i „reformave“) dhe kishin pasoja katastrofale ekonomike. Në fund mbeti Shqipëria e vetmuar kundër krejt botës, një strehë vorfënore, ku kishat dhe xhamitë u rrënuan, por u ndërtuan 600,000 bunker kundër armiqve eventual.
Vetëm një gjë funksiononte më së miri: sundimi terrorizues nga brenda, i ndërtuar nga thashethënat, denoncimet dhe arbitrariteti. Çdo shqiptarë, nga bariu i vogël deri te zëvendësi i Hoxhës çdo ditë zgjoheshin duke e pasur të qartë se të njëjtën ditë mund edhe të akuzohej dhe gjykohej për një delikt të shpikur. Çdo dy vite përshkonin vendin valë të spastrimeve.
Për këtë frikë konstante dhe deformime që ndikonin në raportet në mes njerëzve flasin shumë romane të Kadaresë, pjesërisht të veshur me rrobe historike të transportuar në një mbretëri prallore osmane ( që kishte sunduar Shqipërinë katër shekuj), pjesërisht direkt dhe pa dorëza.
Nga viti 1963 që kur doli romani i tij i parë „ Gjenerali i ushtrisë së vdekur“ deri në vitin 1990, kur braktisi Shqipërinë, shkroi Kadare me censorin pas koke.
Sukseset e hershme jashtë vendit
Se Kadare pati një liri për rrethanat shqiptare, pa dyshim ka të bëjë me suksesin e tij të hershëm jashtë vendit. „Gjenerali i ushtrisë së vdekur“ u përkthye menjëherë dhe pastaj u bë filmi me Marçello Mastroianin dhe Mishel Pikoli. Enver Hoxha ishte një tiranë paranoid dhe një vrasës i paskrupullt, mirëpo ishte edhe vanitoz. Shkrimtarin që kishte sjellë Shqipërinë në radarin perëndimor, nuk dëshironte ta prekë.
Ndoshta një gurë të madh kishte lëshuar Kadare në dërrasën e diktatorit qysh nga romani „Dimri i madh“, ku trajton prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe ku Hoxha luan një rol të rëndësishëm si figurë historike. Aty pa diktatori një copë pavdekshmërie – së paku kështu deklaron Kadare dhe prandaj mbeti i pa prekur.
Se kjo situatë delikate nuk mund të mbahej pa kompromis, është e qartë: pikërisht për këtë e akuzojnë sot kritikët perëndimor dhe shqiptarë; nuk mund të përjashtohet mundësia se Kadare nuk do të marrë kurrë Çmimin Bobël, për të cilin tani e një kohë të gjatë përmendet, sepse Akademie Suedeze druan se shkrimtari mund të ketë ndonjë „ kufomë në bodrum“. Mirëpo deri tani nuk ka dalë asgjë në dritë që do ta ngarkonte me faj.
Nuk ka dyshim se Kadare ishte në parlamenin shqiptar që ishte parlament sa për sy e faqe. Mirëpo aty e kishin deleguar ata: të refuzosh ishte e pamundur, mendon ai. Në vitin 1975 humbi hirin, iu ndaluan botimet dhe u syrgjynos në fshat. Privilegjet që pati më parë dhe më vonë i përdori për t´i dhënë lexuesve shqiptarë diçka tjetër, e jo pionier të qeshur e ushtarë fytyrëngrysur.
Para së gjithash Kadare ishte i aftë ta reflektojë aktin delikat të ekuilibrit në mënyrë letrare.
Të martën më 24.02.09 lexon Kadare nga libri i tij në „Kaufleuten“ me ftesën e „Tagesanzeiger“ dhe Orell Füssli. Leximi në gjermanisht: Joachim Röhm. Bisedën në gjuhën frënge do ta bëjë Martin Ebel.

Vepra e tij është përkthyer në 40 gjuhë dhe në vitin 2005 fitoi çmimin «International Man Booker Prize», pas Çmimit Nobel njëri nga çmimet më të rëndëNga gjermanishtja: Naser Aliu

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të jetosh dhe të shkruash para syve të diktatorit
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
» Briliana Shaova: Do të dergjem para syve tuaj !
» Ismail Kadaré: “PARTIA IME”
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi