Adem Berisha: PREZANTIM: LULJA LA LULISHTEN
Faqja 1 e 1
Adem Berisha: PREZANTIM: LULJA LA LULISHTEN
Adem Berisha: PREZANTIM: LULJA LA LULISHTEN
Kopertina e librit tim të dyte i cili në tërësi i është kushtuar mbesës time të dashur DIELLZA BERISHA (29. 09. 1995 - 28. 06. 2006.) që doli nga shtypi më 12. 06. 2010. prej dy ciklesh: a) Kuptoje dhimbjen time dhe b) Zemërbardhët për Diellzen.
LULJA LA LULISHTEN
KONTRIBUT MODEST KRIJIMTARISË ELEGJIKE, JO EDHE AQ TË PASUR SHQIPTARE
Motra e vëllezër të dashur, miq të respektuar, dashamirë të fjalës së shkruar dhe gjithë lexuesit që në vazhdimësi përcollën dhe lexuan shkrimet e mia modeste nga përmbledhja ime poetike “Krenaria dhe pikëllimi”, kush nga libri e kush nga forume dhe faqe të ndryshme të internetit, duke qenë mirënjohës për komentet dhe vlerësimet tuaja, JU njoftoj se sot më datën 12 qershor 2010, doli nga shtypi libri im i dytë “LULJA LA LULISHTEN” botuar nga Shtëpia botuese- shtypshkronja “BERATI” në Prizren.
Trendi i shkrimeve të mia pas botimit të përmbledhjes “Krenaria dhe pikëllimi” me poezi natyrash dhe temash të ndryshme nga aspekti krijues-letrar, pësoi një goditje me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të mbesës time të dashur Diellza Berisha (29. 09. 1995 – 28. 06. 2006.) kështuqë kjo humbje e pa kompenzueshme për mua, familjen time dhe gjithë të dashurit e saj, ngulfati gjithë idetë e mia krijuese për të vazhduar me krijimtarinë time modeste. Në këtë situatë, ishte e pashmangshme shfaqja e dhimbjes dhe pikëllimit edhe përmes vargjeve poetike në formë vrushkujsh elegjikë kështuqë nxora këtë libër i cili në tërësi i kushtohet kësaj engjëllushe të dashur e cila pa fajin e saj nuk arriti të shijojë dhe gëzojë bukuritë dhe ëmbëlsitë që jeta mund të ofrojë.
Libri është i strukturuar dhe ndarë në dy cikle poetike: a) Kuptoje dhimbjen time dhe b) Zemërbardhët për Diellzen. Nga vet ky strukturim i librit nënkuptohet se mallin, dashurinë por edhe pikëllimin për këtë engjëllushë, përmes vargjeve të tyre e kanë shfaqur një numër i madh motrash e vëllezërish nga gjithë trevat shqiptare por edhe diaspora gjithandej globit duke u bërë njëherit edhe bashkautor të mi të respektuar.
Edhe me këtë rast dua qe të shpreh falënderimet e mia dhe mirënjohjen time të thellë për gjithë motrat e vëllezërit të cilët në cilëndo mënyrë më ngushëlluan, u solidarizuan me mua dhe përmes vargjeve të tyre shfaqen ndjenjat e tyre të dashurisë, dhimbjes dhe pikëllimit. Falënderoj edhe gjithë të tjerët të cilët sigurisht që do të donin por që nuk kanë pasur rastin apo mundësinë për shprehjen e ndjesive të tyre. Falënderoj me gjithë zemër zonjën e respektuar, shkrimtaren, publicisten dhe veprimtaren e shquar të çështjes kombëtare e gruan e vitit 2008, Këze (Kozeta) Zylo, tepelenase nga New Yorku si redaktore e librit e cila njëkohësisht është edhe autore e dy poezive të mrekullueshme kushtuar engjëllushes Diellza. Poashtu falënderoj edhe shkrimtaren e shquar zonjën Fatime Kulli për kontributin e saj të çmuar poshtu në redaktimin e librit si dhe shkrimtarin e shquar drenicas Halil Xani për angazhimin dhe lektorimin e librit. Falënderoj edhe shtëpinë botuese “Berati” nga Prizreni me pronar Begri Avdullahun për botimin dhe kontributin e konsiderueshëm në përcaktimin e çmimit me rastin e botimit. Falënderoj familjen time për mbështetjen e gjithanshme si dhe gjithë miqtë e dashamirët që në cilëndo mënyrë ndihmuan botimin e librit.
Për kënaqësinë dhe kurreshtjen tuaj motra e vëllezër të dashur, po vendos këtu poezinë e parë të këtij libri “Vajza dhe miku”.
VAJZA DHE MIKU
Një ditë Diellza e vogël
kur doli në qytet,
ndaloi në librarinë në kodër
të gjente mikun e vet.
Si vajzë e edukuar
librashitësin përshëndetë,
më gjej tha mikun tim të çmuar
të lutem sa mundesh më shpejtë.
Librashitësi nga një qoshe
shikon pak si me habi,
vajzë moj bukuroshe
çfarë miku këtu kërkon ti?!
Ty oj pëllumbeshë e bukur
xhaxhi nuk po të kupton,
më bëj pak më të qartë të lutem
që xhaxhi të ndihmon.
Po, vajza drejtoi shikimin,
përgjigjja është e lehtë:
mik më të madh se librin
askënd nuk kam në jetë.
Ma gjej pra të lutem
Kryeveprën, “Lahuta e Malësisë”,
askush si At Gjergji e Naimi
s’më flet për të mirat e Shqipërisë.
Për mua kjo qenka punë e lehtë
ndaj, xhaxhi nuk të le duarthatë,
t’i bësh ti mbi njëqind vjet,
në jetë të kesh shumë fat.
Kështu diellzusha e vogël
mikun shpejt e gjeti,
me ‘i lamtumirë të ëmbël
librashitësin përshëndeti.
Kater vite shkuan
Të rënda shumë,
Ti je e gjallë se Engjujt nuk vdesin
Këtë ia kam thënë Bacës Adem unë!
(A.G.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi